Forumi Horizont | Gjithsej 38 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit » Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=122)
-- Renia e kultures gjuhesore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3778)
Nuk jam aspak dakort me Fajtorin ne goditjet qe i jep gjuhes shqipe.
Gjuha shqipe eshte nje nga gjuhet me interesante ne bote. Lehtesia qe ofron shqipja ne perkthime e rreshton ate ne gjuhet me te pasura dhe me te pershtatshme per perkthime sic eshte psh Gjermanishtja. Fan Noli rreshtohet ne perkthyesit me te mire ne bote, padyshim ne kete klasifikim qe i eshte bere pervec aftesise se tij profesionale ka ndikuar edhe pasuria e gjuhes shqipe.
Nuk di se ku bazohesh ti ne analizat e tua, mbi cekesine e shqipes dhe "vjedhjen" qe ajo i ka bere fjaleve te gjuheve te tjera. Analiza te ketij lloji nuk mund te behen me cekesi sepse jane argumente shume serioze. Per te kerkuar rrenjen e "vjedhjeve" te ketyre fjaleve duhet te shohesh prapambetjen e gjithanshme te kultures, ekonomise, artit e te gjitha fushave te tjera qe trasheguam nga regjimi totalitar 50-vjecar.
Diktatura ka krijuar deme te pallogaritshme ne kulturen shqiptare ka imponuar injorancen dhe ka krijuar "norme" me dialektizmat e udheheqesve. Askush nuk duhet te harroje qe ne administraten shqiptare ne gjithe keto vite flitej ne dialektin jugor ose me sakte ne zhargonin qe perdorte diktatori Hoxha. Fjale si "krietar", "Dolla", "Kllasa" etj etj ishin bere aq mbizoteruese saqe i perdorte ne menyre qesharake edhe Ramiz Alia i cili sic dihet ishte nga Shkodra. Pra aq imponues ishte ky zhargon saqe edhe Ramizi qe kishte per baze nje dialekt tjeter perdorte te foluren e Hoxhes ose te Mitit, Maqos, Selmanit, etj etj etj.
Kongresi i drejteshkrimit ishte nje tjeter krim ndaj gjuhes shqipe sepse eleminoi krejtesisht dialektin e veriut i cili ishte me i aferti me gjuhen shqipe te paster. Edhe sot e kesaj dite leksiku i dialektit verior eshte shume me i pasur sesa ai jugor. Perdorimi i "Paskajores": (me shku, me pa,) eshte pothuajse zhdukur nga e folura e perditshme, madje ata qe e perdorin koniderohen "maloke" nga ata qe jane te "civilizuar".
Profesoret e Gjuhes Shqipe jane pergjegjesit kryesore te ketyre anomalive por kjo nuk do te thote qe per faj te disa personave te pazote duhet hedhur balte mbi nje gjuhe mijeravjecare. Ate qe nuk e bejne dot profesoret e ben ne menyre te pavetedijshme vete populli, i cili, edhe pse perdor fjalen e huaj e modifikon ate duke i vendosur mbaresat e shqipes dhe duke e zgjedhuar ate ne baze te rregullave te shqipes.
Pra nuk eshte aq e rendesishme se cila fjale perdoret por se si perdoret kjo fjale ne fjali. Pergjegjesia qe bie mbi gazetaret dhe mbi politikanet eshte se ata duke dashur te kopjojne apo duke u shprehur perciptazi ndryshojne edhe renditjen e elementeve te fjalise duke goditur keshtu palcen e gjuhes shqipe e cila eshte struktura.
Kjo vjen edhe nga "padija" (injoranca) e atyre qe perdorin terma qesharake qe jane te pakuptueshme per popullin. Nuk jam aspak dakort me ty qe politikanet apo Gazetaret duhet te shprehen sic eshte me e lehte per ta. Profesioni qe ata kryejne ka si baze komunikimin me masat popullore dhe per pasoje kerkon qe ata te jene sa me te qarte dhe me te kuptueshem per te gjithe, si per mjekun dhe fizikanin ashtu edhe per pastruesin e rrugeve dhe per bujkun.
Nje tjeter pergjegjesi e politikaneve tane te papergjegjshem dhe e pseudo-profesoreve eshte edhe menyra qesharake e studimit te gjuhes shqipe ne shkollat tona. Ne studjojme gjuhen shqipe nga mosha 9-10 vjec deri ne moshen 13-14 vjec dhe gjuhet e tjera i studjojme ne nje moshe me te pjekur nga 15 vjec deri ne 25-26 vjec. Mora si shembull moshen mesatare te cikleve shkollore per te treguar se sa qesharake eshte pregatitja e nxenesve ne gjuhen amtare. Kjo pergjegjesi eshte kryekeput ne duart e lighjvenesve dhe te akademikeve te cilet duhet te bejne presione ne ndryshimin e ketij shkaterrimi qe po i behet gjuhes shqipe.
Po e perfundoj mendimin tim duke i keshilluar Fajtorit te lexoje Fishten Konicen, Nolin, Poradecin, Migjenin, Mitrush Kutelin e shume shkrimtar te tjere te cilet nuk duhen vleresuar vetem nga bukuria e vargjeve te tyre por edhe nga format letrare qe perdorin.
Madje do te shtoja se fjala "interlokutor" tingellon me mire e me kuptueshem po te perdorim "bashkebisedues" dhe se "Divergjenca" mund te perkthehet fare mire edhe si "mosperputhje"
Nje shembull:
divergjence-mosmarrevshje
Ky perkthim nuk ka kuptim fare pasi divergjenca vjen nga ndarja e rrugeve, divergjimi, largimi nga nje rrige e perbashket. Mosmarrveshja eshte nje keqkuptim qe presupozon se ne thelb te dy jane dakort.
"Mosperputhje" tregon gjithashtu qe nuk behet fjale per nje rruge te perbashket pra nuk ka pika prerjeje ndermjet nje drejteze e nje tjetre, cfaredo qe te shprehin keto drejteza, nje mendim, nje llogari, nje ide apo karakter, apo cfaredo qofte...
Gjithsej 38 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit » Trego 38 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.