Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 »
Trego 122 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Nga Pavarësia deri në ditët e sotme. (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=396)
-- Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=209)


Postuar nga iliriusa datë 19 Nëntor 2005 - 07:02:

Sykaltra pershendetje,
une nuk thashe per te gjetur kuptimin e fjaleve shqip duhet nje fjalor shqip-shqip. Por per ta pare se sa e pasur eshte gjuha shqipe te duhet nje fjalor i tille, sepse ne jeten e perditshme nuk i perdorim te gjitha edhe shume ose harrohen ose nuk dihen fare.
Prandaj na duhet nje fjalor i tille per tu rikujtuar se sa e pasur eshte gjuha jone.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 19 Nëntor 2005 - 07:16:

Serish hello Ilirusa!

Pikerisht,-kur nje fjale nuk i di kuptimin do hapesh fjalorin qe t`i gjesh
1 deri ne 4 ose 5 kuptime(varet se cili kuptim fjale i shkon per shtat fjalise se ndertuar!)

Gjuha shqipe eshte vertet nje gjuhe e pasur(permban 36 shkronja), -por nuk do te thote qe ne gjuhen shqipe po humbet kuptimi i fjales ose vete fjala,apo po behen shpikje te reja germash per te pasuruar fjalorin shqip:p
por po shtremberohen ato fjale-duke i huazuar me fjale te gjuheve te huaja.
Psh:-Gjuha e avoketerve Shqiptare, -Per te rene ne sy gjasme se dine nje gjuhe te huaj-eshte per te te cuar te vjellat me fjalorin e huaj qe perdorin.
Si thua nuk ka kushtetute shqipe?!Nuk tingellon bukur ligji ne shqip??!!
Apo gjuha e Gazetarit?!-Nuk te vjen te thellosh mendimet ose dhe te hapesh fjalorin t`i gjesh kuptimin nje fjale ne gjuhe te huaj(gjasme te shqipetarizuar)???!!!
E gjitha kjo ndodh per Egon ne te folur dhe ne te shprehur me shkrime.
Gjasme,-dine nje fjale ne gjuhe te huaj dhe direkt e hedhin ne publik!

Existojne shume libra ne gjuhen shqipe ku jepen te gjitha shpjegimet
e fjaleve te huazura.

Lexim te mbare!


Postuar nga iliriusa datë 19 Nëntor 2005 - 07:27:

Sykaltra po mbeshtesim te njejtin argument me duket mua.
Keni shume te drejte gjuha shqipe po shtremberohet por kjo gje ndodh me te gjithe ne, jo vetem me avokatet apo gazetaret, politikanet e personalitet e njohura. Te gjithe ne perdorim fjale te huaja ne gjuhen e perditshme kur shume mire mund te perdornim ato shqipe.
Perseri i qendroj asaj qe thashe me pare kemi nevoj per fjalor shqip-shqip, mbaj mend kur kam qene ne tete vjecare solli nje te tille mesuesja e Gjuhes letrare ne klase edhe u habitem se sa e pasur eshte gjuha shqipe. Tek ky fjalor tregonte fjalet shqipe perkatese per ato fjale te huazuara nga turqishtja, dhe kishte vertet nje shumellojshmeri te gjere fjalesh.


Postuar nga i/e paregjistruar datë 19 Nëntor 2005 - 07:54:

iliriusa, besoj se ne qe jetojme jashte kemi nje fare arsyetimi per te perdorur fjale te huaja sepse po bejme vite e vite ketej dhe domosdo qe fjalori i shqipes po na varferohet. Une shpesh ne fusha te caktuara (se kam fjalen per muhabet te perditshem) nuk i di fjalet konkrete per te shprehur nje koncept (sidomos nese koncepti eshte dicka qe e kam mesuar ketu).
Ne Shqiperi dhe me gazetaret, politikanet etc puna eshte ndryshe, sepse ato jetojne ne nje ambjent ku shqipja mbizoteron dhe gjuha e huaj futet pa nevoje, dhe ben me shume dem. Politikanet dhe sidomos gazetaret e kane per detyre te perdorin gjuhen shqipe te paster ekskluzivisht (se di as a eshte shqip kjo fjala por po e them ). "Slang-u" qe perdoret nga media dhe personazhet me influence ne publik behen pjese e gjuhes te perditshme dhe zevendesojne fjale shqipe te pastra pa pasur nevoje.
Personalitetet publike ne shqiperi besoj se duhet ti largohen asaj idese qe akoma egziston ajo faza ku nje njeri qe dinte dhe perdorte edhe nje gjuhe tjeter eshte "cool". Duhet te jene me te pergjegjshem per influencen qe kane mbi publikun me anen e fjalorit qe perdorin.

Ne fillim ishte si tip loje kur njerezit thonin "ciao", tani edhe ne usa nese nje njeri vjen nga shqiperia si pa gje te keq kur mbyll telefonin ne vend qe te thoje "mirupafshim" me thote "ciao". Per te mos permendur spektaklet televizive (qe as nuk quhen me spektakle sepse e kane emrin "shows"), plot me prezantues te huaj, ose me prezantues shqiptare qe perdorin te pakten 30% te fjalorit te tyre ne gjuhe te huaj.

Mua ma shpifin, se kuptoj pse duhet te shkojme drejte "europes" me gjuhen e Europes. E jona thua te mos jete e denje?


Postuar nga Cindi datë 21 Nëntor 2005 - 19:46:

Gjuha shqipe eshte shume e pasur.
Ajo nuk varferohet nga shqiptaret jashte atdheut, por nga shqiptaret brenda vendit, mbasi per shqiptaret te perdoresh fjale te huaja do te thote te jesh me "kulture". Kjo fillon nga gazetaret, avokatet, noteret etj, etj.

Ky eshte nje realitet i kundert me shtetet e tjera te botes. Ne France eshte ofeze te bastardosh gjuhen franceze. E njetjta gje ndodh ne Gjermani, Itali, Greqi etj.


Postuar nga datë 23 Nëntor 2005 - 22:29:

Thumbs up

Football ka te drejte.
Me shume shemtohet shqipja ne Shqiperi se nga shqiptaret jashte saj.Ketu na ndodh shpesh here qe futim ndonje fjale anglisht se nuk na vjen menjehere ne mendje ekuivalenti ne shqip,por per kete turperohemi.
....Vjet ne Tirane,degjoje plot te rinj te shkolluar qe pervec "ciao","hi"dhe "OK",qe i perdornin cdo minute kishin futur edhe plot shprehje te huaja,te cilat nuk perdoren edhe ne vete vendet e origjines

"...ai eshte out fare","ishte e gjitha nji show","...sikur ta monitorojm pak",
e plot shprehje te tjera qe te ngacmonin rropullite.....

....Mendoj se shqipja letrare nuk eshte ne rrezik dhe se ajo pasurohet cdo dite,por shqipja qe perdoret dita dites ne Shqiperi(sidomos ne radio dhe tv)
le shume per te desheruar......Kjo dukuri ka ekzistuar edhe ne vitet '20 dhe '30,kur shume te shkolluar jashte futen plot fjale te huaja te panevojshme,por u luftua me shume sukses nga gjuhetaret dhe njerezit e letrave.....Dhe te tille ne Shqiperi e Kosove ka shume tani....


Postuar nga amoxil datë 24 Nëntor 2005 - 06:31:

Citim:
Po citoj ato që tha football
Gjuha shqipe eshte shume e pasur.
Ajo nuk varferohet nga shqiptaret jashte atdheut, por nga shqiptaret brenda vendit, mbasi per shqiptaret te perdoresh fjale te huaja do te thote te jesh me "kulture". Kjo fillon nga gazetaret, avokatet, noteret etj, etj.

Ky eshte nje realitet i kundert me shtetet e tjera te botes. Ne France eshte ofeze te bastardosh gjuhen franceze. E njetjta gje ndodh ne Gjermani, Itali, Greqi etj.



kur flet kshu ti football, të shkatron miden fare.....
pse sthua ku e ke fjalën????
që po humbet gjuha greke nga fjalët angleze????
pështimi, fjalët çao, hi dhe ok jan përdor me kohë......tani nëse ti se kupton dot shakan te humori :
"...ai eshte out fare","ishte e gjitha nji show"
sta ka faji njeri lale...
para dy vjetësh kam qën vet në Tiran dhe skam par ndonjë varfërim kaq të madh sa thoni ti me footballin.....
tani vetëm nëse brënda një viti ka ndodh kjo mrekulli atë se di.....
mgjth di me anë të kontakteve që mbaj me shokët apo familjen time, sma ka zën me as me i ven veshi fjalë si "out". "show" apo "electricity"....
problemi qëndron se vetë ne që jemi jasht Shqipëris shkojm na i her dhe i përdorim më shumë se sa duhet fjalët e huaja....
su vë faj atyre që jan rritur jasht Shqipërisë, por ato që kan shkuar mbi moshën 12 vjeçe jasht bojn lojna sikur e kan harru gjuhën shqipe....


Postuar nga Kela datë 24 Nëntor 2005 - 20:03:

Amoxil,

Nuk eshte puna se ata qe kane shkuar jashte perdorin fjale te huaja vetem per te bere lojra, por thjeshte per te shprehur me qarte ate qe duan te thone.

Me vjen cudi qe ju mbeshtesin mendimin se gjuha shqipe eshte "shume e pasur", pasi po ta krahasosh me gjuhet e tjera e kupton qe ajo eshte e varfer. Kete s'po e them kot me se koti, por te gjitheve ju qe zoteroni gjuhe te huaja e kuptoni qe nje fjale ne gjuhen shqipe mund te kete shume perkthime te ndryshme ne gjuhet e huaja. Si psh fjala e bukur ne shqip pershkruan te bukuren ne shpirt, ne pamje, ne mode dhe ne cdo aspek tjeter. Ndersa per te pershkuajtur dicka te bukur ne anglisht perdor fjale te ndryshme.


Postuar nga amoxil datë 25 Nëntor 2005 - 05:00:

Citim:
Po citoj ato që tha Kela
Amoxil,

Nuk eshte puna se ata qe kane shkuar jashte perdorin fjale te huaja vetem per te bere lojra, por thjeshte per te shprehur me qarte ate qe duan te thone.

Me vjen cudi qe ju mbeshtesin mendimin se gjuha shqipe eshte "shume e pasur", pasi po ta krahasosh me gjuhet e tjera e kupton qe ajo eshte e varfer. Kete s'po e them kot me se koti, por te gjitheve ju qe zoteroni gjuhe te huaja e kuptoni qe nje fjale ne gjuhen shqipe mund te kete shume perkthime te ndryshme ne gjuhet e huaja. Si psh fjala e bukur ne shqip pershkruan te bukuren ne shpirt, ne pamje, ne mode dhe ne cdo aspek tjeter. Ndersa per te pershkuajtur dicka te bukur ne anglisht perdor fjale te ndryshme.




kela!
Si mundesh ta krahasosh ti gjuhën shqipe me gjuhët e tjera dhe sidomos me anglishten e cila është gjuha më e lehtë që kam njojtur unë në botë, se mbase ka dhe të tjera.
anglisht i want, you want, etj, etj..... shqip unë dua, ti do...... spo zgjatem më tepër, nuk është vetëm kjo fjalë po shumë të tjera shtjellohen rreth ksaj gramatike....
kalojm te fjala e bukur që the dhe ti.....
si i thokan në anglisht që ajo vajza është e bukur apo i thon excellente?
të lutem mos fol kshu kot ma si koti...
meqë anglishtja është kaq e larmishme ma gjej pak si i thon "dyst taban" në anglisht.........


Postuar nga iliriusa datë 27 Nëntor 2005 - 01:20:

Meqense kjo teme e ka titullin 'Gjuha Shqipe: A po deformohet ajo" desha te beja nje pyetje e cila i u drejtohet Forumistave ketu.
Si shpjegohet edhe cfare kuptimi ka ndryshimi i shkronjes Ll me shkronjen Dh ne shume nga fjalet qe shkruani ketu ne forum. E kisha vene re qe ne fillim qe ne disa fjale...psh ne vend te shkruajn malli shkruajne madhi e te tjera si keto. Ne fillim kujtova se ishte thjesht gabime ne te shtypur por e kam vene re se eshte aq e shpesht sa s'mund te jete gabim por thjesht deshire.
Eshte kjo nje mode qe ka dale ne Shqiperi apo si????
Nuk arrij ta kuptoj edhe nuk me pelqen shendrrimi i gjuhes Shqipe ne kete menyre.
S'desha te hapja nje teme tjeter vetem per kete pyetje, prandaj e postova ketu por nqs eshte jashte temes... Kontinenti, mund ta fshish.
Pershendetje!


  Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 »
Trego 122 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.