Forumi Horizont Gjithsej 437 faqe: « E parë ... « 82 83 84 85 86 87 88 89 90 [91] 92 93 94 95 96 97 98 99 100 » ... E fundit »
Trego 437 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Pjese te preferuara nga filma te preferuar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13875)


Postuar nga bleta punetore datë 15 Qershor 2007 - 00:17:

Hem..! Cmenduri e Pushtet! Perzjerje eksplozive.

Citim:
Po citoj ato që tha tresh
nje film fatastik qe ia vlen ta shihni, me nje fantastik Gian Maria Volontè,

indagine su un cittadino al di sopra di ogni sospetto



Hetim mbi nje qytetar jashte cfaredolloj dyshimi

Shefi i Skuadres se Vrasjeve se nje qyteti te rendesishem ne Itali, i thirrur me nofken “doktori”, ngrihet ne detyre per merita professionale si drejtor i Zyres se Kuestures.
Ky funksionar i larte, i sigurt dhe i shpengueshem ne aparence, por qe fsheh nje personalitet me probleme, diten e ngritjes ne detyre vret te dashuren e tij Augusta Terzi me te cilen ka krijuar nje raport sadik.
I sigurt ne vetvete qe eshte jashte cfaredolloj dyshimi, fale pozites qe ka, “doktori” mbjell ne menyre te qellimshme gjurme dhe te dhena qe e fajesojne.
Sic e kish parashikuar, hetimet e kolegeve te tij, duke injoruar provokimet e drejtuara haptazi, nuk i prekin asnje fije floku.
Vetem nje student, i ndaluar per nje atentat me dinamit dhe i marre ne pyetje personalisht nga vet inspektori, e njeh si vrasesin e Augusta Terzit, gje qe ia thote privatisht. Studenti nuk e denoncon dhe leshohet nga masa e arrestit.
Pushtuar papritmas nga nje ndjenje vetndeshkimi, inspektori u dorezon ish kolegeve te Skuadres se Vrasjeve nje leter ku pohon krimin e tij.
Gjate kthimit per ne shtepi, ne fantazine e tij te semure, imagjinon disa lloj menyrash se si mund te mbyllet kjo ceshtje.
Ky film ka marre disa lloj cmimesh nder te cilet ne 1970 Oscar si filmi me i mire i huaj, Cmimin e Madh ne Cannes dhe nje sere cmimesh te rendesishme europiane per protagonistin Gian Maria Volonte’

http://www.italica.rai.it/cinema/film/indagine.htm


  Gjithsej 437 faqe: « E parë ... « 82 83 84 85 86 87 88 89 90 [91] 92 93 94 95 96 97 98 99 100 » ... E fundit »
Trego 437 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.