Forumi Horizont Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 82 83 84 85 86 87 88 89 90 [91] 92 93 94 95 96 97 98 99 100 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Cka zemra qe qan!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7131)


Postuar nga Indrit datë 02 Korrik 2006 - 14:12:

Dhe vjen nje dite…

Vjen nje dite te ftohen duart
Dridhen parreshtur si purteke
Vjen nje dite te shtohen rrudhat
Kthehesh ne rrudhe dhe ti vete.

Dhe vjen nje dite disi papritur
Te ze mat, as vete se ndjen
E shikon veten rrudhosur, thinjur
Mbuluar koka me argjend

Vjen nje dite te le fuqia
Nuk je ne gjendje te mbash vetveten
Bashke me te vjen pleqeria
Kjo shtrige e keqe, moter me vdekjen

Dhe vjen nje dite loti rreshket
Ashtu si cika permbi cati
Shiritin vidios prapa e kthen
Kujton rinine plot dashuri.

Dhe vjen nje dite te lene dhembet
Koret e bukes dot si pertyp
Ah vjen nje dite te merren kembet
Veshet te lene, te lene dhe syte.

Vjen dite kur njerezit, te sillen ftohte
Sikur te ishin ngrire, ajsberge…
Tashme dhe kembet nuk te zene ngrohte
Madje mbeshtjellur dhe nen kuverte.


  Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 82 83 84 85 86 87 88 89 90 [91] 92 93 94 95 96 97 98 99 100 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.