Forumi Horizont Gjithsej 162 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 162 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Çfarë Thonë Të Tjerët Për Islamin (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18580)


Postuar nga F_xhunior datë 01 Prill 2012 - 03:31:

Citim:
Po citoj ato që tha robert
Une nuk e besoj te kete nje njeri ne bote qe te mos doje te dij dicka per fjalen apo mendimin e Atij/Asaj Qenie, te cilen e quajme Zot, Perendi, Allah, etj. Nese vertet ka dicka te shprehur me gjuhen e njeriut nga Ai/Ajo Qenie, njeriu do ta mbante si dickan me te cmuar. Dhe kjo fjale do te ishte e qarte si drita per cilindo njeri ne bote. Mirpo Kurani, jo vetem eshte i veshtire per vete arabet per tu kuptuar, por nuk ka as edhe nje parashikim shkencor te se ardhmes. Persa i perket fazave te femijes ne miter te barkut te nenes, kjo ishte e njohur nga abortet e kryera dhe nga veshtrimi empirik i barkut qe rritej avash-avash. Pra, cka ne ate thenie habitore te Muhametit dicka te paditur asaj kohe? Qysh ne bashkimin e spermatozoidit me vezen, embrioni rritet kontinuirisht pa nderprerje. Kaq gje dihej qysh para Muhametit. Biles fjala e tij ("faza") vetem sa e ka komplikuar edhe me kete dije te kohes se atehershme!
C'gje shkencore ka mbi qiellin ne Kuran, pervec perseritjeve standarte biblike mbi shtate qiejt? Ku jane tregimet (apo qofte dhe aludimet) shkencore ne Kuran? Une jam i pari qe do ta pranoj se Zoti i Qiellit ka dhene nje liber me mbi 700 faqe, shumica e shprehjeve perseritje. Perse vete myslimanet nuk e lexojne kete liber te Zotit? Kaq pak terheqes qenka fjala e Zotit?



Po kaq kupton ti. Kur’ani, nuk eshte liber shkencor e te kete nevoje per ta vertetuar shkenca. Ai eshte liber adhurimi, me program dhe sistem jete - gjer ne mbarimin e kesaj bote. Mirepo, sikur te lodhje nje cike me shume trurin, do te kuptoje se si Teurati, Bibla ashtu dhe Kur'ani, jane shpallje nga ALlahu - sa i perket Teuratit dhe Bibles, theksoj, jo ato te rishkruarat se fundmi.

Ajo se cka ka Kur'ani, e di vete All-llahu, duke qene se Ai e di se do te vije nje kohe kur Kur'ani do te kuptohet shume me lehte, pasi te kene ardhur gjenerata tjera te cilat do te thone; "Mori fund koha e besimit. Tani jemi ne kohen e shkences.". Keta do ta vertetojne mrekulline e Kur'anit dhe do te flasin per te vertetat e gjithesise ashtu sic theksoi Kur'ani shume shekuj me pare.
Zbulimet e vertetuara i japin kurajo njerezimit, te thone se njeriu e vertetoi ate qe thoshte Kur'ani. Kur'ani pra eshte dhurues i perhershem, risite e tija s'kane te mbaruar. ALlahu ne Kur'an thote: "Ne do t’u bejme te mundur qe t'i shohin Shenjat Tona ne te gjitha horizontet si dhe ne veten e tyre, derisa t'u behet e qarte se Ai (Kur'ani) eshte i vertete.".

Sa here te lexohet Kur'ani, e ardhmja eshte e pa definuar nga gjenerata ne gjenerate, deri në Diten e Kijametit. Kjo te jep vizion te qarte, se shenjat e ALlahut, nuk kane te mbaruar, ato do te zbulohen nder gjenerata. Kur'ani eshte Fjala e ALlahut, permes tij adhurohet deri ne Diten e Kijametit. Nuk ndryshon dhe nuk zevendesohet.
Ne faqet e tij njerezit me pak te ditur mbledhin guaska dhe guralece si femijet ne brigjet e lumit, ndersa njerezit e ditur dhe shkenctaret, si zhytesit qe kerkojne margaritare, ne Kur'an gjejne urtesine, filozofine kulminante dhe rregullat e perkryera te menyres se jeteses.


  Gjithsej 162 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 162 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.