Forumi Horizont Gjithsej 132 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- C'mendim keni mbi abortin?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6666)


Postuar nga Ami- datë 03 Mars 2003 - 04:21:

Po perpiqem te hyj edhe une ne teme edhe pse kendveshtrimi im prej mashkulli nuk kryqezohet me tuajin.

Gabime te ketij lloji ndodhin, ceshtja eshte qe ky gabim te mos perhapet ne tere jeten.

Dikush nga ju thote qe quhet apo nuk quhet krim, une nuk do te shihja edhe aq manualet e juridikut sesa pervojen njerezore ne kete drejtim. Nje femije nuk duhet vetem te vije ne jete. eshte zotesia e nje cifti qe ta sjele ate ne jete ne momentin e duhur pasi kushtet per te rritur nje femije nuk duhet te kufizohen vetem tek mbijetesa. Qe ti krijosh nje ambjent te mire duhet te jesh e formuar nga na profesionale dhe kulturore perndryshe ai femije do te rritej ne nje ambjent shume modest dhe dashur pa dashur kjo do te ndikonte ne formimin e tij te ardhshem.

Kur themi qe nje adoleshente eshte ne moshe te papershtatshme per te bere nje femije kemi parasysh qe nuk e ka pjekurine dhe sigurine e duhur. Vete fakti qe ka mbetur shtazane pa dashur tregon qe ajo nuk ka eksperience dhe pjekurine e duhur per te mbrojtur veten ne rradhe te pare nga eksperienca te tilla. Zakonisht edhe ai qe shkon me adoleshenten ka pak a shume te njeten moshe ndaj nuk mund te pre3tendosh qe ai mund te marre mbi vete te tera pergjegjesite qe sjell nje zgjedhje e tille.

Personalisht jam pro abortit sepse nese nje gje e tille do te ishte e ligjeruar do u jepte mundesi ketyre nenave te reja qe te kishin me teper se sa nje zgjidhje perpara tyre. Kjo ceshtje eshte tejet personale ndaj me e duket e pakuptimte qe ligje te tilla duhet ti vendose Parlamenti apo organizata nderkombetare apo me keq akoma Feja.

Ne perfundim do te doja tu thoja ketyre nenave te reja qe i admiroj per guximin dhe perkushtimin por do u kerkoja qe te mos pagjykojne ato vajza qe veprojne ndryshe pasi keto ceshtje jane shume personale dhe gjeja per te cilen kane me pak nevoje eshte MORALI.

Kam njohur shume femra ne jete qe e kane praktikuar abortin dhe nuk kane asnje ndryshim nga femrat e tjera. Pra dua te them nuk jane femra pa shpirt por thjeshte femra qe nuk kane mundesi per ti mbajtur. Me vone keto vajza behen nena ne monetin e duhur dhe u japin femijeve te tyre po ate dashuri qe ju u jepni sot femijeve tuaj.


  Gjithsej 132 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.