Forumi Horizont Gjithsej 67 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Fajtori datë 02 Dhjetor 2009 - 16:08:

Hmmm,

Atje eshte pembyt tregut i Fierit, ca fshatra te Kavajes dhe ka dale jashte funksionit autostrada Fier-Lushnje, ky thote s'u nis trageti.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 02 Dhjetor 2009 - 18:26:

Jemi te nje forum ku nuk mund te shaj me shume ,sepse respektoj regullat e forumit ........................................................................................................................................................


Postuar nga BIONDIA datë 03 Dhjetor 2009 - 02:40:

Kryeministri, sulm taksapaguesve më të mëdhenj të shtetit: 'Ju gozhdoj si Aldo Baren'


Horrori verbal i kryeministrit të Republikës, nisur prej disa ditesh, ka vijuar sonte me renditjen e emrave të biznesmenëve më të rëndësishëm në vend.
Të gjitha marrëveshjet zyrtare të biznesit me Bashkinë e Tiranës, kryeministri i quan "krime ekonomike". Te gjitha siperfaqet e ndertimit ne Tirane, i ka permenduar automatikisht si shkelje. Kryeministri i vendit ka shtrembëruar gjithashtu gjeneralitetet e përfaqësuesve të biznesit shqiptar.
'Ilir macja, kunati i Dashit, ka marrë 21 mijë metër katrorë leje ndërtimi me firmën e Edvin Ramës, - tha kreu i qeverisë. "Koço Kokëdhia apo Koço Bashkia, ka marrë 24 mijë 800 metër katrorë leje ndërtimi", - shtoi ai Tom Dollaku ka marrë sipërfaqe prej 29 mijë metra katrorë ndërtime, Ylli i partisë, (Fidel Ylli) ka marrë po 29 mijë metra katrorë, Arjani me firmëtarin Rama ka marrë 16 mijë metra katrorë ndërtime, Besnik Sula 49 mijë metra katrorë, Tan Dulaku ka marrë rreth 20 mijë metra katrorë, - raportoi kryeministri i vendit, duke i etiketuar të mësipërmit si 'klan mafioz" dhe autorë të ultimatumit për hapjen e kutive.
Kupola mafioze ka vendosur te mos njohi vullnetin tuej dhe qeverinë legjitime të 28 qershorit. Kërkesa e aleances punisto-mafioze kërkon të nxijë një prej arritjeve më të mëdha në kulmin e demokracisë. Ky grup udhëheq klanet e mafies me të rrezikshme në Ballkan..
Këta nuk kanë hallin e kutive, kanë hallin e ekonomisë së tyre këta. Une me darw do çmontoj perandorine e krimit. Une kam vullnet të hekurt, une.
Ashtu siç gozhdova Aldo Baren dhe Dritan Dajtin, une gozhdoj...
Une kam marre mesazhe nga Rama per kompromise, por nuk kam pranuar ta bej ndarje pushtetesh une.. , - tha me tone të ngritura S.Berisha
(shekulli)


Postuar nga Fajtori datë 03 Dhjetor 2009 - 03:21:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA

Une kam marre mesazhe nga Rama per kompromise, por nuk kam pranuar ta bej ndarje pushtetesh une.. , - tha me tone të ngritura S.Berisha




Evropa thote gjeni kompromisin qe te hyje opozita ne parlament. Ky nuk pranon ndarje pushtetesh. E do te gjithe per vete.

Enver Hoxha o e mprehu shpaten.
Dhe njehere o per situaten.



Kush ishte ai qe pyeti pse Edi Rama 6 muaj te kundershtoje zgjedhjet?

Sali Berisha paska pritur 5 vjet te thote emrat. Cudi, si priti deri tani...?


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 03 Dhjetor 2009 - 03:28:

Arrestoiiiiiiii nese jan mafioze .......


Postuar nga Fajtori datë 03 Dhjetor 2009 - 03:34:

Ueee, ca pergjigje paska dhene Edi Rama. Qenka zhdervjellesuar me ne fund, se na merziti duke thene fjalet me rrokje.

Tani filloka dasma.


Postuar nga AngelDevil datë 03 Dhjetor 2009 - 04:35:

Tani u bo mos me degju me lajmet thuaj me mire


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 03 Dhjetor 2009 - 05:14:

I pelqen atij populli te shikoj rremuje .


Postuar nga Fajtori datë 03 Dhjetor 2009 - 05:28:

Njerezit nuk duan rremuje, por ndryshim. Rremujat fillojne kur ndryshimin e bllokojne. Ndodhi ne 1990 dhe ne 1997.

Koha per ndryshim qe thoshte Sala per Nanon u be kthim ne 1996. Nano iku, Sala na ktheu aty ku ishim.

Ne gjithe vendet e botes politikanet behen kryeministra e ne fund te karrieres presidente. Sala i shkon edhe politikes se prapthi. U be sekretar partie, pastaj hapi parti personale, u be president ne 1992, dhe kryeminister ne 2005. Ne fakt kush e pranonte prape president ne 2005, tamam ai president qe shkaktoi luften civile?

Me mire kryeminister, duket me origjinal tani. Por sa ka ndryshuar?


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 03 Dhjetor 2009 - 05:31:

Te gjitha ndodhin jetojme ne Tiron.


Postuar nga AngelDevil datë 03 Dhjetor 2009 - 14:01:

Berisha: Asnje kompromis per ndarje pushteti

Berisha deklaroi se nuk do te pranoje asnje lloj kompromisi per ndarje pushteti, qe sipas tij kerkohet nga kreret e Partise Socialiste.

Duke paraqitur para mediave nje dosje, e cila sipas Berishes, verteton se kupola mafioze ka abuzuar me pronat e kryeqytetit duke vendosur pasuri me vlere 750 milione euro, kryeministri theksoi se qeveria ka vullnet te hekurt per 'gozhdimin e Aldo Bareve ne pushtet, Aldo Bareve me pamje zoterinjsh".

Zgjedhjet e 28 qershorit u certifikuan nga SHBA-te dhe partneret europiane, me perjashtim te kupoles punisto-mafioze qe pretendon te kunderten, per hir te interesave te tjera", u shpreh Berisha.

"Une pranoj qe t'i krijoj hapesiren e duhur opozites, por jo kompromise per ndarje pushteti", u shpreh Berisha.

TCH


Postuar nga AngelDevil datë 03 Dhjetor 2009 - 18:15:

Situata politike, reagon OSBE. Bosch: Dialog në Parlament

Një ditë pas deklaratave të ashpra të dy kundërshtarëve politike Sali Berisha dhe Edi Rama, ka reaguar shefi i delegacionit të OSBE-së, në Tiranës Robert Bosch.

Bosch kërkoi nga klasa politike shqiptare të nisë një dialog të qëndrueshëm, i cili sipas Bosch duhet të zhvillohet në Kuvend. Pas akuzave personale mes Berishës dhe Ramës, ambasadori i OSBE sugjeroi se palët që si qeveria dhe opozita duhet të përdorin një gjuhë më të butë.

Sot PS mban një mbledhje ku pas saj do të shpjegohet aksioni politik që do të ndiqet në kuadër të kërkesës për hapjen e kutive.

Po sot Kuvendi do të mblidhet në seancën e radhë sku priten deklarime nga mazhoranca rreth qëndrimit bojkot të opozitës.

Balkanweb


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 03 Dhjetor 2009 - 22:48:

Historikisht e majta duke kercenuar internuar ,burgosur

Kryeministri Berisha deklaroi dje se anëtarë të Aleancës punisto-mafioze të Ramës kërcënojnë deputetët e Partisë Socialiste që në rast se do të futen në Kuvend do të kenë pasoja me jetën e tyre. Berisha tha se deputetio i inkriminuar Tom Doshi po kërcënon me pistoletë pas veshit kolegët e tij për të mos marrë pjesë në Kuvend. "Unë ju sqaroj këtu, së pari, për Tom Doshin kjo është e njohur, pyeti pak deputetët e PS-së. Janë jo një po disa që thonë se, kanë marrë kërcënimin e Tom Doshit, kjo është reale", theksoi Berisha. Më tej ai theksoi se kjo kupolë punisto-mafioze jep ultimatume, deklaron se do bëj thirrje për mosbindje civile, se ka rrethuar kështjellën e do ta marrë se do hapë kutitë me forcë, se do rrëzojë qeverinë.


Postuar nga Fajtori datë 03 Dhjetor 2009 - 23:09:

Po e tha Sala eshte e vertete.

Cfare do beje Tom Doshi, do vrase deputetet e PS-se? Filma me kaubojsa te nje kryeministri te rrjedhur.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 03 Dhjetor 2009 - 23:21:

Me habit ndo nje here me kete kundershtimin ndaj Saliut ..

Po shikoja pak parlamentin sot vetem figura e familjes se edi Rames u shante ,me keq se ato grate e kqija jan bere .


Postuar nga erious datë 04 Dhjetor 2009 - 01:41:

.

TIRANË - Për më shumë se dy orë ministrat e Qeverisë 'Berisha 2' kanë vërshuar serish me akuza dhe sharje ndaj kreut të PS-së, sot pasdite në Kuvend



Majlinda Bregu, ministër Integrimi


"Lideri i opozitës po paraqet simptoma të çrregullimeve mendore. Sindroma quhet 'çrregullimi i rezistencës së qëllimshme ndaj rendit' që prek me së shumti jetën shoqërore të individit.

Si diagnoze ka humbjen e durimit, fyerjen e të tjerëve dhe refuzimin e dialogimit", ka deklaruar Bregu.


Arben Imami, ministër i Mbrojtjes


"Mbi ç'bazë po hidhen poshtë zgjedhjet? A mundet partia më e madhe e opozitës të braktisë Kuvendin për shkak të dyshimeve? Është përgjegjësi e madhe t'a mbash opozitën jashtë Parlamentit. Kjo është një aventurë e nxitur nga interesat e kryetarit të PS-së, Edi Rama, grupeve kriminale dhe grupeve të interesit brenda saj që kanë paguar për zgjedhjet në shkëmbim të përfitimeve të paligjshme. Ata nuk kanë asnjë interes për hapjen e kutive, por krijimin e tensioneve për të penguar proceset e integrimit dhe heqjen e vizave në mesin e viti të ardhshëm", tha Imami.


Genc Ruli, ministër i Bujqësisë


Edi Rama ka në mendje të krijojë një lëvizje që i ngjan një revolucioni portokalli, por sipas tij lëvizja e Ramës i ngjan një puci të madh. "Ti dhe zgjatimet e tua po lakoni se levizja e juaj është një revolucion portokalli, por kjo lëvizje i ngjan një puci të madh".

"Kjo është kauza e të gjithëve. Rama po i bën dëm jo vetëm politikës së Partisë Demokratike por edhe interesave të Partisë Socialiste, po i bën dëm interesave politike të gjithë shqiptarëve".

Rama duhet të dalë nga politika, sepse po pengon interesat e shqiptarëve.
"Rama i është qasur politikës kur politika ishte e kalkulueshme në mundësitë e mëdha që të ofronte, por sot ai nuk po bën gjë tjetër vecse po dëmton shqiptarët"



SHEKULLI


Postuar nga Fajtori datë 04 Dhjetor 2009 - 03:20:

E rrallë: Opozita në Gjykatë Kushtetuese, Komision Mjekësor për Kryeministrin

Opozita arrin ne konkluzionin e temes se forumit.


Kane marre nje degezim te papritur debatet mes pozites dhe opozites te ashpersuara ditet e fundit pas fjalimeve me tone ekstreme te kryeministrit te Republikes.

Burime nga brenda takimit te sotem te partive opozitare, thane se nje pjese te madhe te kohes se debateve e ka ngrene biseda mbi mundesine e nje kerkese te pazakonte ne Kushtetuese.

Sipas ketyre burimeve, opozita mund ti kerkoje Gjykates Kushtetuese ngritjen e nje Komisioni Mjekesor per kryeministrin.
Kerkesa do bazohet ne interpretimin e nenit kushtetues per institucionin e kryeministrit, ku njera nga pikat percakton si shkak largimi shendetin mendor te mbartesit te postit.

Komisioni i supozuar do perfshinte nje grup mjekesh psikiater, sipas opozites. Nese kerkesa e opozites ne Kushtetuese behet realitet do ta vendoste edhe gjykaten por edhe kreun e Keshillit te Ministrave ne nje pozicion te paprecedente ne historine e shtetit shqiptar.
----------------------------------

Gjynah qe u kujtuan kaq vone. Te nesermen do kishte me shume efekt.


Postuar nga AngelDevil datë 04 Dhjetor 2009 - 03:23:

e shef qazimo qe fjalet tona nuk bin ne vesh te shurdher lool


Postuar nga BIONDIA datë 04 Dhjetor 2009 - 03:26:

E pse sthua ti qe me pare arrijne antaret tone ne konkluzion sesa politikanet shqiptare...po me vjen gjynah per mjeket e shkrete cdo hiqnin sikur kjo te behej realitet


Postuar nga AngelDevil datë 04 Dhjetor 2009 - 03:29:

ose mund te kemi ndonje politikan knej verdalle mbase


Postuar nga Fajtori datë 04 Dhjetor 2009 - 03:30:

Do shpresoja te ishin te huaj.

Por do futeshin gjithe doktoret e PD-se (duke filluar nga manjaku Pango) te mesonin Berishen si te sillej qe mos konsiderohet psikopat. Rezultati do varej nga zotesia e mjekeve te huaj pastaj, per te çmontuar aspektet fallco dhe bere diagnozen e sakte.


Postuar nga BIONDIA datë 04 Dhjetor 2009 - 03:31:

po dhe mundet une e kam nje mendim ... kur lexoj nje antar sec me vijne disa ide te cuditshme them ka dell politikani ky ..po kam pak si frike ta them se mos me del e vertet


Postuar nga Fajtori datë 04 Dhjetor 2009 - 03:32:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
po dhe mundet une e kam nje mendim ... kur lexoj nje antar sec me vijne disa ide te cuditshme them ka dell politikani ky ..po kam pak si frike ta them se mos me del e vertet


Per erious e ke, e di une

Edhe une kam frike mos del e vertete.


Postuar nga AngelDevil datë 04 Dhjetor 2009 - 03:32:

Irenke kohe e bukur sot

po ndonje lajm tjeter ca ka Faje


Postuar nga BIONDIA datë 04 Dhjetor 2009 - 03:34:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Per erious e ke, e di une

Edhe une kam frike mos del e vertete.



Faje na humbe ti se me mori malli ...po ku i merr vesh keto lajme ti ora 12 e nates po na habis


Postuar nga Fajtori datë 04 Dhjetor 2009 - 03:36:

Te shekulli e ke.


Postuar nga AngelDevil datë 04 Dhjetor 2009 - 03:40:

Faje dil te 1 teme tjeter do e hap tani se do kete te forta per pak dite ... mos me thuj qe ste thashe


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 04 Dhjetor 2009 - 04:45:

Asgje nuk do ndodhi,ja te majtet e forumit vetem per rremuje ,tha ai ashtu ,kjo deklaroi kshu .afttttttt ,nuk do te ket me nje 97 sic deshironi ju ..



Dhe ta din mir qe nuk do te kete nje qeveri te majte ,nuk do ta lejojme .


Postuar nga Fajtori datë 04 Dhjetor 2009 - 05:08:

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE

Dhe ta din mir qe nuk do te kete nje qeveri te majte ,nuk do ta lejojme .





Po te spostosh qendren e rendeses nga fryn era, normal qe gjithe njerezit te duken te majte per momentin.

Por se mora vesh nga dole i djathte ti, dhe kush qenkeni ju qe nuk do e lejoni?

Me kujton nje te forte?
Ne 30 Maj 1996 u be mitingu i trete per zgjedhjet e manipuluara. Ate kohe isha i apasionuar pas elektronikes dhe degjoja transmetimet e policise. Nga fundi i manifestimit nje shiks pyet tjetrin "Ca thuhet atje?". "Qe do marrin pushtetin pas 5 vjetesh". "Jo per 5 vjet, por as per 50 vjet s'kane per ta marre", pergjigjet i pari dhe qesh me te madhe.
Ishte e frikshme te degjoje militante te tille ne rradhet e SHIK-ut. Sidoqofte, Berisha u permbys brenda 1 viti dhe endrra e SHIK-save u thye.

Ti na thua prape "nuk do ta lejojme". Do e mbani nja 50 vjet prape?


Postuar nga Deb* datë 04 Dhjetor 2009 - 05:20:

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Asgje nuk do ndodhi,ja te majtet e forumit vetem per rremuje ,tha ai ashtu ,kjo deklaroi kshu .afttttttt ,nuk do te ket me nje 97 sic deshironi ju ..



Dhe ta din mir qe nuk do te kete nje qeveri te majte ,nuk do ta lejojme .


Ku e shikon rremujen ti? Te shprehesh mendim te kundert do te thote rremuje per ty? Edhe nga ''rremuja'' e forumit ke frike?
Nuk do ta lejoni? Ne emer te kujt po flet?


Postuar nga erious datë 04 Dhjetor 2009 - 05:31:

.

ajo qe me habit, tek ''partizanet e sales'' eshte... qe jan te gjith njesoj, pa perjashtim, kan nje urrejtje te pa pare e pa degjuar.

se di nga u vjen... nje ide e kam ne fakt, por s'po shprehem.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 04 Dhjetor 2009 - 05:46:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori




Po te spostosh qendren e rendeses nga fryn era, normal qe gjithe njerezit te duken te majte per momentin.

Por se mora vesh nga dole i djathte ti, dhe kush qenkeni ju qe nuk do e lejoni?



Ti na thua prape "nuk do ta lejojme". Do e mbani nja 50 vjet prape?



Interesat e mija jane qe Shqiperia mos te katandiset nga keta pseudo shqiptare ,ose nga keta qe i kan sherbyer nje jete PPSH .

Nga dola i djathte une burg 20 vjet, vetem pse duhet te ikte nga ai shtet,dhe ti e din shume mir qe un i perkas nje kombesie tjeter dhe duhet te me lejonin tju drejtoja nje ambasade te huaj ,interrnim ,pa drejtesira ,duke tallur menderin me ate shtrese per leket e burgut ,ku ata njerez kan ndertuar Shqiperine ,ku ata njerez e menduan ndryshe nga ai person,apo pergjigja jote ishte kjo ateher kur drejtonin te majtet ,me kujtohet me the ska fonde ,jan shume .


Ok jo i djathte i ekstremes te dhjathte ,o Fajtor po me be nje analize nga kryeministri deri tek deputeti i fundit te gjithe ,vin nga shkollat e atyre ,ne kemi dhe presidentin ,mbreme ishte ulur duke festuar ditlindjen e Moisiut ,me Ramiz ALINE

Cfare behet ne Shqiperi i harruam te gjitha persekutimet vuajtjet ,a po ke te drejte 3 dit zgjat cudia ,dhe harrohet
Kurse kjo qeveri ( e dim se kush jane ) kan filluar te japin dicka...


Postuar nga Deb* datë 04 Dhjetor 2009 - 05:50:

Nuk i kemi harruar ne mo Air-force, por dhe ti duhet ta dish besoj qe dhe Sala prej atyre te PPSH eshte lol. "Ujku qimen e nderron, por zakonin se harron'' i thone nje fjale te urte. Keshtu eshte dhe puna e Sales.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 04 Dhjetor 2009 - 06:02:

Debora e kam shkruar dhe me siper "Ndo nje her duhet te zgjedhim midis se mires dhe te keqes . Te keqen

Na dolen ku do ne cdo zyre me flamur amerikane ,na dolen me shume se amerikanet ,me katolik se Papa ,do kalojne vite dhe do njerrin qe dhe keta ish komunista kan qene te persekutuar ,thonte gjyshja ime kur te behet deti kos ,do te zgjasin te gjithe lugen.

Thote ambasadori amerikan kemi marr gershert dhe po ju presim ferrat ,avash do ti vi dita te gjithve ...

Ngjela ulurinte neper burgje duke then ne do ta marrim prape ,edhe pse ishte ne burg . Me thuaj Ngjela kush eshte Ndoka kush eshte ,Topi ,nga vjen Gjinushi ,kush eshte Dokle ,Ramizi boshnjak ,Enveri djali bimbashit boshnjak ,klane klane kjo dynja ...Ramizi baballaret e ketyre i vrame per 40 vjet , ja kush jane ngatrrese per lekt ngatrrese per tokat keta jane Komunistet ,keta qe duan te miren e Shqiperise


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 04 Dhjetor 2009 - 06:45:

Otomane 500 vjet
Hoxha 50vjet
Majte 20 vjet
Nuk eshte rastesi, kemi cka meritojme si popull...

I gjithe llumi qe kemi sot ,eshte pisllek i diktatures ,
lexo librin e rrahman perllakut ,ishe partizan -7 here deputet i PKSH,ka cliruar kosoven ,etj,etj,etj
te shikoshe kushe ishte batakci,ata 6000 njerze qe pushkatoi apo enveri qe i duhej karrikja ? Libri i Zi i Komunizmit lexojini


Postuar nga Fajtori datë 04 Dhjetor 2009 - 06:48:

Nese ke kuptuar se ka 20 vjet qe qeveris "e majta", atehere cfare mbron? Pse nuk te pelqen ndryshimi?

P.s. Interesant dokumentari mbi E. Hoxhen.


Postuar nga Fajtori datë 05 Dhjetor 2009 - 01:45:

Pershkallezohet tensioni. Ne Tirane arrestohen punonjesit e bashkise. Ne Vlore RENEA rrethon molin.

Ne Vlore jane mbledhur forca te shumta policie me maska afer nje moli ku nje nga biznesmenet e pergojuar nga Berisha mban skafin. Ky eshte lajm i pakonfirmuar ende, por flitet se sot Berisha ka derguar forcat speciale, vetem 24 ore pas aprovimit te ligjit "anti-mafia". Skafi thuhet se eshte i Tan Dulakut, pronari i Vizion+ dhe ndertuesi i ETC-se. Pritet konfirmim.


Nderkohe sot ne mbremje ne Tirane:
Ora 20:20
10 punonjës të Pastrim Gjelbërimit të Tiranës, punonjës të Bashkisë së kryeqytetit, janë arrestuar pak më parë nga policia e rendit.

Ora 21:00
Policia e Tiranes, ne linje telefonike ka deklaruar se 10 punonjesit e Bashkise qe jane ndaluar mbremjen e sotme, kane kundershtuar forcat e policise, kur keto u kane kerkuar te mos vijonin te mblidhnin mbeturina.

Pak minuta me vone:
Burime nga punonjes bashkiake qe jane mbledhur para Komisariatit te Kombinatit ne Tirane, thane se Punonjesit e Bashkise sapo jane liruar pak pas mberritjes se deputeteve te PS-se ne zyrat e ketij komisariati. Mesohet se numri i pergjithshem i punonjesve te ndaluar te Bashkise ka qene 30.

Ora 21:42
PS deklaron: "Jemi ne kufijte e terrorit"


Postuar nga AngelDevil datë 05 Dhjetor 2009 - 02:17:

Babai flak foshnjen nga ura

Nje person rreth te 40-ave nga Shkodra eshte vene ne kerkim nga policia per shkak se mesditen e se premtes ka hedhur me vetedije nje femije 2 vjec nga nje lartesi prej disa metrash.

Ai ka hipur ne nje mbikalim te linjes hekurudhore dhe ka hedhur ne asfalt femijen e tij vetem 2 vjec me inicialet E.Xh.

Kalimtaret kane shkuar menjehere ne ndihme te foshnjes i cili per shkak te lartesise ka thyer kemben dhe ka pesuar fraktura te tjera ne trup.

Ne gjendje shume te rende ai eshte derguar per ne spitalin e qytetit per t’i dhene ndihmen e pare mjekesore.

Me pas eshte lajmeruar policia qe ka nisur kerkimin per autorin e ngjarjes.

Sipas policise, ne kerkim eshte shpallur i ati i te miturit, i cili per policine eshte nje njeri me probleme.

Disa muaj me pare ai eshte divorcuar nga bashkeshortja.

Ekspertet e policise kane bere matjet ne vendin e ngjarjes ndersa ka nisur kerkimi per autorin e ngjarjes.

Ende nuk behen te ditura shkaqet qe detyrua 40-vjecarin te arrije ne nje vendim te tille shokues.

Femija nderkohe vazhdon te kurohet ne reanimacionin e spitalit rajonal te Shkodres.

TCH

JA CA MONSTRASH MBAN KJO TOKE!


Postuar nga Fajtori datë 05 Dhjetor 2009 - 02:25:

Ca mostrash aman.

Burri ka probleme mendore, depresion, etj. Jane gjera qe ndodhin kudo neper bote nga njerez qe humbasin aresyen dhe behen per psikiater. Nje nga rastet me te njohura ne Itali, Anna Maria Franzoni, e vrau djalin me duart e veta dhe mezi e zbuluan. Ka raste prindesh qe kane femije me te meta mendore qe nuk durojne dot dhe pelcasin edhe ne krime te tilla. Jane raste sporadike, por qe sidoqofte do i nenshtrohen ligjit. Femija kishte shpetuar, kjo ka rendesi. Te donte ta vriste nuk e hidhte nga 4 metra por e mbyste vete.


Postuar nga Fajtori datë 05 Dhjetor 2009 - 02:44:

DEKLARATA E POLICISË PËR NDALIMIN E PASTRUESVE

Sot me date 04.12.2009, pas nje informacioni te marre nepermjet telefonit, sherbimet e patrulles se pergjithshme te Komisariatit te Policise kombinat, kane ndaluar dy automjete tip Benz Kamion me targe TR 1874 I dhe TR 1882 I.

Nga verifikimet e bera ne vend u konstatua se keto dy automjete ishin mjete te Ndermarjes se Pastrim Gjelberimit Nr.1 Tirane, dhe kishin ngarkuar disa thase plastike me plehera dhe pretendonin se po i dergonin ne ambjentet e ndermarjes se tyre.

Nga verifikimi i dokumentacionit te mjeteve rezultoi se te dy keto mjete kishin mangesi ne dokumentacion. Ne keto kushte keto mjete bashke me drejtuesit e tyre u shoqeruan ne Komisariatin e Policise Nr.6 Tirane. Pas pyetjes dhe kryerjes se procedurave administrative dy mjetet e mesiperme jane bllokuar administrativisht ne Piken e bllokimit te Policise.

Drejtuesit e mjeteve kane deklaruar se thaset me plehera i kane marre ne Sharre, te cilat jane ngarkuar nga punetoret e Ndermarjes. Ne Komisariatin e Policise nr.6 Tirane eshte paraqitur edhe Drejtori i Ndermarjes Zoti Irfan DASHI, i cili ka deklaruar se punetoret e ndermarrjes se tij jashte orarit zyrtar i kane pregatitur thaset me plehera, te cilat do ti transportonin ne Ndermarrjen e Pastrim Gjelberimit Nr.1 Tirane. Po keshtu ai ka deklaruar se per kete veprim eshte urdheruar nga eproret e tij.
Jane shoqeruar ne Komisariatin e Policise Nr.6 Kombinat edhe 20 punonjes te kesaj ndermarrje qe kane pregatitur dhe ngarkuar ne automjete thaset me plehera.

Materialet proceduriale per te gjitha veprimet e kryera do t`i referohen Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane.



Postuar nga AngelDevil datë 05 Dhjetor 2009 - 02:47:

sa trapa vertet e me makinat e plerave po merren tani

ore sqene ne terezi sot ... mendo tani qe u ktheva ne shtepi nga kullat binjake deri te tirane e re me kane ndaluar 2 postoblloqe policie pa shkak fare ...kot kontroll dokumentash ne mes te TR ej zot cna gjeti

keta te dytet i pyeta me fal po ca arsye me ndaluat ... na kane dhene urdher moj goce me kontrollu makinat me xhama te erret ... thashe shejtone shko ne fabrike neser porosit makinen me xhama transparent u pa puna


Postuar nga Fajtori datë 05 Dhjetor 2009 - 02:53:

Atmosfere prej gjendje te jashtezakonshme. Po ben te njejtin gabim, fut policine dhe strukturat e shtetit ne pune per te frikesuar njerezit.


Postuar nga AngelDevil datë 05 Dhjetor 2009 - 03:07:

Po shof lajmet Faje... ky Sajmir Tahiri me acaron nervat ... kane shku ne komisariat me nxjerr ata punetoret ...

neser paska prap proteste lum si ne


Postuar nga kurt datë 05 Dhjetor 2009 - 04:33:

juve qe jetoni ne itali si mendoni per ket amerikanen amanda knox qe u gjet fajtore sot ne itali per vrasjen e nje goce tjeter me thike??
lexova mbreme se ishte nje deshmitar shqiptar gjithashtu.
si eshte opinioni italian ne ket ceshtje?! nese nuk pertoni


Postuar nga Vizioner datë 05 Dhjetor 2009 - 06:10:

Komision Mjekësor për Kryeministrin?

Kane marre nje degezim te papritur debatet mes pozites dhe opozites te ashpersuara ditet e fundit pas fjalimeve me tone ekstreme te kryeministrit te Republikes.
Opozita po diskuton mundësinë e ngritjes së një komisioni mjekesor për të verifikuar gjendjen psikike të kreut të ekzekutivit.
Lajmi është bërë publik mbreme nga burime brenda tryezes se opozites, dhe eshte konfirmuar sot ne mengjes nga Kryetari i G99-ës, Erion Veliaj.
"Po eshte e vertete qe jemi duke konsideruar ngritjen e një komisioni, - tha politikani i ri i se majtes, - do t'i kërkojmë Gjykatës Kushtetuese ngritjen e një komisioni për të verifikuar shëndetin mendor të kryeministrit, bazuar ne nenin perkates te Kushtetues mbi kete post.
Ne Kushtetute ka ne fakt nje nen tek pershkrimi i postit te kryeministrit, ku nje nga prerogativat ligjore per shkarkim eshte gjendja mendore e mbartesit te postit.

'Z.Berisha qartazi nuk është normal dhe bota ka eksperienca të tilla ku komisionet ngrihen me neurolog dhe me psikiatër për të dëshmuar siç e kërkon edhe Kushtetuta e Shqipërisë, që një njeri është i aftë mendërisht të qeverisi qytetarët e vet, - tha Veliaj pas takimit te kreut te opozites Rama me aleatet.

'Duhet te jemi te sigurt qe ky njeri është i aftë mendërisht, sepse po na e provon çdo ditë te kunderten. Nuk mund të rrimë dhe të shikojmë sesi na përçudnon një i çmendur. Ka institucione qe kane per detyre ta japin kete pergjigje për shëndetin mendor te kryeministrit te vendit , - tha dje Veliaj, duke shtuar:
'Kemi psikiatër dhe mjek që janë të gatshëm të dëshmojnë para një paneli të tillë'


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 05 Dhjetor 2009 - 06:20:

te rroj partia.....


Postuar nga Vizioner datë 05 Dhjetor 2009 - 06:29:

Keq me vjen, por ti qenke Kastravec o lal!!!!
Ngaterron mendimet Demokrate te njerzve me veprimet e Simpatizanteve te Partive(si puna teje) te cilet jane te verbuar, per arsye apo qellime te cilat i dine vete ato=Ti !!!!
Fute ne koke oooo njeri: Te mos simpatizosh Salen, nuk do te thote te jete njeriu me Edin DHE ANASJELLTAS !!!!!

Dhe hec te marri vesh njeri ty!!! Here shan ketu te gjithe qeveritaret dhe SHUME HERE kerkon me cdo kusht te quash socialist ate qe eshte kundra sales=qeveritarve!!!!!!

eeeeeeeehhhhhhhhhhhhhhh bela me ca rob!


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 05 Dhjetor 2009 - 06:38:

Njeriu kur humb kontrollin fillon ofendon ,kastrave ok trangull ke te drejte

Po mos tju djegi ,se shume po ju percellon ,ska e Majta i ka sjell te keqen Shqiperise ,okkkkkk dhe pike s duhet te kete majte ne Shqiperi fareeeeeeee ,me femit e atyre qe na vrane dhe burgosen , nuk mund te udheheqin i lexove shkrimet o Trangull se cfra kishte shkruar Ramizi lexooooooooooo hapi syteeeeeeee ,se po drejtohesh nga njerez qe i sherbejne vetem agjenturave te huaja ,po i sherbejne nenes parti ,



Postuar nga Vizioner datë 05 Dhjetor 2009 - 06:48:

Po c'ma tregon mua ate Video???!!! Une kam Linjen time Politike..pra, kam nje Linje, kurse ti hic!!
Une e kam hap Temen:"Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?!" qysh ne vitin 2007, pra, para dy vjetesh, kurse ti vjen tani dhe me tregon sa Berishen e pastaj hidhesh nga socialistet!!!!

Meso mor vlla se c'eshte Demokratia e vertete!
Leni ato shprehje jo "duret me gjak" etj. etj.
Sali Berisha ja arriti Enverit per 20 me Krimet qe ka ba, mendo pastaj po te rrije 40 e ca vjet si Enveri!


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 05 Dhjetor 2009 - 06:56:

Vizioner o shqiptar i vertet vetem nje pyetje dhe un do distancohem nga kjo tem ,por mu pergjigj si burri burrit

E majta shqiptare ,me ne krye Enver Hoxhen nuk i ka duart me gjak ?????????????????????

Sali Berisha paska vrare me shume E.H. ???????????

o hapesire o Dreqqqqqqqq paskam lindur per te ndreqqqqqqqq

Po te kujtoj vetem nje fjale te gjeneralit Hajzenauer ,tha regjistroni sa me shume ,se cfare krimesh jan bere mbi cifutet ,sepse do te vi nje dite qe do te dali ndo nje i marre ,( si puna jote ) dhe do te mohoj cdo gje ....

E ti me vjen e me krahason mua S.B. me E.hoxhen te te vi turppppppp se dhe ti ndo nje serb o grek je ........


  Gjithsej 67 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.