Forumi Horizont | Gjithsej 277 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit » Trego 277 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Ç'mendim keni për martesën? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=900)
Per Amin
Pershendetje Ami,
E para une nuk thashe qe duhet te ngrihesh ne nje shtrat e te ngrysesh ne nje tjeter, nuk e kuptoj se nga e nxore kete ti po kushedi ke keqkuptuar ate qe po thoja une. Une po thoja qe marteses po i humbet shenjtesia, ne do ta quash te atille, mbi te cilen eshte bazuar dhe ky eshte nje fakt i pandryshueshem, shif perreth teje.
E dyta nuk e kuptoj se cila nga ato qe thashe une te beri te mendosh qe bashkejetimi jashtemartesor qenka fushe me lule ku nuk ka as plane e as investime.
E treta kush tha qe qellimi ne jete per njerezit qenka martesa eshte per ty dhe ate tjetrin po jo per te gjithe. Thjeshte pse e ka bere jot em, jot gjyshe e jot katragjyshe e kshu me ralle gjer ne fillim te rrenjeve te pemes nuk do te thote aspak qe eshte qellim jetesor. Ti thua qe martesa eshte berthama e nje familjeje po ne c'llogjike bazohesh ti kur nenkupton qe nje cift i pamartuar por te dashuruar dhe me kalama nuk do quhet asnjehere 'familje'??????
E katerta dhe e fundit lexoje dhe nje here ate qe thashe une sepse sic mund ta shohesh une as qe kam shprehur mendimin tim personal gjekundi nuk thashe qe 'po besoj ne martese ose jo nuk besoj ne martes' por kam thene qe marteses po i humbet shenjtesia ne te pelqefte ty apo jo.
p.s. do shtoja qe mendime te tilla e dashur ami nuk jane influencuar aspak nga ambjente te jashtme por mendime te tilla quhet ne gjuhen e filozofise 'mendime analitike'
mIcTreCja.
Gjithsej 277 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit » Trego 277 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.