Forumi Horizont Gjithsej 67 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 67 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Toleranca Fetare: Komente (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9193)


Postuar nga erzeni_be datë 24 Gusht 2005 - 00:09:

Ne fakt djema dhe vajza une çuditem paksa nga opinionet pesimiste qe keni dhe mundoheni ti justifikoni, e kam fjalen konkretisht per Keilen dhe Kaloresin.


Perkunder asaj qe mendoni ju, une mendoj teresisht ndryshe. Ne shqiptaret ndoshta vertete kemi nje karakter te veçante dhe shpeshere pak tolerant por per sa i perket marredhenieve nderfetare mendoj me plotbindje se jemi tolerante.

Edhe une e kam perjetuar (pjeserisht 97), Shijaku s'eshte shume larg Kavajes dhe s'kam degjuar per "luften" nderfetare te zhvilluar ne Kavaje dhe asgjekundi.
Ne 97 kam degjuar dhe perjetuar "luften" per nje thes miell sheqer ose oriz , apo betejen per te grabitur rrezervat e shtetit ne Portin e Durresit.

Ne shqiptaret jemi shembull i tolerances fetare , jo vetem midis shqiptareve ne trojet tona, por edhe kudo ne perendim...


Eshte e vertete qe pas renies se diktarures komuniste fluksi i predikuesve fetare vershoi ne tere vendin me te gjitha ngjyrimet pa perjashtim duke krijuar nje atmosfere disi te "tensionuar" ne syte e disave qe vuajne nga skepticizmi ose qe vlojne nga deshira e konflikteve fetare.
Me vendosjes e demokracise eshte krejtesisht normale qe keta te fundit te kene perfituar per te shtrire aktivitetin e tyre, sepse ne nje shoqeri demokratike eshte e pamundur vezhgimi i seicilit person ne imtesi , ndryshe s'do te quhej me demokraci....
Persona te tille ka patur nga muslimanet nga te krishteret nga bahaistet e ata te jehovait etj etj.

Vlen te permend ketu "doren e hekurt" te Komunitetit Musliman Shqiptar, fale Zotit drejtuar nga shqiptare qe kurre nuk kane ngurruar te marrin masat e duhura perkunder personave te tille duke mbyllur nje sere kolegjesh fetare te hapura ne Shqiperine Demokratike.

Nuk kam as kompencat as te drejten te gjykoj veprimtarine dhe qendrimn e Komuniteteve te tjera fetare ne Shqiperi por eshte i pamohueshem fakti qe drejtimi i Komunitetit Ortodoks Shqiptar t'i lihet nje jo-shqiptari aq me keq nje fqinji barbar e historikisht shovinist .
Asnje lloj arsyetimi nuk mund ta justifikoje kete.
Me falni o vellezer otodokse shqiptar , them fqinji barbar sepse historikisht i njohur, genocidi dhe shpronsimi brutal i çameve edhe sot e kesaj dite nuk njihet nga fqinji yne dhe çuditersiht kjo masaker e strukur nen petkun e heshtjes nuk e ka penguar aspak fqinjin tone te behet anetare i Bashkimit Europian.

Le te themi qe edhe kjo eshte tolerance e demokracise!!!


  Gjithsej 67 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 67 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.