Forumi Horizont | Gjithsej 31 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)
Citim:
Po citoj ato që tha darke
As you say it's a line... and a line is an infinite succession of points... so it never ends... it's infinite, eternal... there is no "enough"... never is enough...
Citim:
Po citoj ato që tha i_lire
You made me remember something about points... Good story!
ditar dite
Dite.... e pazakonshme per te shkruar ditar..... pse jo ... cila rregulle thote qe veprat qe lene mbrese duhet te behen naten ...asnjera. Edhe nese ka rregulle te tille dikush mund te thote se rregullat shkruhen nga njerzit dhe njerzit jane ata te cilet duhet ti thyejne....ato.
Drita deperton ne shpirtin tim dhe per çudi mundohet te zbuloje gjithqka, çdo fshehtesi timen, ato te cilat askush si ka pare deri me tani. E une... filloj te mbrohem se shume drite smund te duroj, kam pershtypjen se ngulfatem nese vazhdon keshtu ose jo ndoshta eshte frika qe me ben te rezistoj, se nese drita zbulon te gjitha te une athere s'do kete me mister dhe natyrisht Drita do kerkoj mister tjeter.
ah kjo frika !!!!!!!!
sa shume me mundon dhe ndalon, shpesh e pyes veten si do te ishte bota po te mos ekzistonte frika fare????!!!
Ashtu si nuk mund ta dime se si ngjajme pa u pare ne pasqyre , ashtu dhe nuk mund ta njohim vetveten pa vezhguar se si i krijojme marredheniet me te tjeret.
Kurre mos e kerko lumturine jashte vetes.
Jeta qe jetojme nuk ka te beje me ate qe na ndodh, por me ate qe ne besojme qe na ka ndodhur
Fokusohu ne gjerat positive ne jete, se ajo ne te cilen fokusohesh te shtohet.
E megjithatë më dukej aq i vetmuar ai yll, disi i veçuar nga të tjerët, pa një emër të veçantë, pa asgjë, përveç bukurisë së vet fërgëlluese.
Yjet nuk më njihnin e as që më përfillnin. Unë, ne, s'bënim pjesë në botën e tyre. Ne ishim po aq të largët për ta sa ata ishin për ne.
Ne dhe ata u përkisnim dy kostelacioneve të ndryshme, edhe pse i rrimë shoshoqit kundruall.
Yjet nuk kanë trupat, historitë e dhimbjet tona. Ne kujtuam se liria do të na zbukuronte e do të na jepte joshjen e fuqinë e tyre, por u gabuam. Ne jemi veç qënie të gënjyera, të zhgënjyera e të thyera. Ndaj ata nuk na njohin e nuk na zgjasin dorën.
Tani që jam këtu poshtë në terr, duke vështruar yllin që ëndërrova e që dëshirova ta vishja bukur si do të kisha veshur veten në ditë të mira, tani e kuptoj pse ai nuk joshet nga tunika që dëshiroja t'i dhuroja. Nuk i bën përshtypje, ngaqë veshje të tilla e lënë mospërfillës e krejt pa emocione. Yjet vishen krejt ndryshe nga ne, kurse kjo tunikë më ngjet mua. E kam qepur unë e, dashur pa dashur, i kam dhënë asaj diçka prej vetes, ndoshta vështrimin e lëngimin tim prej humbëseje. Yjet nuk vishen kështu. Ne më kot ëndërruam të bënim miqësi me ta.
Jo, Aurorë, yjet nuk vishen kështu.
Me tregonin se si dhimbja te rremben ne strofullen e saj te erret ,behet pjese e jotja ,helmon cdo qelize te trupit tend ,derisa arrin ne skutat me te thella te shpirtit...
Tani mesoj se si ``ajo qe tregohej`` mund ta jetosh ne Boten tende ,mund ta ndihesh nen lekure.Trishtimi merr format e helmit ,te kalon ne kapliare ,te pushton gjithe trupin ,mendjen dhe arrin te triumfoje mbi zemren...
Mekat te jesh i merzitur, te mbash ne duar , nje lule te venitur.
Nje terndafil i shkoqur ne duar si nje zemer e coptuar!!
Nje terndafil qe kemba e shkel. Nje terndafil qe kurr me s'do cel
Gjithmon ne zemer ka per te ngel
bukurija e trendafilit si perl
Aroma qe ngjalli fantazin
ngjyra e bukur qe solli lumturin
Asgje nga kjo bukuri ska mbetur !!
vec petale te thara
qe toka ka per ti tretur .
alias je ne forme dhe ti ........Turistit!!!!!!!!!!!!!!!!!
puthme dhe ri afer meje...
ti mbylli syt e une ta ndjej
perqafimin tend te ngrohet
puthme dhe ri afer meje
dhe zemra le te reh si heren e par
puthme me lutje se lulet e botes
te shperthen aromen e tyre
dhe ri kete nat me mu perqafome
si foshnje se vetem ti mund
ta shpetosh kete dashurii dhe
te me ruash kur do flejn engjujt...
ehhh... po te te kisha prane....
po te te kisha prane...
.....ah , te te kishaaa !.....
Me pelqen sallata qe krijohet nga natyraliteti i njerezve te sinqerte. Me pelqen ajo ecejakja ne nje continum wild-mild. Me pelqen te kuptoj se nuk jam i perkufizueshem. Me pelqen te ndjej epshin mes germave. Me pelqen kjo pasuri e re miqsh te pare e te papare qe fitoj si monedha te arta me kohen. Me pelqen te vervitem mes kopracllekut dhe bamiresise me kete thesar. Me pelqen te testoj kapacitetin e cdo miqesie ashtu sic matet gjeresia e nje kanali vadites.
Me pelqen ai anonimitet qe diku tjeter lexova se kishte nje vlere te ngjashme me timen.
##############
Ndonjehere jemi kaq larg dhe kaq afer. Ndonjehere tjeter jemi kaq afer dhe kaq larg. Sidoqofte ky shesh virtual i quajtur internet na jep mundesine te gjejme gjithe te tjeret e te gjejme emeruesin e perbashket. Ate emerues qe struktura sociale shqiptare nuk e ka sepse po ndahemi ne tiranas, qytetare, fshatare, katundare dhe maloke. Nuk e ka sepse televizionet nuk arrijne dot te kene efektin qe kane ne te gjithe boten: te homogjenizojne strukturen sociale. Nuk e kane sepse trute e shume njerezve jane me shume homogjene sec duhet; sepse mendojne se ekziston nje e vertete e pakundershtueshme; sepse politikanet duan te ndajne dhe festat (festa e veres, 28/9 Nentori etj); ...sepse ne jemi popull pa histori.
Teksa largohem nga ngjyra e feksur e homogjenizimit ndjej shijen e kavanozave per femije ne gryke. Ne fakt shpesh na trajtojne si femije dhe na servirin kavanozat e homogjenizuar dhe fatkeqesisht disa prej nesh mbeten femije te homogjenizuar nga trute, por jo shume fatmiresisht.
###############
Teksa khej nje gote uje me vjen ne mendje nje pyetje.
Cfare na terheq tek nje femer?
Shumica pergjigjen: feminiliteti !
Po cfare eshte feminiliteti?
Ketu secili do stepej sepse nuk do gjendej nje pergjigje e perbashket.
Faktoret qe perbejne feminilitetin jane me siguri shume por dy me duken interesante dhe te goditur:
I pari
Ekziston nje raport qe femra ka me trupin e saj. Kurimi dhe rregullimi i trupit ben qe psikja dhe fiziku i femres te gjenden perballe njeri tjetrit. Trupi per femren ka nje funksion te vecante, jo vetem biologjik por psikologjik. Eshte pikerisht ky raport qe terheq shume prej meshkujve. Deshira e mashkullit per te "perdorur" trupin e nje femre eshte nje shembellim i deshires per tu futur mes raportit qe femra ka me trupin e saj. Nese mashkulli do kishte nje vend ne boten psikologjike te femres ky do te lokalizohej ekzaktesisht mes saj dhe trupit qe ka.
Nje shembull ne favor te kesaj ideje gjendet tek femrat e leshuara qe nuk mbahen shume. Pislleku eshte nje detaj anti-feminil. E pra mund te kemi shume nivele pastertie te cifteve (mendoni barbonet qe jetojne neper trotuare) por femra tregohet gjithmone me e mbajtur dhe tregon me shume kujdes se burri per trupin e saj, dhe per pastertine gjithashtu. Deridiku roli femeror mund te jete pikerisht te fuse mashkullin ne raportin qe femra ka me trupin.
I dyti
Nje faktor tjeter qe ka rendesi per meshkujt eshte "surpriza" e nje femre kur nje mashkull e udheheq ne njohjen e trupit te saj. Nje femer qe e njeh teper mire trupin dhe kapacitetin e vet terheq me pak se nje femer qe trupin e vet nuk e ka njohur plotesisht.
Dicka e tille duket banalitet sikur te shtrengohej rrethi i imagjinates vetem tek akti seksual, por nuk eshte keshtu. Mundesite e nje raporti fizik kane te bejne me cdo prekje, puthje, ledhatim, fjale, seks dhe penetrim qe mund te ekzistoje. Kjo shton aq shume mundesite e ndjenjave qe nje femer mund te kete me trupin e saj saqe cdo raport individual nuk mund ti permbledhe te gjitha. Pervec kesaj cdo here qe behet dashuri eshte si dicka e re, e paparashikueshme a priori. Ja pse nje femer teper e sigurte per ate qe do kaloje me nje mashkull dobeson deshiren e mashkulit per te "nderhyre" ne raportin e kesaj femre me trupin qe ka.
Ja pse meshkujt pelqejne shpesh vajza te reja te padala shume, keshtu qe perfundojne ne spiralen e mitit te virgjerise. Meshkujt terhiqen nga femra e virgjer !!! (pavaresisht se shume prej tyre nuk marrin mundimin te shperdorojne vetveten me problemet qe sjell naiviteti i nje vajze te tille)
#################
Nejse, eshte vetem nje faqe ditari, pa deshire dhe mundesi per replikim. Jane mendime te miat ashtu sic mund ti vijne asaj skenaristes se filmit "Sex and the city". Me pelqen ai film. Me ve perpara disa pyetje qe si mendoj zakonisht. Natyrisht qe gjithe kjo me heq homogjenizimin nga truri im qe kujton se disa gjera i di...
E natyrisht qe gjithe kjo sherben qe struktura sociale te homogjenizohet ne kanale te perbashketa. Jo si ne Shqiperi ku trute e dala nga frigoriferi i veriut vrasin emocionet e vajzes me ndonje thike apo sopate.
mister fajtori :)
monologist njoni
teper monologist, teper homogjenist me dukesh (aspak kritike kjo e :-P )
metaforat me te bukura te tuat jane te lidhura me seksin apo koncepte te lidhura me kte te fundit. .....cipicchia pero !!!!!!!!!
pershendetje
Gjithsej 31 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.