Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 » Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Sporte të tjera (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=14)
-- Atletika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5488)
Kampionati amerikan i afrohet fundit
Melvin Lister, atleti i 3-hapëshit, ka dhuruar rezultatin më mbresëlënës të ditës së parafundit në kampionatin amerikan, që po zhvillohet në Sakramento dhe do të përcaktojë ekipin që do të konkurrojë në Lojërat Olimpike të Athinës. 26-vjeçari e përmirësoi me 70 centimetra rekordin e karrierës së tij, duke fluturuar plot 17.78 metra, rezultati më i mirë i kësaj disipline këtë vit. Listeri, që ka ruajtur përpjekjen e tij më të mirë për në fund, la pas Uolltër Devisin, me 17.63m dhe Kenta Bell, me 17.58m, për të siguruar një vend në olimpiadën e muajit të ardhshëm. Rezultati i dhënë prej tij ka qenë i 11-ti më i miri i të gjitha kohëve. Në 10-garësh, kampioni i botës, Tom Papas, pësoi një humbje shokuese ndaj Brajan Kleitit, i cili ka dhënë 3 rezultate më të mira të karrierës për të dalë në krye të renditjes në ditën e fundit të 10-garëshit. Klei fitoi 8.660 pikë, kundrej 8.517 të Papasit. Në garën e 400 metrave për femra, Monika Henagan dha rezultatin e saj më të mirë, për të fituar garën me kohën e 2-të më të shpejtë të vitit. Henagani dha kohën 49"56, për të lënë pas të renë Sania Riçards, me 49"89.
Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 » Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.