Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Qenka e veshtire ti mbash hapin kohes atehere kur ikja kthehet ne nje ideal. Por pastaj serish, nese ne jete ecen me mendimin qe cdogje eshte kalimtare, ashtu si dhe trishtimi, dhe barra me e rende behet me e lehte per t'u mbartur. Rendesi ka te ngele shpresa qe nje dite do permiresohet. Rendesi ka te besosh ne vete. Rendesi ka te t'i rikujtosh vetes qe gjurmet qe ke lene mbrapa jane aq te thella sa mund te te cojne vetem ne nje drejtim.
Kam urryer perhere njerezit qe s'kane qene ne gjendje te perballojne jeten, te perballojne pasojat e veprimeve te tyre, qe zgjedhin perhere rrugen me te lehte per te dalur nga nje situate edhepse ne shume raste ajo rruge mund te lendoje njerezit. Kam urryer njerezit qe kane ecur si frikacake ne jete, e kjo pikerisht nga une qe kam i kam rene me koke murit sa e sa here, madje dhe kur dija qe ishte e kote, por te pakten po i qendroja besnike vetes dhe gjerave ne te cilat besoja. Qenka e veshtire te pranosh dobesite e te tjereve atehere kur ke dhene cdogje, shkaterruar dhe rindertuar veten per t'ju bere balle dobesive vetjake.
Pershendetje
Sot eshte date e nje te kaluare jo te larget ku fillova te lexoi (njohe)Ty...e kaluara dhe e ardhmja kane ngele ne te tashmen per mua ......!
Re: Pershendetje
Citim:
Po citoj ato që tha Zani
Sot eshte date e nje te kaluare jo te larget ku fillova te lexoi (njohe)Ty...e kaluara dhe e ardhmja kane ngele ne te tashmen per mua ......!
Jam lodhur dhe merzitur se qeni i lodhur dhe i merzitur.
Re: Re: Pershendetje
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Kjo tregon qe je akoma i lumtur o Zani dhe plot shpresa, tu realizofshin edhe pse une ndihem sot fare pa shpresa.
Humbur ne humnere pa fund me duket vetja........
Nganjehere eshte mire t'i leshosh gjerat, mekat qe une s'kam mesuar sesi leshohet...
--------------------------------------------------------------------------
27 grade. Njerez ne ekstaze totale nga keto temperatura qe s'i kishim provuar qe veres tjeter. Sot s'kisha deshire ne makine por te ecja deri ne stacion. Rruges per ne stacion, ne nje lagje e banuar nga studente, hengra nje kove me uje siper. Teper e verber nga mendja per te vene re para se t'i hyja asaj lagjes qe rruga ishte totalisht e lagur nga kovat qe i kishin hedhur siper cdo njeriu qe kalonte. Ndjeva zhiven time te me hype ne maksimum. Ne cante kisha dy shishe 0.5L: Sprite dhe uje. Nje ne koken e atij cunit qe ishte ne ballkonin e katit te dyte, tjetren ne krah. E me aq meria ime s'ishte shuar; e vetmja gje tjeter qe mund t'a demtonte ishte dhe furça ime e flokeve me nje bisht metali. Hyri brenda. Bam xhamit.
Kisha veshur nje fustan veror te lehte, te bardhe...e kote te them qe vajta ne shtepi gati ne te brendeshme. Fustani nga uji gati totalisht transparant. Me floket qe me kullonin fytyres. Ishte dashur nje kove uji qe te me nxirrte cdo frustracion te koheve te fundit. Duhet te kaloj me shpesh nga ajo lagja, me siguri s'do shoh me zoteriun me-pelqejne-biondet-e-lagura, por ndoshta, do kete te tjere qe do duan te me japin nje kove uji atehere kur me teper kam nevoje...
Nganjehere duhet te konfrontohesh me deshperimin e nje jete te thartuar nga mungesa e dashurise qe te kuptosh sa shume ke ne jete.Jam aq me fat te kem gjetur dashurine ne nje moshe aq te re nderkohe qe ka njerez qe kalojne jeten ne kerkim te kesaj ndjenje apo jetojne ne iluzionin e saje.
Shpesh perfitoj nga pritjet e gjata korridoreve te spitaleve, fakulteteve etj. per te lexuar diçka tj. nga lektura profesionale(e cila momentalisht po me del nga hundet). Sot kisha ne dore The heart is a lonely hunter nga Carson McCullers. Ndoshta vertete shpesh zemra eshte nje gjuetare e vetmuar. Ndoshta vertete kerkojme ne te tjeret ate qe na ka munguar gjate gjithe jetes. Sidoqofte, cdokush ka pergjigjet individuale ndaj mungesave te ndryshme...
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Nganjehere duhet te konfrontohesh me deshperimin e nje jete te thartuar nga mungesa e dashurise qe te kuptosh sa shume ke ne jete.Jam aq me fat te kem gjetur dashurine ne nje moshe aq te re nderkohe qe ka njerez qe kalojne jeten ne kerkim te kesaj ndjenje apo jetojne ne iluzionin e saje.
Eshte bere ritual i perjavshem takimi me dy mikeshat e mia,gjithmone ne te njejten ore ne vendin tone te preferuar.Si gjithmone presim njeren prej nesh gati 15 minuta dhe kjo gjithmone per te njejten arsye e zuri gjumi& shoku i saj u vonua sh kur po e sillte me makine...
Ne dy te tjerat te nevrikosura s pushojme duke e marre ne telefon,sepse cdo dite eshte i njejti avaz...Dhe gjithmone vjen pergjigja e saj,per 15 minuta jam aty ,kjo eshte e rrumullakosur,se per 30 minutat e ardhshme ajo nuk duket as ne horizont
!!
Me siguri dhe sot e njejta gje....Me pelqen ky rituali jone i perjavshem,eshte nje shplodhje e madhe pas nje jave tejet te ngarkuar me pune,mesime,stresi levizjeve...oret e pushimit me fletore ne duar per te bere ndonje ushtrim sepse nuk premton koha..provimet&sezoni i ardhshem po afron...Edhe cmenduria ime e ketij semestri,te shkruaj 8 provime,ne 15 dite...E ndjej se po me shperthen truri nga gjithe kjo ngarkese,sdi cte mesoj me pare...po keshtu eshte kur te hipen ne koke ideja qe sdo studioj gjithe jeten...dhe sa me shpejt aq me mire....
E ndjej se kam nevoje per keto...daljet e te shtunave...kur kafja nuk pihet ne Bistrot&kafenete afer sallave te leksioneve,kur nuk rri me fletore&makine llogaritese ne duar duke shijuar diellin e ketyre diteve pranverore&duke hedhur syte njehere nga kalimtaret qe nxitojne drejte mences per te ngrene dreke....
E gjithmone i njejti ritual perdite....
E gjithmone i njeji ritual ne fundjave...
Monotone...ndoshta...por mua me pelqen kjo monotoni e imja,ashtu sic e kam ndertuar une....
Hey, quhem E. Vuaj nga nje seri semundjes te rralla dhe vdekjeprurese, dembelizem ekstrem, pike ekstremisht te larta ne provime dhe frike ekstreme per t'u grabitur dhe egzekutuar nga ndonje elektroshok anal. Poashtu ndiqem dhe nga nje frike konstante qe do denohem me burg te perjetshem pasi nuk iu bej forward 10 biljon e-maileve zinxhir qe njerezit me dergojne , njerez qe besojne qe nese i dergon, mund te mblidhen aq para sa t'i amputojne nje thithke te dalur ne balle ndonje vajze te vogel 6-vjeçare para se kjo e fundit te shitet nga prinderit e saje.
Vertete besoni qe Bill Gates do ju jape nga 1000 dollare nese i beni forward ketij e-maili? Jo,jo, biles as nje MP3-player. Sa leshin e keni IQ-ne?
OHHHHHHHHHHHHH, perendi, shih-shih! Nese do i bej scroll kesaj faqes dhe shpreh nje deshire, do rrethohem nga nje grup fotomodelesh meshkuj, qe do jene ne sherbimin tim per ditet qe me ngelin. Morali i kesaj eshte: a big FUCK YOURSELF gjithe atyre njerezve qe s'kane pune tjeter pervec te me dergojne nga ato e-mailet zinxhir idiote ose-ose per ato serverat si Yahoo, Hotmail apo di une se cfare qe plasen duke lajmeruar qe do i ndalojne.
Me siguri, shpirterat e lige te e-maileve zinxhir do vijne e me futen nen krevat dhe do me transformojne ne gjume ne ndonje krokodil ngaqe une kam guxuar te mos i bej forward nje e-maili zinxhir, e shkruar nga Jesus himself ne vitin 20, e-mail e cuar ne Vendin e Tije nga disa peligrime te frustruar, e nese do e kapte vitin 2000, do hynte ne Librin Gines te Rekordeve e sigluar si idiotesia me jetegjate, me e paturp e humanizmit. Fuck them!!
ahahha
Ehhh, sa mire do ishte te mbaja une nganjehere keto ekseset e mija te sinqeritetit per vete,tashme do kisha fituar bileten per ne parajse
Sidoqofte, gati per nje dite tj. per t'ju hedhur ne shpine perendise time Gallic ndersa se ka mendjen dhe per t'a puthur pafundesisht...(hmmm, sa i shijshem qe eshte dreqi!). Eheee, e di qe po thua ndersa e lexon"yyy, sa cheesy kjo por nese duhet te vazhdoj me ekseset e mija...s'me intereson FARE.
Hahaha cme ndodhi pak me pare...Pasi dola nga puna me nje kolegen(miken) time shkuam te printojme disa materiale...Une i nisa te miat ndersa prisja ate...ajo kishte marre diskete me vete,,dhe cuditesisht Pc spo e njihte ta hapte...Dhe shkuam tek njeri nga ndihmesat qe kishte turnin per te na ndihmuar ai(femra hesapi,larg pc-ve )..Ai na keshilloi ta hidhnim ne USB,ajo skishte dhe i dhashe une te timin...ndersa ai bente konvertimin..une e pyesja ate shoqen e pe mbreme Eurovisionin...e pe Shqiperia kaloi ne finale..(ajo ishte ruse)...E..u pergjigj ajo edhe Rusia ne finale eshte...
Ai djali qeshte& mu kthye mua,ca vendi the ti moj...
Une me nje buzeqeshje te madhe dhe plot krenari shqiptoj :Shqiperia !
Ai qesh akoma me shume,une gati ti thoja,cka per te qeshur ketu..kur ai ma kthen....ne shqip
Shqiptare je ti moj?
Une ngela .....Pu thashe sa e vogel qenka bota
!
Megjithese ishte surprize e kendshme...por ama ende me vjen te qesh...
Hahahaha, Eria, ca koincidence. Hahaha. Sot duke u kthyer nga ca pune ne nje qytet tjeter hipen ne tren ne nje burre i moshuar dhe nje grua e re me nje femije. Ishte ne ore qe ktheheshin gjithe nga puna keshtu qe ishte plot treni, mirepo ajo gruaja e re vjen e ulet ne vendin bosh perkrah meje me kalamanin ne preher dhe ai plaku po qendronte ne kembe afer saje. E mire, mbas pak kohesh i ndjej duke murmuritur diçka ne shqip, thashe se me bene veshet, mbas 5 min. prape ato dhe vertete ishte shqip I ofroj atij plakut te ulet ne vendin tim(refuzoi), zgurdulloi syte kur i fola ne Shqip. Me thote" e kujt je ti vajze?"(doja t'i pergjigjesha e vetes por hajt, mosha), i them" e filan fistekut".
Me sheh dhe nje here, me kap perkrahu qe te ngrihem ne kembe dhe me jep doren. "Me ate bab' qe ke ti, turp te mos me njohesh apo te mos me flasesh. "
Dola e njohur me plakun e huaj
1 h udhetim ne tren veshet m'i çau ne muhabet :p
Ka kohe qe s'kam qene kaq e lodhur dhe pa energji. Mbas 40 min gjume mbi sofa-ne e livingut u zgjova e frikesuar nga nje enderr: kisha humbur oren e nje provimi, ishte 11:00, duhet te prisja vjeshten per t'a ridhene. Provimi im i pare i vjeshtes!!! U zgjova nga ai tmerr ne nje goditje te vetme. Pashe oren, 6:50. Mund te flija dhe 10min . Keshtu u ngrita mbas nje totali prej 50 min, ne kohe ama
Nese serish mbyll syte ne keto kohe kaotike, jam serish aty, me ty. Realiteti eshte aq pak ne ca raste...
Nuk arrij ende ta besoj qe kaloi nje vit....Pikerisht si sot nje vit me pare,madje madje ne kete ore..me erdhi lajmi i tmerrshem qe ti nuk ishe me mes nesh ...As vete se di si e mbajta veten te mos perlotesha....Me ka marre malli shume..madje me ka ngelur peng ne zemer qe nuk te putha per here te fundit...madje vazhdoj pyes veten pse nuk u nisa direkt kur mora lajmin qe ishe keq...ne djall shkolla&punet qe kisha...
Sa shpejt iken koha....Te mbaj ne zemer gjithmone...ju kam te dyve ne zemer..e di qe me mbroni kudo kurdohere....
Juu dua shume te dyve..!
Cila eshte gjeja e bukur kur ndodhesh ne pranine e nje femre te deshperuar qe ka qene single per me teper se vit dhe nje mashkulli qe eshte deshperimisht ne kerkim vemendjet? Aksion!!
XY: Ohhh, nuk arrij te gjej filan dokument. Kam aq nevoje per ndihme. Jam aq i paafte.
XXo shiheeee se e gjeta une me bagazhin tim te jashtezakoneshem intelektual.(Dhe me kete rast, ja po te perkulem dhe i cike tek tavolina, keshtu prezantohesh dhe me bagazhet e mija te tjera)
XY:Ohhhhhh, kengetari im i preferuar ne radio. E di qe ky ka shkruar filan tekst, ne filan vit per ...?(ehe, sa sh. njohuri kam)
XX: Jooo, se dijaaa, e verteteeee????(sa i zgjuar qenka dreqi)
Ne te tjeret(me vete): Dhe sa i fejuar qe eshte dreqi!! Por natyrisht s'e kemi vene nder mend te t'a themi pa shijuar dhe ca spektaklin
S'ma ben zemra ta le.
Sot me telefoni tek puna disa here. Zeri e saj e brishte. Ishte me e bute se heret e tjera. Me e sjellshme. Nuk dija se cfare donte te vertetonte me kete gje. A ndoshta po luan ping pong me zemren time? Ndoshta kujton se duke u sjellur mire mund te me ndryshoj mendjen time? Me erdhi shume keq.
Me tha me nje cop shprese: "Hej Endri, kam disa idera qe ne te dy mund te punojne se bashku". "S'eshte fundi"
Edhe une naivi i thash:" Jam i hapur per cdo ide te re".
Shpresa vdes e fundit. Te shohim cdo ndodhi...
Femra sa e komplikuar. Mashkulli sa qenie e lehte per tu kuptuar. Vetmja gje qe desha filluar diten e pare ishte nje partnere qe do me doje pergjithmone. E urrej dramen.
Per te mbajtur femren te kenaqur mashkulli duhet gjithmone te sillet si ne diten e pare kur fillon marredhenien. Duhet gjithmone te vesh re gjera te vogla ne partneret tende. Te vesh re gjera te vogla e ben femren shume te kenaqur.
Femra terhiqet pas nej mashkulli qe eshte dinak e i shkathet. Nje mashkull macho don juan. Nje mashkull maskara.
Si ne xhungel majmuni femer do mashkullin qe ka me shume fruta ne shporte.
Me vone ne moshen 30+ femra piqet edhe do dicka te bute qe ka "para" edhe mund te kujdeset per femite e saj. Ketu ata te "humburit" ne shkollen e mesme dalin "te fituarit". Kjo sdo te thote qe ne krevat ajo nuk enderron per mashkullin maskara.
Edhe une budallai desha te ndryshoja ligjet e botes. S'desha te identifikohesha me majmunet.
Re: S'ma ben zemra ta le.
Citim:
Po citoj ato që tha Endri
Sot me telefoni tek puna disa here. Zeri e saj e brishte. Ishte me e bute se heret e tjera. Me e sjellshme. Nuk dija se cfare donte te vertetonte me kete gje. A ndoshta po luan ping pong me zemren time? Ndoshta kujton se duke u sjellur mire mund te me ndryshoj mendjen time? Me erdhi shume keq.
Me tha me nje cop shprese: "Hej Endri, kam disa idera qe ne te dy mund te punojne se bashku". "S'eshte fundi"
Edhe une naivi i thash:" Jam i hapur per cdo ide te re".
Shpresa vdes e fundit. Te shohim cdo ndodhi...
Re: Re: S'ma ben zemra ta le.
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Ncuk-ncuk-ncuk! Ca me ben keshtu o Endri?C'jane keto gabime? Ja te jep çoku ca keshilla ne lidhje me thjeshtesine e botes femerore:
Gabimi me i rende qe mund te bejne njerezit eshte te mendojne qe do rifitojne palen tjeter duke "qene i hapur". Perderisa njeriu ka arritur ne mosmarreveshje do thote qe kufinjte e njeres pale(apo te dyjave) jane cenuar. Le te themi qe ne kete rast u cenuan kufinjte e tu(dhe nese nuk jane cenuar, nganjehere eshte mire te besh sikur jane cenuar). Ajo do beje te fyeren- gjeja qe ne femrat bejme me mire, te varim buzen, te bejme turickat dhe te arrijme cfare duam ne kete forme. Do provoje te te beje te ndihesh ne faj. Do mundohet te binde veten qe ti s'je i duhuri ndryshe s'do kishe vepruar ashtu. Ajo madje do te te jape shprese dhe te mundohet te te sjelle cike per gishti dhe te te beje te vuash per ca kohe ne shenje hakmarrjet(e me pas, nese tregohesh teper fleksibel dhe do te te hedhe me tutje).
Sidoqofte, ky eshte momenti i duhur kur ben hyrjen e tije nje Endri i ri, shume i sigurte ne vetevete, qe mund te kete cilen femer te doje, qe nuk toleron aspak dhe qe ne kete moment eshte gati totalisht i bindur qe ajo femer s'ben per te. Ky Endri ju pergjigjet telefonatave te saja ftohte, i thote qe momentalisht NUK eshte i hapur per idera te reja, qe kerkon nje njeri qe te dije ta respektoje dhe t'i jape ate per te cilen ka nevoje ne jete.(Ok, fakti qe ti di qe ajo te ka dhene ate per te cilen ke nevoje s'ka nevoje te permendet, ndryshe s'do ishe ketu)
Situata ka per te t'u perkeqesuar njehere para se te permiresohet, ajo ka per te reaguar ne formen e saje; gje qe ne boten femerore nenkupton injorim disa ditor. Nese ti ben sikur s'te plas as ty, ke fituar respektin e sajeNga faza e merise ajo do kaloje ne fazen e mallit, do te idealizoje(sa i mire Endri, s'do gjej me nje te tille,...tralalala). Ne kete pike ti e le te vuaje dhe ca dhe ne momentin qe ajo do vije tek ti keshtu si ne copa emocionalisht, ti edhepse i fyer do besh nje sakrifice HUGEEEE dhe do i japesh dhe nje mundesi te dyte
Cdo femer kerkon nje mashkull me integritet, qe vlereson veten aq sa te mos lejoje as femren qe do t'a cenoje. Duam meshkuj te vendosur. Pak bastarde. Qe i vene kufinjte qarte. E trishtueshme si ide por kjo situate eshte nje loje pushteti qe behet ne çift ku fiton me i forti dhe me i ftohti emocionalisht. Ne çiftet e ekuilibruara/te suksesshem fitimi zakonisht alternohet![]()
Re: Re: Re: S'ma ben zemra ta le.
Citim:
Po citoj ato që tha Endri
Me ne fund e takova me kerkesen e saj, i bleva kafe, ajo qau edhe une i dhash mundesite e dhjete.

E dini miq te dashur, nese do kisha force do e ktheja kohen ne dy jave fiks para, jo per te jetuar cfare jetova, por per t'a bere akoma me te pa harrueshem ate fundjave...
Re: Re: Re: S'ma ben zemra ta le.
Citim:
Po citoj ato që tha Endri
Qenke shrink e mire Amor. Pse s'thua ti te vijme tek ty per keshilla. Nuk te kushtojne.![]()
Kur i thash jam i hapur per idera ishte pas 72 ore injorimi edhe ftohtesie. Ne kete moment ajo u be promiscuous edhe doli vete pazarit. Me beri xheloz duke me thene se takoji disa "shok".
Pastaj mua smu be shume vone edhe isha ne pune i zene me nje femer tjeter te cilen kur e morri telefonin i tha: "Endri eshte i zene. Mund te lini mesazh".
Me ne fund e takova me kerkesen e saj, i bleva kafe, ajo qau edhe une i dhash mundesite e dhjete.
Ajo ka disa virtyte te mira qe me bejne te shkoje tek ajo. Por si e huaj edhe gjithashtu ka disa gjera qe sme pelqejne. Une jam tip me i rezervuar. Ajo eshte me e hapur. Duhet te behet nje kompromis e te takohemi ne mes.
Citim:
Eh, te qara...te qaje te plase o Endri(edhepse s'ka plase kush nga e qara). Te kishte "qare" para se te bente gjera destruktive per ate lidhje.
Ajo te te thoje ty qe eshte me nje shok? Hohohoho! Goxha guxim ajo. Te m'a thoshte partneri im dicka te tille dhe sikur te ishim grindur, flaken do iu fusja asaj pune e s'do kishte pase dreq qe do me bente t'i kthehesha mbrapa. Ajo pune eshte gati si kercenim kalamajesh: po s'u ktheve me mua mora tjetrin. Poashtu eshte dhe c'vleresim ndaj, ajo jep prove qe problemet nuk provon t'i zgjidhe BRENDA lidhjes(pra me ty) por JASHTE(duke futur nje te trete ne mes). Pfff...
Vallai per mua fajin e ke ti se ti i ke leshuar litar shume.
Sa vjeçe eshte tamam ajo, Endri?
Mgjth, mese normale qe perderisa je treguar aq fleksibel, perderisa ke cenuar integritetin tend qe ajo do hedhe shqelma tani me fjale te tipit" dua te dal ne club me shoqe vetem, pa ty" e derr-verre te tilla. Perderisa ti e fal perhere...pse jo?!
I don't know man, ajo qe di eshte qe s'me ka rastisur t'i them(apo te me thone) dikujt qe dashuroj"qendrome larg keshtu me mungon me teper". Perkundrazi, jam sh. e lumtur kur jam me partnerin dhe kemi bere qe te dy sakrifica konstant qe te kalojme nje minimum kohe bashke.
Sidoqofte, ti e di si i ke ndertuar relatat me te, ne cfare bazash etj.
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Sa vjeçe eshte tamam ajo, Endri?![]()

Por do te shtoja se jo te gjitha lidhjet midis cifteve ndertohen mbi baza dashurie, shume prej tyre jane mbi baza interesi p.sh. per te shmangur vetmine, ose per te patur thjesht nje partner per te dale ne sy te shoqerise, ose mbi baza "hook up-i", apo edhe mbi baza te interesit material, etj, etj... Ne te tilla raste distanca funksionon shume mire dhe riperterin lidhjen midis ciftit, ne rastin tend distanca eshte vdekje se jeni ne kulmin e dashurise dypaleshe dhe eshte absurde kenaqesia e distances per juve te dy.
Re: Re: Re: S'ma ben zemra ta le.
Citim:
Po citoj ato që tha Endri
Pastaj mua smu be shume vone edhe isha ne pune i zene me nje femer tjeter te cilen kur e morri telefonin i tha: "Endri eshte i zene. Mund te lini mesazh".
.
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Per mua p.sh distanca tani eshte flori, qetesi, relax, no talking etj, etj.
Hera e pare ne jeten time qe shkova vacation vetem dhe nuk me mungoi as edhe nje njeri, thjesht doja te gjeja veten time, te clodhja trurin dhe u ktheva me nje mall per te gjithe perreth meje. Por kete gje as nuk mund ta mendoja kur une isha ne kulmin e dashurise sic je ti tani.
I wanted to turn off all my buttonsand to come back with new energies to my family.
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Amor ti je ne kulmin e dashurise, dhe nuk i pranon kollaj mungesat as edhe nje seconde.
I wanted to turn off all my buttonsand to come back with new energies to my family.
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Varet nga tipi i njeriut, o Kotka, dhe nga lloji i lidhjes. Ne nuk jemi te lidhur vetem nga nje relacion dashuror por dhe nje shoqeror. Ne e shijojme pranine e nj-tj dhe bejme me qejf kur jemi bashke. S'me ka rastisur te ndihem e asfiksuar dhe sidomos kur jam me pushime, kam nevoje t'i kaloj me njerez me te cilet ndihem ok ne cdo prizem.
Me shoqerine me mjaftojne drekat, darkat ose kafete por pushimet me pelqen t'i kaloj ne terezine time me njeriun qe ndaj me teper se nje ndjenje shoqerie.
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Per mua p.sh distanca tani eshte flori, qetesi, relax, no talking etj, etj.
Hera e pare ne jeten time qe shkova vacation vetem dhe nuk me mungoi as edhe nje njeri, thjesht doja te gjeja veten time, te clodhja trurin dhe u ktheva me nje mall per te gjithe perreth meje. Por kete gje as nuk mund ta mendoja kur une isha ne kulmin e dashurise sic je ti tani.
I wanted to turn off all my buttonsand to come back with new energies to my family.
Kotka eshte rast tjeter, i ka rritur kalamajt, i ka burra... Sidoqofte, refuzoj te besoj qe "cdogje ndryshon mbas martese", jane ata qe formojne martesen qe pushojne se beri mundime per te sjellur larmi ne lidhje.
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Kotka eshte rast tjeter, i ka rritur kalamajt, i ka burra... Sidoqofte, refuzoj te besoj qe "cdogje ndryshon mbas martese", jane ata qe formojne martesen qe pushojne se beri mundime per te sjellur larmi ne lidhje.
Akoma s'kam arritur te kuptoj se cfare te ben te qeshesh aq shume kur une eci mbrapesht ne nje nga rruget komerciale, me fytyre nga ty, dhe qe kendoj bashke me muziken e larte te nje prej dyqaneve aty afer duke e shoqeruar me xhestet perkatese:
"One way or another I'm gonna find ya
I'm gonna getcha getcha getcha getcha
One way or another I'm gonna win ya
I'll getcha, I'll getcha"
...hmmm, meshkujt, hajde e merri vesh!!
My lil' love
Sot u zgjova nga nje hapje dere e dhomes time te fuqishme. Nje mushkonje grindavece e vogel veshur ne fund te bardhe, bluze roze, slippers roze po qendronte pa levizur nga dera me duart ne bel. "Pse s'do viiiiiiiish?" Me drejtohet e nevrikosur. Hapi syte, asgje s'kishte ndryshuar, dhoma ime po e njejta. Nisi t'i ferkoj nderkohe qe ngrihem pak per t'u perballur me mushkonjen time te vogel qe m'i kishte ngulur syte si shigjete. I them miremengjes dhe perplasi serish koken mbi jastek. Nga aty vendosi t'i bej nje propozim
-" o bebi, eja rri ketu me mua t'a bisedojme ate pune 10 minuta sa te me dale gjumi"- e verteta ishte qe kisha nevoje te vija ne vete nga nje zgjim i tille.
*"me ke thene qe do vije me mua! Pse thote teta qe s'do vish? Ku i ke rrobat?Pse s'je bere gati?"
Bang-bang-bang pyetjet nje pas nje, that's my baby! Hapi syte serish, provoj te kujtoj se c'i kam thene...me pas kujtohem. Yup, do udhetonim bashke drejt Shqiperise e me kete rast u kujtova dhe qe do i coja ne aeroport ate se bashku me te emen. Mundohem t'i spjegoj qe s'mundem, qe kam pune te tjera ketu por ato turiçkat e bukura qe tregonin njefare vendosmerie s'do iu largonin rehat.
Gati nen nje ndjenje faji filloj tentativat per t'a pajtuar:
-"i ke lyer thonjet?"
*"jo, s'mi ka lyer mami"
-"shko tek tavolina e makiazhit dhe zgjidh ngjyren qe te pelqen t'i lyejme". Me entusiazmin e femijes vrapon drejt tavolines dhe zgjedh ngjyren roze. Ajo eshte e fiksuar me ngjyren roze. Me kujtohet kur une isha e vogel dhe im ate m'i bente ne shtepi manikyret e ndryshme. Ai ishte babai qe fshehurazi shume njerez m'a kishin zili: sa nga baballaret e te tjereve mblidhnin gjithe ingredientet per...manikyre?!Une isha e vetmja qe kishte gati gjitha ngjyrat. Isha aq e lumtur.
Mbasi ia lyej ato thonjte e vegjel ngrihem dhe zgjedh nje varese argjendi me nje lule roze dhe nje byzylyk(qe asaj ia bera dysh ne dore). Ndersa po ia veja mbante nje qendrim gati te shenjte. Ne shtepi i ka sirtaret plot me gjera te tilla por idea qe mbante stoli "gocash te rritura", aq me teper stoli qe i kisha vene une, e gezonte. Jane te panumerta heret qe e ema i thote qe nje rrobe e caktuar eshte komplet si e imja vetem t'a binde qe t'a veshe.
Per te mos i dhene kohe te merzitej, i jap nje detyre te re: te hape dollapet dhe te me zgjedhe ajo rrobat qe do vishja per ate dite ndersa une do beja tualetin e mengjesit. Natyrisht me shpresen qe s'do germonte thelle ne dollap per gjerat qe s'kisha veshur ndonjehere, sidoqofte, isha ne makine ndaj te vetmit njerez qe do me shihnin ishin ato te aeroportit, e ne aeroport dihet qe s'duhet te kerkosh per shume style pasi s'do gjesh. Mjafton te mos jesh lakuriq.
Kur kthehem gjej mbi krevat nje minifund jeans, nje kanatjere roze te O'Neal, slippers poashtu roze dhe kalamanin perkrah me nje buzeqeshje te kenaqur. S'kishte sesi t'i shpetoja rozes Sidoqofte premtimet mbahen ndaj i veshi. E hipi ne qafe dhe zbresim shkallet duke e porositur te mos prekte fotot e varura ne mur gati si per t'i sugjeruar te kunderten. Ndjej siper ca buzeqeshje capkene qe me bejne te mendoj qe do jete duke vene gishtat ne hunden time tek fotot e varura. Pa hapur mire deren e livingut iu tregon njerezve aty brenda qe m'i ka zgjedhur rrobat, pastaj iu tregon gishtat dhe stolite.
Rruges per ne aeroport veme CD-te e saja qe kishte marre me vete per t'i degjuar ne Shqiperi dhe kendojme me sa ze kemi. Sigurisht njerezit ne sediljet posteriore po deformoheshin muskujve te fytyres nga tmerri dhe zhurma.
Veme bagazhet ne trolley, ajo eshte mes duarve te mija qe mundohet t'a shtyje bashke me mua. Me pas lodhet. E ema merr trolley dhe une e ve serish ne qafe, ndersa eci ajo me prek tere kohes floket gati duke me perkedhelur koken.
Bejme check-in e bagazheve mirepo kurioziteti i saje s'gjen qetesi; pyet punonjesin se si arrijne valixhet atje. Ai transportohet komplet ne boten e saje dhe fillon t'i flase me nje ton autoritar por ne te njejten kohe infantil dhe i tregon procedurat ne forme te thjeshtuar. Ajo e sheh me vemendje, nje njeri i rritur, ne uniforme, qe i flet ne forme te rritur! Ajo e falenderon. Me pas i drejtohemi identifikimit te pare drejt terminalit. Deri aty mund t'i shoqeroja si jo-pasagjere. E zbres ne toke dhe i them:
-"C'do besh sapo t'a shohesh gjyshin tim"?
*"Do e perqafojjjjj edhe do i them qe kete e ke nga E."
-"Po tjeter?"
*"Do i them te mos vonoje te vije ketu se e pret ti edhe se te ka marre malliii shumeee" - me ben te qesh mimika e saje.
I them gati ne forme urdheruese te me jape nje perqafim qe zgjat nje muaj. Ajo me sheh ne mosbesim(perqafimet nuk zgjasin nje muaj, c'thote kjo?!) por me perqafon fort. Me premton qe do me sjelle nje guacke ashtu me vrime per t'u varur ne varese siç ia kisha sjellur une heres te fundit dhe brenda pak sekondash zhduken nga shikimi im.
Me kujtohet kur ishte pak muajshe, aq e brishte dhe e urte. Me kujtohej kur semurej dhe serish nuk qante, rrinte aty pa levizur me koken gati varur si nje klysh i plagosur, aq e pambrojtur,...Sahere qe sfidon nervat e mija, eshte ky vizioni qe me c'armatos ne cdo prizem. Thesaret qe kane disa njerez s'kane cmim.
Kthehem gati duke zvarritur slippers drejt makines bosh...
Ndoshta, nje nga shkrimet me te bukura qe kam lexuar ne temen tende amor. Simply beautiful.
Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
Ndoshta, nje nga shkrimet me te bukura qe kam lexuar ne temen tende amor. Simply beautiful.![]()
Femijet kuptojne me shume se sa disa prinderit kujtojne. Me ngrihen nervat kur disa prinder i trajtojne femijte e tyre sikur nuk dijne gje. Sikur jane lodra. Ata kuptojne dhe jane aq te zgjuar sa i duket qesharake kjo gje.
Citim:
Po citoj ato që tha Endri
Femijet kuptojne me shume se sa disa prinderit kujtojne. Me ngrihen nervat kur disa prinder i trajtojne femijte e tyre sikur nuk dijne gje. Sikur jane lodra. Ata kuptojne dhe jane aq te zgjuar sa i duket qesharake kjo gje.
kalamajte prandaj jane te lezetshem, se genjehen kollaj
Keshtu e dashur, ate nate, fillove te ngrysesh ndersa me tregoje per mashkullin qe dashuroje dhe arsyet pse ai s'mund te te dashuronte. Sa bote e trishte!
_ _ _
Te lutem, fol, do heq dore nga heshtja ime nese e ben...madje dhe nga zemrat qe vazhdojne te rrotullohen mbi kodrat e braktisura, nga fjalet kulluese nen shirat e vaket verore.
_ _ _
Gjuha jote ne gojen time deshperimisht po kerkonte puthjen e djeshme. Ishe ne gjendje te kerkoje ate puthje ne 6 gjuhe te ndryshme por siç duket vazhdoj t'i qendroj besnike gjuhes te mishit.
E cuditeshme sesi jeta ne qytetin me te vizituar te botes mund te te merzitet per pak dite. Kam mall per familjen, per shtetin ku banoj.
me erdhi shikimi rastesisht mbi ty dhe drejteperdrejte ne syte e ty qe kishin marre nje hije erresire ne fytyre te zbehur
doja me cdo kushte te mos existoja ne ato momente kembet sikur me leshuan nga shikimi yt
sikur kerkoje kerkoje nje pjese shpirti nga une
apo sisha une e zbukuruar e kuafuar deri ne palce zot sa e urrej ate moment qe sdua kurre ta kujtoj
ti u zhduke ashtu me ate shokun tend e shikova qe te foli per mu ndersa ti me shikove bere vetem nje shenje dhimbjeje dhe ktheve perseri koken te mos me shofeshme
kishe te drejte mund te them qe isha e tepert me ate lukun tim qe nuk me shkonte jo ne ato rethana po mos harro ne nje dite si kjo nuk isha e vetmja une dhe pse per mu ishte e tepert
Ti u largove dhe per ca sekonda kisha pershtypjen se s`ngeli asgje tjeter prej meje pervec lekures,syve,duarve qe mbulon nje kuti kartoni bosh perbrenda.Pastaj sikur u zgjova nga nje gjume i thelle ndjeva zemren qe rrihte aq fort.Fort,fort.Une isha aty dhe ti aty me mua,thelle ne mendje,ne zemer,ne mua.
e kaluara ka vrapuar kaq shpejt kohet e fundit sa ka arritur te tashmen. sot po perjetoj me tjetin, c'ka ti jetove me mua dikur...
Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.