Forumi Horizont Gjithsej 22 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kampionati Shqiptar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=168)
-- Sk Tirona 2005 - 2006 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9462)


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 16 Shtator 2005 - 19:48:

Post Stadiumi"Selman Stermasi" ne fund te Shtatorit me nje "look" te ri .

Pritet te shtohen brenda Shtatorit dhe 3000 vende te ulura duke e cuar ne total ne 5000 numrin e tyre.

Kane nisur punimet per permiresimin e infrastruktures se stadiumit "Selman Stermasi". Tirana do t'i luaje aty ndeshjet e ketij edicioni, por kapaciteti i momentit eshte afro 2.000 vende te ulura per tifozet. E pamjaftueshme per tifozet e nje ekipi qe synon titullin e radhes, keshtu qe donatoret kane dhene "ok"-in e nje fundi qe do te shtoje brenda muajit 3.000 vende te tjera te ulura. Nga dita e djeshme, perballe tribunes qendrore kane nisur punimet dhe ne fund te shtatorit gjithcka do te jete gati.

"Fusha eshte gati per te pritur ndeshjet e kampionatit. Tirana ka vendosur t'i luaje ne kete stadium te gjitha ndeshjet e ketij edicioni, meqenese na perket neve. Fusha ka perfunduar dhe eshte gati per te pritur ndeshjen e pare zyrtare. Por duke qene se momentalisht jane vetem 2.000 vende te ulura, kane nisur punimet qe kapaciteti te shtohet ne kohe. Ne fund te muajit tjeter, stadiumi do te kete 5.000 vende," - thekson shefi i klubit, Muca.
Shpenzimet e tribunes perballe jane mbuluar nga donatoret. Katershja investuese e kampioneve ne fuqi ka dhene parate qe skuadra e tyre te kete mundesi jo vetem te luaje ne nje fushe cilesore, por te kete ne shkallet e stadiumit perkrahjen e tere tifozeve te saj. Fillimisht, sipas shefit te klubit, Muca, do te shemben shkallet ekzistuese, te amortizuara prej kohesh, dhe aty do te ndertohen shkallet e reja, mbi te cilet do te vendosen me tej 3 mije stola te tjere.

"Me investimet qe po bejne donatoret, tifozet e Tiranes ne fund te muajit tjeter do te kene 5.000 vende te ulura ne kete stadium. Jane porositur ne Turqi edhe 3.000 stola te tjere, qe do te vijne pas pak ditesh. Puna ka nisur dhe ne jemi optimiste se gjithcka do te perfundoje ne kohe dhe me cilesi," - perfundon Muca per pamjen e re qe do te kete stadiumi i dyte i kryeqytetit. Tirana do t'i luaje te gjitha ndeshjet zyrtare te ketij edicioni ne "Selman Stermasi", qe per shkak te shtrimit me tapet te ri te fushes, per sezonin e kaluar i jane mbyllur dyert.


  Gjithsej 22 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 22 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.