Forumi Horizont Gjithsej 191 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiv (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=360)
-- Tematika nr. 1 Lufta ne Irak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=247)


Postuar nga Fajtori datë 21 Janar 2003 - 02:39:

Edhe une besoj se Iraku mund te jete me mire pa Sadamin dhe me nje sistem demokratik. Por ne nuk kemi asnje te drejte te vendosim ate qe duam ne qeverite e huaja. Me duket mese llogjike. Vec kesaj ambjenti arab eshte shume sensibel ndaj ketyre nderhyrjeve amerikane, dhek jo nuk ben gje tjeter vecse rritjen e fondamentalizmit islamik anti-amerikan.

Edhe nje pyetje kam. Bota ka variacion, ashtu sic kane variacion mendimet tona. Shpesh ndertohen klane apo grupe shtetesh. Kjo ka ekzistuar gjithmone. Me cfare te drejte disa shtete lejohen te armatosen dhe disa te tjere jo ?

Ose le ta integroj pak me aktualitetin. Pse Iraku dhe vende te tjera nuk duhet te armatosen nderkohe qe USA po krijon kupolen e mbrojtjes satelitore nga raketat ? Ah, po, ky gjykim do ish normal nese llogjikojme me NE dhe ATA, por kjo nuk duhet te kete vend ne boten e globalizuar. Ndryshe nuk do ishte me e tille.


  Gjithsej 191 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.