Forumi Horizont Gjithsej 326 faqe: « E parë ... « 81 82 83 84 85 86 87 88 89 [90] 91 92 93 94 95 96 97 98 99 » ... E fundit »
Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne poezite e mia do njohesh shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8037)


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 23 Gusht 2005 - 17:41:

"Thyeje ti mallin"

Thyeje ti mallin nen hije mallkimesh
mbyte dashurine
me britma urrejtje!
qeshu ti e lumtur neper gjurme pendimesh
do notosh kujtimesh
po prap do kesh etje!!.




ma mallko ti shpirtin lotin mos ma fal
se ndoshta te lumtur
do te bej largimi!
plageve qe mi hape gjakun mos ja u ndal
diku ne vdekjen time
do ta gjejne sherimin!!.




me urre ti enderr qe kurr nuk u zgjove
ne gjum dashurie
mbete ti gjith jeten!
puthjet nuk mi fale shpirtin ma mallkove
lotet syve te mi
kurr me nuk do treten!!.




--------------------------------------------------------------------------
23-08-2005 Itali


  Gjithsej 326 faqe: « E parë ... « 81 82 83 84 85 86 87 88 89 [90] 91 92 93 94 95 96 97 98 99 » ... E fundit »
Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.