Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 894 895 896 897 898 899 900 901 902 [903] 904 905 906 907 908 909 910 911 912 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Fajtori datë 22 Mars 2010 - 16:57:

Lajme te fresketa...

Vajza 20 vjeç vetevritet qe ti shpetoje marteses
ELBASAN- Refuzimi për martesë, ky është motivi, sipas policisë, që ka nxitur 20 vjecaren Alma Karaj të vetëflijohej duke rënë nga kati i 12-të i një pallati në qytetin e Elbasanit. Dje në mesditë, e reja, së bashku me të fejuarin e saj Hekuran Ali Hasa 25 vjeç, kanë qenë duke pirë lafe kafe në barë-kafe ‘Divino’, në qendër të qytetit të Elbasanit. Ajo i ka thene dy djemve se po shkonte ne tualet...
Mësohet se raporti i tyre dyvjeçar ishte ftohur dhe familjaret janë munduar ti bashkojne prape. Ndermjetesimi i prinderve u be ne shetitoren e Elbasanit para se te rinjte te shkonin per kafe ne katin e 12-te.

Kapet 1 ton droge, arrestohet 21 vjecari
SARANDE- 1134 kg kanabis sativa janë sekuestruar në orët e mbrëmjes së të shtunës, gjatë një operacioni të përbashkët mes policisë shqiptare dhe Guardia di Financia italiane. Sasia e madhe e lendes narkotike, më e madhja e sekuestuar gjatë kohëve të fundit, është bllokuar në vendin e quajtur Bregu i Kasolles në afërsi të Gjirit të Kakomesë. Sipas policisë droga ishte prodhuar në Lazarat dhe e transportuar me furgon ne gjirin e Kakomese. Aty pritej te vinte nje skaf i nisur nga Italia qe do merrte mallin.


Sherr me armë në mes të lokaleve të Bllokut, plagoset një kalimtar
TIRANË- Një sherr banal midis të rinjsh përfundoi në përdorimin e armës. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 21:00, kur katër të rinj u përfshinë në një sherr midis tyre dhe në fund njëri qëlloi me pistoletë në ajër. Njëri prej tyre ka qëlluar tri herë me një armë tip pistoletë, duke krijuar panik mes banorëve dhe klientëve të lokalit para të cilët ndodhi ngjarja. Por njëri prej plumbave ka bërë rikoshet, duke plagosur një kalimtar të rastit. Mes për mes bllokut që në këtë orë është i mbipopulluar, ai ka vrapuar me armë duke shokuar një pjesë të madhe të tyre. Më pas ai është futur në një pallat tek vendi i quajtur “Shallvaret”. Forca të shumta policore dhe ato Renea kanë rrethuar vendin nga frika e ndonjë pengmarrje të mundshme, për faktin se pallati është i gjithi i banuar.
I riu që ndodhej në katin e fundit të pallatit ka fshehur armën dhe i është dorëzuar forcave Renea sapo i ka parë ato.


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 894 895 896 897 898 899 900 901 902 [903] 904 905 906 907 908 909 910 911 912 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.