Forumi Horizont | Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 81 82 83 84 85 86 87 88 89 [90] 91 92 93 94 95 96 97 98 99 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
Mbylle syte e te shohe ty... o zot cmrekulli. Sa e bukur je sonte shpirti im. Shiko... yjet zihen me njeri tjetrin per te pare e i luten henes te ndricoj edhe pak me shume ne menyre qe te te shohin me mire . Degjo shpirti im se si zogjte thurin serenata per ty... sinfonia e endrrave ka emrin tend . Buzeqesh shpirti im ne menyre qe rete te shkrihen dhe yjet mos te kene me vend ku te fshihen nga frika se ti do te jesh me e bukur se ta. Mbylla syte per nje cast shpirti im dhe ti erdhe tek une si engjell, dhe kesaj nate i dhe agimin e lumturise qe shpirtin tim ta kthej ne puthje endrrash . Mbylla syte per nje cast shpirti im ashtu si do ta bej keto dite qe sdo te jem me ty, duke shpresuar se do te te gjej ty. Se do ti bluaj keto dite duke pertypur pjese shprese te deshires time per te te pare si linfa ime vitale qe do te me mbaj gjalle .Sa e bukur je sonte ... shiko se si engjejt te veshtrojne, shiko sa xheloz jane pas teje, sa xheloz jane pas meje qe te rri afer. Ika shpirti im , ja mbylla syte , ti erdhe...
Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 81 82 83 84 85 86 87 88 89 [90] 91 92 93 94 95 96 97 98 99 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.