Forumi Horizont Gjithsej 63 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Konfliktet botërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=160)
-- Irak. Tematika nr. 2 Diskutime mbi te ardhmen e Irakut (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=773)


Postuar nga Klodel datë 30 Mars 2003 - 13:04:

Lufta Iran-Irak: 1980-1988

SHPËRTHIMI I LUFTËS NË SHTATOR 1980
Pas Revolucionit Islamik të Iranit në vitin 1979, marrëdhënjet ndërmjet Iranit dhe Irakut u përkeqësuan. Iraku sulmoi, duke e filluar kështu një luftë që kushtoi shumë dhe zgjati tetë vjet.
Në shtator të vitit 1980, Iraku iu përgjigj një vargu të përleshjeve në kufi me Iranin duke kryer një pushtim tokësor në shkalle të plotë të krahinës kufitare iraniane të pasur me naftë, Khuzestan..

Nga fundi i muajit, Iraku kishte shfuqizuar marrëveshjen e vitit 1975 me Iranin dhe riktheu pjesën e kontrolluar nga Irani të kanalit Shatt al-Arab. Të dyja vendet filluan bombardime.
Revolucioni iranian kishte zëvendësuar Shahun Reza Pahlavi,që mbështetej nga perëndimi, me regjimin islamik radikal Shiit të ajatollah Ruhollah Khomeinit.
Ajatollahu u përpoq të eksportonte ideologjinë e tij në vendet e tjera të Lindjes së Mesme, përfshirë edhe në Irak, ku elita udhëheqëse Sunni kishte zhvilluar një betejë të kahmotshme për të përfshirë edhe shumicën rezistuese Shiite.
Një valë e mbështetjes për Ajatollah Homeinin përfshiu komunitetin Shiit të Irakut, duke trazuar opozitën, e cila shkoi aq larg deri në një përpjekje atentati ndaj zëvendëskryeministrit Tarik Aziz në prill të vitit 1980.
Kishte dallime pikëpamjesh rreth asaj nëse ishte një trazirë e brendshme e Shiitëve, dëshirë për të mbrojtur Lindjen e Mesme nga ideologjia radikale e Ajatollah Homeinit, apo thjeshtë një oportunizëm i etjes për pushtet, që e çoi Irakun drejt përpjekjes për ta pushtuar fqinjin e tij.

BOMBARDIMI IZRAELIT 7 QERSHOR 1981
Derisa luftimet ndërmjet Irakut dhe Iranit po ashpërsoheshin, Izraeli bombardoi reaktorin bërthamor që po ndërtohej në afërsi të Bagdadit.
Përkundër anti-zionizmit të regjimit islamik të Ajatollah Homeinit, Izraeli përkrahu Iranin në luftë.

Në vitet 70, Iraku kishte provuar ta bindte Francën që t'i shiste një reaktor bërthamor të ngjashëm me atë që përdorej në programet franceze të armatimit.
Franca kishte refuzuar, por ra dakord për shitjen dhe që të ndihmonte në ndërtimin e reaktorit kërkimor 40 megavatësh Osirak në qendrën bërthamore Tuwaitha afër Bagdadit.
Izraeli tha se Iraku po zhvillonte armë bërthamore.
Nga frika se Iraku mund eventualisht të sulmonte Izraelin, kryeministri i atëhershëm Menahem Begin, dërgoi disa aeroplanë F-16 që të bombardonin reaktorin Osirak, duke e shkatërruar atë brenda disa sekondash.
Ushtria izraelite tha se bombardimi "ktheu xhindin bërthamor të Bagdadit në shishen e tij".
Por bombardimi u dënua përgjithësisht në atë kohë, madje edhe nga aleati tradicional i Izraelit - SHBA e cila mbështeti rezolutën që kritikon Izraelin. .

LUFTA KIMIKE 1983 - 1988
Ekspertët e OKB-së konfirmuan më 1986 se Iraku kishte shkelur Konventën e Gjenevës duke përdorur armë kimike kundër Iranit
Dihet që Iraku ka përdorur agjentë kimik Iprit nga viti 1983 dhe gas nervor Tabun nga viti 1985, kur ballafaqohej me sulme nga "valë njerëzish" të trupave iraniane dhe vullnetarë besnikë, por jo me përgatitje të mirë. Tabuni shkakton vdekjen brenda disa minutash.
Kjo foshnje në Halabxha u lind me gishtërinjë të deformuar.

„S'ka dyshim që Irakianët kanë përdorur armë kimike"
Keith Graves BBC, korrik 1988

Më 1988 Iraku i ktheu armët e veta kimike drejt kurdëve irakian në veri të vendit.

Disa forca të guerilës kurde i qenë bashkuar ofensivës iraniane.
Më 16 mars 1988, Iraku hodhi bomba me iprit, sarin dhe tabun në qytetin kurd Halabxha.
Vlerësimet për numrin e civilëve të vrarë kapin shifrën 3,200-5,000, ndërsa shumë prej atyre që kanë mbijetuar vuajnë nga probleme afatgjata shëndetësore.
Armët kimike u përdorën edhe gjatë ofensivës së Irakut "Anfal" - fushatë shtatë mujore e "tokës së djegur" në të cilën vlerësohet se u vranë apo u zhdukën 50,000-100,000 fshatarë kurdë, ndërsa qindra fshatra u dogjën me themel.
U miratua një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që dënon përdorimin e armëve kimike nga Iraku, por në etapat përmbyllëse të luftës SHBA dhe qeveri të tjera perëndimore i ndërprenë mbështetjen ushtarake dhe politike Bagdadit.

MBËSHTETJA PERËNDIMORE 1980 - 1988
Marrëdhënjet e Perëndimit me Irakun u ngrohën gjatë gjithë luftës, duke kulmuar me ndërhyrje ushtarake në anën e Irakut.
Perëndimi frikësohej nga ngritja e islamizmit radikal të Ajatollah Homeinit dhe dëshironte të parandalonte një fitore të Iranit.

SHBA hoqi Irakun nga lista e saj e shteteve që mbështesnin terrorizmin më 1982.
Dy vjet më vonë ajo rivendosi lidhjet diplomatike të cilat ishin ndërprerë që nga lufta arabo-izraelite e vitit 1967.
Furnizuesi kryesor i Irakut me armë ishte aleati i tij i kahmotshëm BRSS.
Por disa shtete perëndimore, përfshirë Britaninë, Francën dhe SHBA-në, poashtu e furnizonin Irakun me armë dhe pajisje ushtarake, ndërsa SHBA bashkëpunonte me regjimin e Sadam Huseinit në fushën e zbulimit.

Por skandali Iran-Contra - publikimi i njoftimeve se SHBA i kishte shitur Iranit armë fshehtas me shpresën që të siguronte lirimin e pengjeve që mbaheshin në Liban - shkaktoi fërkime midis SHBA-së dhe Bagdadit.
Në etapat përmbyllëse të luftës, Irani dhe Iraku e kthyen fuqinë e tyre ushtarake drejt anijeve cisternë që tregtonin naftë në Gjirin Persik për të sabotuar përfitimet e njëri tjetrit nga eksportet.
SHBA, Britania dhe Franca dërguan luftanije në Gjirin Persik ku iu dhanë flamuj amerikan dhe mbështetje ushtarake disa anijeve cisterna të Kuvajtit, të cilat përballeshin me sulme iraniane.
Me përparimin e "luftës së anijeve cisterna," luftanijet amerikane poashtu shkatërruan një numër platformash iraniane të naftës dhe - aksidentalisht, sipas Uashingtonit - rrëzuan një avion iranian me 290 pasagjerë civilë.

ARMËPUSHIMI DHE BORXHI GUSHT 1988

Më 18 korrik 1988, i përballur me ofensivat e vazhdueshme irakiane me mbështetje gjithnjë e më të madhe të Perëndimit, Irani pranoi një propozim të OKB-së për armpushim
Një muaj më vonë, më 20 gusht, hyri në fuqi një armëpushim dhe u dërguan paqëruajtësit e OKB-së.

Nga fundi i luftës, kufijt e asnjërit shtet nuk ndryshuan në mënyrë të konsiderueshme, por të dyja vendet ndjenë koston shkatërrimtare njerëzore dhe ekonomike të luftës tetë vjeçare.

Sipas vlerësimeve, në konflikt humbën jetën 400,000 vetë dhe mendohet se janë plagosur 750,000 të tjerë. Trupa janë gjetur deri në vitin 2001.
Sipas disa vlerësimeve, kostoja ekonomike e luftës për secilën palë ishte më e lartë se 400 miliardë dollarë dëme dhe humbje të fitimeve nga nafta.
Përkundër kësaj, vetëm tri vjet më vonë më 1991, rreth një muaj pasi Sadam Huseini dha urdhër për pushtimin e Kuvajtit, Iraku ra dakord të respektonte marrëveshjen e tij të vitit 1975 me Iranin.

marre nga BBC


  Gjithsej 63 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.