Forumi Horizont | Gjithsej 61 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit » Trego 61 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- S.K Tirana (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1942)
Duro tek Tirana... ?!
Mesfushori kuqezi, Klodian Duro, mund të konsiderohet tani e tutje futbollist i Tiranës. Elbasanasi prej kohësh stërvitet me ekipin e drejtuar nga Mema dhe, duke parë që nuk po gjen një ekip jashtë Shqipërisë, ka vendosur t'i rikthehet kampionatit shqiptar të futbollit. Sipas burimeve afër futbollistit të kombëtares, Klodi duket se ka rënë dakord me presidentin El Sajed për t'u bashkur me Tiranën në këtë fillim sezoni. Por Duro ende nuk ka nënshkruar ndonjë kontratë me njëshin e bardhebluve. Nga drejtuesit e Tiranës bëhet e ditur se Duro sot do të takojë presidentin e Tiranës, për të saktësuar detajet e kontratës dhe kohëzgjatjen e saj. Kështu, Klodian Duro duket se do të jetë përforcimi i fundit i Tiranës, në këtë Kampionat të 65-të të Futbollit, që ka nisur të shtunën, me një fitore të thellë të bardhebluve kundër Lushnjes.
Gjithsej 61 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit » Trego 61 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.