Forumi Horizont Gjithsej 64 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Perse Greqia urren Sali Berishen? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8622)


Postuar nga Fajtori datë 16 Qershor 2005 - 20:42:

Kontinenti,
ne mesazhin tim theksova se marrdheniet mes dy shteteve ishin ne krize. Faji per kete eshte diku mes dy paleve dhe per mendimin tim Berisha ka nje pjese te mire autoresie.

Grupi i armatosur qe kaloi kufirin ishte formacion paraushtarak privat, pra grup ekstremistesh. Nuk njoh ndonje fakt qe qeveria greke e ka mbeshtetur. Perkundrazi di se pjesetaret e grupit u arrestuan.

Une nuk i njoh nga afer grupet paraushtarake por shikoj se edhe shqiptaret e Maqedonise krijuan nje grup te tille ne vitin 1993 me mbeshtetjen e Partise per Prosperitet qe perfaqsonte minorancen shqiptare. Madje akuzat ju drejtuan Tiranes si bashkepunetore ne krijimin e ketyre grupeve. Pala shqiptare ne Maqedoni e pranoi haptaz se kishte krijuar grup te tille, por u justifikua se lejen ja kishte dhene presidenti Gligorov per te filluar pregatitjet per nje konfrontim te mundshem Maqedoni--Serbi. Ky rast tregon se edhe shqiptaret kane kryer te njejtat veprime. Madje eshte verifikuar se shteti dhe politika kishte dore drejtperdrejt ne mesele. Dhe prape se prape gjerat vihen re vetem kur i ben greku.

Koncepti i vorioepirit ka lidhje me mbreterine e vjeter, kur Greqia as qe ekzistonte. Ajo qe ndodh eshte se greket identifikohen me mbreterine e Epirit dhe rikujtojne tokat qe ishin pjese e asaj mbreterie. Ne te vertete greket nuk flasin per vorioepirin per te pretenduar toka, por per aresye kulturale-historike. Kete e tregon fakti qe ambasadori grek ne periudhen e Berishes i kerkoi vendit te vet te mos perdorte me termin Vorioepir pasi "shqiptaret e perceptojne si pretendim territorial". Kjo do te thote qe termi vorioepir mund te jete keqkuptuar. Vete greket e kane te qarte qe nuk mund te marrin toka qe tashme i perkasin Shqiperise. Jetojme ne 2005.

Ambasadori grek nuk duhet te nderhyje ne punet e brendshme te Shqiperise. Une se kam lexuar kete lajm, por besoj se nje politikan i atij niveli nuk do binte ne tentacionin per te nderhyre deri ne kete pike.

Persa i perket luftes qe u afrua ne periudhen e Berishes mendoj se je me optimist sec duhet. Sado te mbrohet Shqiperia nga Turqia ose nga diplomatet e huaj, lufta me Greqine do e bente shesh lufte dhe arene genocidesh. Shqiptaret jane popull teper i vogel dhe i paorganizuar per ti bere balle nje lufte te vertete. Per kete them "fatmiresisht" nuk ndodhi. Per mua cdo jete shqiptari e kursyer nga nje lufte sado te shkurter eshte nje fitore me vete.

Se fundi, perderisa kthimet e 100 mije shqiptareve nga "fshesat" greke beheshin si kunderpergjigje e arrogances se Berishes per mua Berisha ka faj. Nuk mund te tregohet kapadaillek politik kur ke peng njerezit e tu matane kufirit. Ose ne qofte se behet si thua me lart ("ti ne kufirin tend, une tek imi") atehere Greqia le te ktheje 400 mije shqiptaret ne kufirin tone... Bota nuk eshte kaq e ndare, e dime mire qe te dy.

Tani te vij nje sekonde tek Greqia. Nuk duhet te keqkuptosh mendimin tim. E di shume mire qe greqia ka faje pa fund si nga ana politike ashtu dhe nga ana popullore. Ka me dhjetera raste qe kam degjuar per keqtrajtime ndaj shqiptareve dhe perdhosje te dinjitetit kombetar. Greqia ka fajin e vet sa nje mal, por ne ketu nuk mund ta gjykojme sepse ne fund te fundit nuk jemi sovrane greke. Ne jemi shqiptare dhe mundohemi te gjykojme palen shqiptare ne marrdhenie me greket. Pra duke marre si te pandryshueshme palen greke si eshte mire te sillemi ne qe te fitojme terren ne aspektin politik dhe kombetar. Kjo eshte aresyeja per te cilen rezultati i politikes se Berishes me duket negativ. Qe te jem i sinqerte me duhet te pranoj se politika e tij ka dhe aspekte pozitive, qe mund te permblidhen ne vendosmerine e perballimit te trysnise greke. Megjithate rezultati final me duket ne humbje dhe jo ne fitim.

Qe te mos keqkuptohemi dua te kujtoj se me keto nuk presupozoj se politika socialiste ka qene absolutisht pozitive, por se paku ekziston terreni per te ftuar ne valle politiken ne vend te ushtrise. Megjithate situata ballkanike aktuale eshte ndryshe nga koha e Berishes (tani eshte me qete), por kjo do hapte diskutime te tjera.


  Gjithsej 64 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.