Forumi Horizont | Gjithsej 43 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit » Trego 430 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- ç'eshte dashuria?!! Ja si e konceptoj une! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=178)
per ato te perveluarin e shekullit mendatorin
Hey lexova ate mesazhin tend qe kishe shkruar per ate psikollogun amerikane dhe te them te drejten ai nuk eshte gabim.Tani ka njerez si puna jote dhe disa te tjere qe njoh une qe thone dashuria eshte gjithcka dhe di gje une gjera te cmenderua si keto.Por nqf ti dashuron me te vertet kur zihesh me te dashurin/en ose te fejuaren/in do qe ta lendosh ate person dhe e ben ne shum menyra dhe nje nga ato eshte ta tradhetosh.Nuk esthe menyre e bukur dhe e mire por ne momente kur je e plagosur shum gjera mund te behen,dhe kjo nuk eshte vetem tipike per amerikanet por per c'do njeri.Ndjenja Shoku im i dashur nuk ndahem ne shtete si jane te ndare njerezit tani,ose me gjuhe ajo eshte ndjenje njerezore qe e ka cdo njeri brenda vet vetes.Dhe e ke shum gabim kur thua qe dashuria shqipetare eshte me e bukura,sepse ti e shikon nga ana e nje djali,por po ta shikoje nga ana e nje vajze nuk do flisje ne ate menyre.pse do te thuash ti,sepse djali ne dashurine shqipetare eshte ai qe ka timonin dhe femra eshte vetem pasagjer i kesaj dashurie.kur ti djali i dashur do kriosh famije kush do te kete 51% te votave dhe kush 49%?Me siguri djali qe keshtu te gjitha vendimet do ti marri djali dhe jo gruaja.Kurse ne nje dashuri te huaj jo shqipetare gjerat jane reciproke jane te ndara 50%-50%,dhe vajza ka dinjitetin e saj mendimet e saja,zgjedh rrugen e saj.Nje pyetje per ty kisha,sikur te ishte vajza te te zoteronte ne shtepine tende,dhe te ishte ajo e cila i merte te gjitha vendimet,e cila te thoshte ty qe jo nuk do veshesh keto pantallona se te tregojne placken shum te madhe dhe te shikojne femra e tjera (lol) dhe gjera te tilla si do te ndiheshe ti?Me thuaj do te ishte akoma dashuria shqipetare ajo me e bukura jo me magjikja?
Qe keshtu djali i dashur,mos thuaj qe dashuria shqipetarja eshte me e mira se gabohesh,sepse analizen nuk e ben nga te dua anet por vetem nga ana jote dhe kjo gje te con ne gabim.Dashuria eshte ndenje universale qe nuk shikon race,gjuhe apo pamje fizike.Jo te gjithe e provojne dashurine dhe kush e ka provuar eshte shum me fat dhe ju keshilloj te mos e lini te iki se nuk vjen prape.mos i lini ndenjat e tuaja te shkaterrohen thjesht nga nje mentalitet shqipetar te gabuar,nje mentalitet i prapambetur .Mos ma merni per keq jam shqipetare vet and I LOVE ALBANIANS por nuk aprovoj mentalitetin,Jetoni dashurine pa kufi pa tabura,pa ndrojte deri ne funde.
RRofte dashuria e vertete.
ups sorry
ai mesazhi eshte per mendimtarin
lupica
Ne mesazhin qe ti kishe shkruar, kishe shume te drejte per cdo gje po aman mendimtari e keshillon e imagjin dashurine si ne boten e tij si djale qe eshte per mendimin tim e ka shume mire idene e te dashuruarit. Ti aman ke te drejten tende qe te thuash ashtu se fundja fundja ne realitet ashtu eshte . Gjera reciproke jane e keto . Po dashuria nuk eshte e njejte si per djemte edhe per vajzat . Te dy kini mendime shume te mira tani per mendimtarin them se ka edhe me shume te drejte se si psikolog qe eshte edhe si per moshen e tij qe ka (te lutem mos me keqkupto)i pershruan cdo gje me te menduar njehere pastaj me te provuar se domosdo experienca ka te beje kur i thone. po he virani dashuri eshte ajo te tere e dine se ceshte po shume nuk dine se si ta vleresojne e ca e teprojne .
keto gjera jeta i ka kujt ti vije mire kujt te mos i vije apo jo??
me pelqejne shume keto tema se kam shkrojtur e une nje leter nuk e di ne e keni lexuar a jo
tema eshte Dashuria ne largesi
jepni mendimin tuaj ju lutem
thnx
bye
luv ya all
Thellesim i ideve te mia mbi dashurine! Per Lupicen!!
Ok Lupica!
Une kam 12 vjet qe jetoj jashte shtetit!!! Dhe si per te ndihmuar idene, kam qene ne Shqiperi, per here te pare vitin qe shkoi, pra, dua te them qe une u rrita ne Itali, Bolonje, dhe mentaliteti im pak fare ka te beje me mentalitetin shqipetar! Pse thua ti? Po ja, isha 19 vjeç kur ika nga Shqiperia, tani jam 31 vjeç, pa pasur asnje kontakt me Shqiperine apo shqipetaret(pasi shqipetaret, te pakten ne itali, jane personifikuar me te drejte si figura e te pandershmit, atij qe merret me prostitucion, vjedhje, droge etj, e ky mendim ka vetem 4 vite qe eshte thyer, pasi tashme ketu policia i ka mbyllur per te pakten 15 vite, neper qeli tere kokat e delinkuences)! Pra, une edukaten time te pare e mora nga im ate dhe ime nene, te dy profesore, me kulture te madhe, dhe e tera kjo ne Shqiperi! Te hapje syte, poshte e perpjete, 99% perqind e familjeve, ishin familje me raporte te mira, ku nene dhe baba lidhen, martohen, bejne familje e vdesin sebashku!!! Pra, si pa pritur, ndodhem ne nje bote, te lire, te madhe, ku mundesite jane te pafundme, ku arrita te hapja edhe restorantin tim,ta shisja, te mesoja nje profesion(picajol, por edhe shume profesione te tjera) qe arrijne te me japin 3000 euro(=3500$)ne muaj!!! Pra, siç jam une, shume mire mund te jete edhe nje femer, ka te njejtat mundesira! Keto mundesira ne Shqiperi, dikur ishin te pamundura, e tani, kush jeton ne bollek e modernizem, siç i thone jevgjit:lyejne prapanicen me gjalp...! Por, e dashur mike, a mendon vetem pak, ti, nje femer moderne, qe punon, ke rroge, vishesh si te duash, mbase edhe ekstravagant(dmth paraqet pjese intime te trupit tend qellimisht per te terhequr vemendjen e te tjereve), ke edhe shtepine tende, ke ç'te duash!!! I ke, e di, ama edhe 90% e shqipetareve, ketu perfshire edhe femrat, nuk lene pune pa bere, qe si e si te sigurojne garancine e te jetuarit te lire!!! Ok, te jetosh i lire, per mua, sidomos per nje mentalitet qe kam une, eshte nje akt me shume rendesi!!! Ama, une nuk arrij t'i jap paqe mendjes dhe zemres time, kur mendoj qe une, mashkulli me 5 gjuhe te huaja, profesionist me te ekonomi shume te shendoshe, njeri modern qe edhe minifundi, apo zbukurimi i femres ne sallonin e bukurise nuk me jep asnje merzi, perse duhet te jetoj perjete i lire, ose me shqip e troç, te jetoj sa me teper aventura?!!! çfare duhet t'i tgoje e mesoj femijeve te mije mbi mua e jeten time? Qe babai(apo mamaja) e nxorri vete me forcat e veta buken, ama nuk lashe muaj viti pa kapur nje femer(apo femra nje mashkull) e bere aventure?!!! Si mund ta quaje kete civilizim? Ky thjeshte degjenerim! Ok, mund ta kuptoj qe une kam bere aventura e historira kur isha shume pak i pjekur, 20 vjeçar, i pa mbuluar nga kujdesi i prinderve, dhe prere e lehte e jetes se aventurave rinore!!! Ama, vjen nje moshe(qe mire e thua ti, ne femra e meshkuj gjerat ndryshojne: femra 20 vjeçare ka mendjen dhe dinakerine e nje mashkulli 26-30 vjeçar) qe njeriu kerkon nje stabilitet, kerkon ate dashuri, qe jeta ia mesoi sikur te ishte vera e pranveres, qe vjen ne prill, e iken ne maj, por qe jeta eshte komplet nje proces i ndryshem: perse une duhet te vuaj, ta pranoj ate lloj jete qe ne nje muaj, 10 dite jam i/e mbuluar me dike tjeter, "dashuri" e kujdes, e 20 dite te tjera e ndien veten me keq se nje qen!!!! Andaj, edhe me mantalitetin modern qe kam, llogjika dhe kujtesa me shkon ne Shqiperi, ku prinderit tane, fisi, komshite e shumica, heshin me nje ceremoni aq te bukur, pastaj martoheshin me nje feste aq te rradhe, ku shamia digjet nen tingujt e valles shqipetare, e ku çifti i ri krijon edhe familjen, femijet, shtepine e tyre, jeten e tyre, bashke, pa mendjen a shtyerjen e ndonje tjetri(edhe pse ishin lidhje me shkuesi) dhe ato lloj familjesh i kane rrezistuar kohes me aq sukses e qetesi, sa sot eshte e pamundur te imagjinosh nje familje te tille ne jeten evropiane apo amerikane etj!Andaj, dhe une mendoj e perseri debatoj, qe dashurine qe kam ne mendje, si nje skulpture te kristalte, qe me perket vetem mua, une ia ngjes dhe ia fal femres qe ajo skulpture i ngjet, dhe ajo perper mua eshte personifikim i jetes, halleve, punes 12 oreshe ne dite, mundi dhe PERSEJA e tere ketyre sakrificave per te perparuar e mireqenur! Ne familje e dashurine per time shoqe une personifikoj tere jeten time, te mirat e te keqijat qe kam, sepse ajo familje se bashku me te mirat e te keqijat e veta qe ka, do me çoje ne pleqerine e qete, me nusen perkrahe, me femijet e rritur e te arritur e edukuar mire, me niperit plot dashuri e miresjelle e mirenjohje, dhe kjo eshte jeta! Te flasesh me gjuhen qe flet ti Lupica, me jep te kuptoj qe je nje femer qe ne jete ke ngrene shume te dredhura e te futura, e qe ia ke humbur fare besimin, por qe mendon qe lumturia qendron veten ne ty, e jo perreth asaj qe te rrethon!!!! Por, mendime te tilla ndryshojne vetem nen peshen e madhe dhe te rende te fakteve te jetes, e cila ne fund te fundit, te çon te realizimin e nje familjeje! Por realizimin e dashurise dhe te familjes, me mire le ta bej sa jam i ri, ne forme dhe me bukuri fizike, sepse asgje e keqe nuk te ndodhe t'i lesh aventurat, e seksin e çdo gje qe ben me dashnoret(apo dashnore) t'i besh me tet shoqe(apo tet shoq)! Ne fund te fundit, une keshtu e mendoj, dhe ke te drejte te mos zhytesh fare ne oqeanin e mendjes sime, qe pa me kuptuuar mire, mund edhe te me quaje i shkalluar, por, keto qe une po te them sot, jeta do t'i bej te detyrueshme kur te jeshe 40-45 vjeçe, ama nese ndodh ashtu, te rrofte fallsiteti me te cilin nderton nje dashuri e familje ne moshe te vonuar!
menditori
Holy Shit man shkruaj me pak nuk kam durim te lezoj gjithe ate roman.heres tjeter me pak fjale dhe direkte tek pika qe do te thuash.
qortim!!!
ti goce, e merr jeten me ngut, jam i sigurte qe plot merzita, strese e mos realizime, pasi je karakter i rende dhe i padurueshem! I njoh femrat me karakterin tend, e ju beni shume rruge me kembe! Paç fat ne jete!
hey une jam si shpirt ore
hey mendimtari te shkruajta nje leter te madhe ishte fantastike besoj se do ta kishe gjetur shum interesant dhe shum stimuluese por nuk mund ta dergoja dot,dhe ta shkruaj perseri eshte vetem humbje kohe.nejse degjo ne ate leter te thoja qe ti nuk me njeh mua qe keshtu mos ja fut kot duke thene qe jam e padurueshme dhe qe jam e rende dhe pa realizime dhe budalliqe te tilla.kam pasur shum realizime te tilla dhe perjetoj ne kete moment nje dashuri fantastike e pershkruar si ti,dhe kam patur shum realizime te tjera ne jete.Nuk jam e padurueshme.Cte ben te mendosh qe jam e tille apo vetem se nuk jam me te njejtim mendim qe je ti?Zoti Mendimtar duhet te jeni pak me i hapur me mendimet e te tjereve,dhe jo cdo gje qe thua ti eshte e vertete ose realitet.ne fakt ti flet per dicka qe duhet te ishte jo per dicka qe eshte ne kete bote.ose ne kohen e familjeve tona.jeton shum ne ajer per mendimin tim kur flet per dashurine.ka shum gjera qe thua shum te verteta po shum nga ato jane endra qe te gjith neve do te donim ti jetonim por qe ne realitet nuk ekzistojne sepse sic e shikon ti njerezit kane mendime te tjera,dhe idera te tjera.Dhe sjellja tipike i nje shqipetari, po ta marrim ty si shembull ,eshte te japi mendime te gabuara mbi nje njeri tjeter pa e njofur mire akoma.
Nejse besoj se eshte ajo edukata qe ke marre ne bologna.
ciao
mendimtarit
Mendimtari te ftoj te na thuash mendimin tende tek tema jeto te socmen apo jeto edhe per neser,dhe ta analizosh kete teme nga ana e nje psikollogu me dipllome.
It's always me Lupica the one you can't handle
Per Lupicen
Se pari ke nje nikqe me ben te qesh, por pa te keq!
Dashuria ne distance, eshte nje qeshtje qe duhet trajtuar me kujdes dhe qetesi! I kam mire te qarta idete se si ta trajtojme kete teme shume te rendesishme, ama tani po iki ne pune, e pas 4 oresh, do ju shkruaj!
Mos harroni te degjoni radion time(kam nje radio tv on-line ne internet)
Radio Tirana Dance Network: http://www.germuesi.com/radio.WMA
Tele Arberia Network:
http://www.germuesi.com/mxmedia/film.wmv
C'eshte dashuria?
Nje fjale e vjeter sa vete ndergjegja ,e perjetuar ne forma nga me te ndryshmet nga te gjithe vizitoret e ketij planeti,por qe eshte unike ne nje gje,eshte materiale ne trajte energjie qe nuk lind nga hici por qe ka vetine te transformohet ne forma te tjera,si urrejtja dhe xhelozia etj.....
Dashuria eshte ndjenja e njeriut ne shkallen me te larte te egzistences se saj.
Dashuria eshte pershkruar bukur nga te gjithe njerezit e letrave,
por per mua ajo tingellon bukur ne vargjet e Pushkinit:
Sa te kam dashur.
..............................
..............................
..............................
Pushkin
Nje himnizim te vertete te dashurise e gjejme dhe ne liriken franceze,ajo qe me ka lene mbrese eshte poemthi :
Kujtim. Shkruar nga Alfred de Muse
Po citoj vetem vargjet e fundit :
Po ty moj dashuri s'te ndalka gje ne bote
Ylber qe na lbyr syte ,diell qe na praron
Kur te mallkon i riu ,plaku te adhuron.
Perkthimi me duket eshte i Lasgushit.
Kaq per sot ,me kenaqesi do te gjeja kohe te shkruaj prape.
Gjithsej 43 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit » Trego 430 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.