Forumi Horizont | Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 » Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- KS. Shkumbini (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2269)
Peqinasit marrin urimet e presidentit Xhani
Shkumbini, vlerësime edhe nga të kuqtë
Në përfundim të takimit Shkumbini-Partizani, zhvilluar pardje në fushën sportive të Peqinit, na bëri përshtypje një fakt, që pak e ndeshim në fushat tona, veçanërisht nga ekipet me emër, kur nuk arrijnë rezultatin e duhur. Partizani vërtet barazoi në Peqin dhe lëshoi kreun, por nuk kontestoi askënd. Drejtuesit e të kuqve u shprehën se ndaj Shkumbinit humbën 2 pikë të vlefshme, megjithatë nuk e dramatizuan situatën, sepse patën kurajo të vlerësonin edhe lojën e kundërshtarit, në rastin konkret të Shkumbinit. Vetë presidenti i Partizanit, Albert Xhani, i cili e ndoqi nga afër takimin Shkumbini-Partizani, në fund i përgëzoi të dy ekipet. Pavarësisht nga rezultati jo i kënaqshëm për ekipin e tij, Xhani nuk i kurseu fjalët e mira për ekipin e vet, duke u shprehur i kënaqur për atë që treguan futbollistët e kuq në fushën e lojës. Në fund, numri 1 i të kuqve nënvizoi edhe lojën mjaft korrekte të zhvilluara nga të dy ekipet. "Partizani zhvilloi një takim të madh," - do të shprehej presidenti Xhani në përfundim të takimit me Shkumbinin, edhe pse skuadra e tij nuk shkoi më shumë se barazimi, që i kushtoi largimin nga kryesimi në fund të fazës së parë. Megjithatë, ai i përgëzon futbollistët për shpirtin e garës që treguan gjatë gjithë 90-minutëshit. "Jam tepër i kënaqur për mënyrën sesi luajti ekipi im. E përgëzoj për shpirtin e garës, për kolektivitetin dhe agresivitetin që tregoi në fushën e lojës, paçka se nuk mori rezultatin e dëshiruar," - shtoi Xhani pas takimit, duke pranuar edhe lojën e mirë të Shkumbinit. Ndryshe nga disa drejtues të tjerë, Xhani, edhe pse i pakënaqur nga rezultati përfundimtar i takimit, diti ta vlerësonte realisht lojën e ekipit të vet, por edhe atë të kundërshtarit. Presidenti i Partizanit u largua nga Peqini duke thënë fjalët më të mira për Shkumbinin, të cilin e konsideron një ekip të rizgjuar, pas ardhjes në krye të tij të trajnerit Bici.
Gjithsej 17 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 » Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.