Forumi Horizont | Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 82 83 84 85 86 87 88 89 90 [91] 92 93 94 95 96 97 98 99 100 » ... E fundit » Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)
spliceozoma dhe funksionimi i saj
Cod. A11042006
do doja te sqaroja edhe dicka qe nuk e thashe ne postimin tim te fundit: ceshtja e imunoglobulinave dhe e linfociteve B eshte e vecante sepse mund te themi qe eshte nder te pakta raste ku ADN vete peson nje proces te ngjashem me splicing (nje rregullim i segmenteve qe do kodifikojne per zinxhiret e antitruave)...eshte e cuditshme ne fakt te mendohet kjo gje por ehste e vertete...kjo vjen si pasoje e proceseve qe sistemi imunitar zhvillon per tu mbrojtur nga nje antigjen....pasi qe antigjeni i tregohet qelizave te sistemit imunitar nje nder fazat e fundit eshte ajo e prodhimit te imunoglobulinave (antitrupave)nga linfocitet B.ato linfocite B qe do e kryejne kete funksion vijne nga nje linfocit B i vetem qe e ka njohur ate antigjen dhe ndahet per te formuar klone te veta...keto do prodhojne vetem nje lloj antitrupi.ajo qelize fillestare ama i nenshtruar nje procesi qe ka keputur copa nga ADN-ja baze dhe ka bashkuar segmente te ndryshme te gjeneve qe do formojne antitrupat...detajet do vijne me vone
me siper permenda qe splicozoma eshte ajo "enzime" qe fshin intronet...ajo ishte e perbere nga gati 150 lloj proteinash qe lidhen ne pikat ku do keputet segmenti i introneve...fillimisht keto zona njohen nga proteinat ARN nukleare (small nuclear ARN snARN) qe jane 5 ne numer...U1 dhe U2 jane ato te parat qe lidhen ne pikat e introneve,gjithmone ne harmoni me lidhjet e proteinave rregulluese te splicing-ut dhe pastaj ndjekin te tjerat.pasi keto jane lidhur dhe kane bere te qarta pikat e prerjes shkojne edhe proteina te tjera dhe te gjitha keto bashke quhen splicozome...keto presin intronin dhe e largojne.proteinat rregulluese te splicingut kane rendesi te vecante sidomos ne rastet e splicingut alternativ kur njeri hekzon psh duhet te rrije ose duhet te keputet...ne keto raste proteina rregulluese (SR) eshte nje bllokues i splicingut te atij hekzoni dhe keshtu qe nuk ndodh lidhja e plote e proteinave te splicozomes keshtu qe ai hekzon hiqet sepse njihet si intron...
ku qendron bukurija ketu?qendron ne faktin qe nese arrihen te manipulohen keto pika atehere mund te kotrollohen procese si apoptoza...me siper permenda rastin e gjenit Blc-x qe jepte 2 forma: njera e conte qelizen ne varreza kurse tjetra e mbronte...atehere mund te arrihet qe duke manipuluar ato pika te lidhjes se splicozomes te ndryshohet rezultati perfundimtar i ARN dhe kjo gje te coje ne dobishmeri...psh duke bere kete gje mund te drejtohen qeliza kancerogjene drejt vdekjes ose mund te perdoret psh ne terapite gjenike...
sipas nje artikulli te dale ne janar tregohej qe kjo metode eshte duke u perdorur per tentativat qe te gjehen terapi si psh ne rastin e talasemise beta ku nje prerje gabim ne pozicionin 5' con ne deformimin e molekulave te hemoglobines...duke fshehur nje zone te splicingut u arrit qe te cohej pika e splicingut ne vendin origjinal dhe te formohej nje hemoglobine normale...
pra mundesia me manipuluar zonat "roje" mund te jape nje ndihme shume te madhe ne gjetjen e terapive te semundjeve qe vijne si pasoje e nje splicingu gabim!
me pak fjale formuam nje mARN gati per tu trasformuar ne proteine me ane te nje procesi tjeter qe quhet perkthim...ndoshta me shume mund te na haje kurioziteti se cfare jane keto proteinat qe po luftohet kaq shume per ti formuar dhe se cfare roli kane?pastaj mund te pyesim se si ja ben mARN-ja qe te perkthehet ne keto proteina...
Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 82 83 84 85 86 87 88 89 90 [91] 92 93 94 95 96 97 98 99 100 » ... E fundit » Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.