Forumi Horizont Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 82 83 84 85 86 87 88 89 90 [91] 92 93 94 95 96 97 98 99 100 » ... E fundit »
Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- pse te frikesohesh nga vdekja? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7539)


Postuar nga belkisa datë 09 Shtator 2007 - 19:27:

Vdekja – Time over

 
Do ta pershkruaja me nje paralelizem te thjeshte.
 
Gjithesecili prej nesh e ka provuar ndjesine e te testuarit qofte ky me shkrim apo me goje, nuk ka nevoje per shume komente gjendja sesi ndihemi ne ato caste, secili ka specifikat e veta, por ne pergjithesi tek cdokush vren shenja nervoziteti, stresi, ankthi, frike.
 
Pra edhe Vdekjen do ta quaja nje lloj testi me goje, e cila vjen fill pas testit me shkrim qe eshte vete Jeta. E ku papritmas bie gongu « time over », ti pushon se vepruari, e mundesia per rishikim e testit a per te korrigjuar gabimet (n.q.s. nuk i ke pare me pare) eshte zero, tani je ne pritjen e marrjes ne pyetje me goje nga ku do te marresh edhe vleresimit/rezultatit perfundimtar.
Ketu fillon frika e madhe, kalim apo mbetje (e lum ai/ajo qe pretendon per note)?!
 
Keshtu lind pyetja : A jam une i pergatitur per kete lloj testi e per mos patje frike nga vdekja?!
(ku as kopja, as miku, as shoku, as leku, as pushteti nuk me zgjidhin pune, te gjithe me kane braktisur, jam vetem une dhe ajo cka punova ne testin me shkrim.)
 
Patjen frike nga vdekja dhe te kujtuarit shpesh te saj nuk e shoh si ndrydhje a shmangie nga te jetuarit e jetes, perkundrazi si balance dhe reflektim per arritjen e kenaqesise se kesaj bote dhe njerazi te shtoj ndonje pike plus per testin perfundimtar.


  Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 82 83 84 85 86 87 88 89 90 [91] 92 93 94 95 96 97 98 99 100 » ... E fundit »
Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.