Forumi Horizont | Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 82 83 84 85 86 87 88 89 90 [91] 92 93 94 95 96 97 98 99 100 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
As nihilizmi nuk eshte zgjidhje. PD+PS=99%
Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Nuk e di kush eshte Klodi, por gjithsesi s'jam dakort me ty.
Sistemin e vlerave politike, shqiptaret e importojne nga vendet e medha. Jane vendet e medha qe i krijojne keto vlera, me revolucione kur ishte koha e tyre, apo me bashkime sic po ndodh ne ditet e sotme me lloj lloj bashkimesh (EU etj).
Ne s'na ngel gje tjeter vetem t'i marim ato te gatshme, dhe kjo nuk duhet te shihet si gjest perules nga ana jone. Ne thjesht kemi fatin qe jemi komb i vogel, dhe cdo perpjekje per te imituar metodat (revolucionet pra) do te ishte shkaterruese per ne.
Lajme te fresketa...
Vajza 20 vjeç vetevritet qe ti shpetoje marteses
ELBASAN- Refuzimi për martesë, ky është motivi, sipas policisë, që ka nxitur 20 vjecaren Alma Karaj të vetëflijohej duke rënë nga kati i 12-të i një pallati në qytetin e Elbasanit. Dje në mesditë, e reja, së bashku me të fejuarin e saj Hekuran Ali Hasa 25 vjeç, kanë qenë duke pirë lafe kafe në barë-kafe ‘Divino’, në qendër të qytetit të Elbasanit. Ajo i ka thene dy djemve se po shkonte ne tualet...
Mësohet se raporti i tyre dyvjeçar ishte ftohur dhe familjaret janë munduar ti bashkojne prape. Ndermjetesimi i prinderve u be ne shetitoren e Elbasanit para se te rinjte te shkonin per kafe ne katin e 12-te.
Kapet 1 ton droge, arrestohet 21 vjecari
SARANDE- 1134 kg kanabis sativa janë sekuestruar në orët e mbrëmjes së të shtunës, gjatë një operacioni të përbashkët mes policisë shqiptare dhe Guardia di Financia italiane. Sasia e madhe e lendes narkotike, më e madhja e sekuestuar gjatë kohëve të fundit, është bllokuar në vendin e quajtur Bregu i Kasolles në afërsi të Gjirit të Kakomesë. Sipas policisë droga ishte prodhuar në Lazarat dhe e transportuar me furgon ne gjirin e Kakomese. Aty pritej te vinte nje skaf i nisur nga Italia qe do merrte mallin.
Sherr me armë në mes të lokaleve të Bllokut, plagoset një kalimtar
TIRANË- Një sherr banal midis të rinjsh përfundoi në përdorimin e armës. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 21:00, kur katër të rinj u përfshinë në një sherr midis tyre dhe në fund njëri qëlloi me pistoletë në ajër. Njëri prej tyre ka qëlluar tri herë me një armë tip pistoletë, duke krijuar panik mes banorëve dhe klientëve të lokalit para të cilët ndodhi ngjarja. Por njëri prej plumbave ka bërë rikoshet, duke plagosur një kalimtar të rastit. Mes për mes bllokut që në këtë orë është i mbipopulluar, ai ka vrapuar me armë duke shokuar një pjesë të madhe të tyre. Më pas ai është futur në një pallat tek vendi i quajtur “Shallvaret”. Forca të shumta policore dhe ato Renea kanë rrethuar vendin nga frika e ndonjë pengmarrje të mundshme, për faktin se pallati është i gjithi i banuar.
I riu që ndodhej në katin e fundit të pallatit ka fshehur armën dhe i është dorëzuar forcave Renea sapo i ka parë ato.
Re: Lajme te fresketa...
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Vajza 20 vjeç vetevritet qe ti shpetoje marteses
ELBASAN- Refuzimi për martesë, ky është motivi, sipas policisë, që ka nxitur 20 vjecaren Alma Karaj të vetëflijohej duke rënë nga kati i 12-të i një pallati në qytetin e Elbasanit. Dje në mesditë, e reja, së bashku me të fejuarin e saj Hekuran Ali Hasa 25 vjeç, kanë qenë duke pirë lafe kafe në barë-kafe ‘Divino’, në qendër të qytetit të Elbasanit. Ajo i ka thene dy djemve se po shkonte ne tualet...
Mësohet se raporti i tyre dyvjeçar ishte ftohur dhe familjaret janë munduar ti bashkojne prape. Ndermjetesimi i prinderve u be ne shetitoren e Elbasanit para se te rinjte te shkonin per kafe ne katin e 12-te.
Kam pas ne klase me ate mbiemer. E ka theksin tek a-ja e dyte. Madje i thirrnim me mbiemer pa problem.
P.s. Po na bohet adoleshent lezhiani tu pa youporn. Helpppp
Tirane me 20 Mars, 2010
Deklarate
Ne prag te regjistrimit vetedeklarues etniko-fetar ne Shqiperi,
me daten 12 Mars, 2010 Serbia thirri ne raport vartesat e saj nga Shqiperia te kryesuar nga uzurpatori i pushtetit dhe antishqiptari Ilir Meta.
Qellimi i raport-vizites sic doli vete edhe nga deklarata e antishqiptarit Ilir Meta, ishte njohja e gjendjes per krijimin ne Shqiperi te “minoritetit serb” prej 200 mije personash dhe masat qe duhen mare per ta realizuar me sukses kete objektiv serb.
Kjo raport-vizite ne Serbi u realizua pas vendosmerise se demostruar nga uzurpatori i pushtetit dhe antishqiptari Ilir Meta per ti falur Greqise territore shqiptare ne Jug te Vendit, megjithese Gjykata Kushtetuese e ndaloi tentativen e pare tradhetore te qeverise me antishqiptare qe ka njohur kombi shqiptar.
Situata per ne shqiptaret ne trojet tona eshte shume me e rrezikshme se ne cdo kohe tjeter te historise.
Sot ceshtja shtrohet se; * do te shuhemi si komb?
Pushtimet e kaluara te cilave i kemi rezistuar me shekuj kane pase kryesisht karakter shfrytezues. Keto pushtime sado te gjata qe qene nuk munden qe te na shfarosin si komb, si identitet.
Ne gjendjen e sotme ne te cilen ndodhemi ne shqiptaret edhe nje hap mbrapa do te thote, fundi jone.
Pushtimi i sotem eshte nje kombinim shfaroses. Sot ne Shqiperi gjendet cizmja ushtarake greke, pushteti ekonomik ndodhet ne duart serbe e greke, ndersa pushteti politik eshte uzurpuar nga bandita, klloun, kriminele, me antishqiptaret me te betuar qe ka njohur historia.
Eshte detyre e cdokujt, kudo qe ndodhet, qe bukes i thote buke, e vetes i thote shqiptar, e qe ne deje vazhdon ti rjedh gjak shqiptari, t’ja shkurtoje jeten aleances antishqiptare ne pushtet e politike.
Kur egzistenca e kombit eshte ne rrezik te gjithe format dhe mjetet e nevojshme per ta shmangur rrezikun jane legjitime.
Atdheu na therret.
Partia Shpresa Demokrate
Partiashpresa@aol.com
Kjo "deklarata" qenka e tipit:
"Te rroje partia desh me than', por ai kish marue".
Ashtu mednova edhe une, por Meta deklaroi minoritetin serb, kjo eshte e verteta komkrete e vizites se Metes
Ndoshta ngaqe donte te hiqte vemendjen nga kutite e votimit???????????????
Ndoshta serbet gjeten momentin e pershtatshem per te kerkuar dicka qe ne momente normale do bente shume shume zhurme ............. dhe sala per te ruajtur karrigen nuk e ka problem t'ua jape???????? Mahhhh .................... .
Konflikt qeveri-bashki per sheshin Skenderbej ne Tirane
Parathenie:
Ne fakt kisha kohe qe mallkoja Shqiperine sa here kaloja te sheshi Skenderbej. Per te mos folur per planet e rrugeve me nje drejtim qe detyron trafikun e Tiranes te kaloje rrotull Skenderbeut. (plan i ndonje debili te paafte)
Vijme tek lajmi:
Kryeministri Sali Berisha urdhëroi sot asfaltimin e sheshit “Skënderbej” në qendër të Tiranës, i cili prej kohësh është dëmtuar. Duke akuzuar se lobe të caktuara po lënë sheshin kryesor të kryeqytetit në gjendje të mjeruar Berisha urdhëroi marrjen e përgjegjësisë nga kabineti i tij. Ai tha se do të përdoren paratë e fondit prej 10 milionë dollarë që qeveria Kuvajtiane ka vënë në dispozicion prej dy vitesh.
Bashkia e Tiranës ka reaguar menjëherë ndaj deklaratave tëkryeminsitrit për sheshin “Skënderbej”. Zëdhënsja e Bashkisë Joana Bushi deklaroi në një konferencë për shtyp se “është faji I Berishës që në sheshin ‘Skënderbej’ nuk kanë nisur ende punimet për projektin e parashikuar. Qeveria të bëjë shpronësimet, është një segment në këtë shesh që ka 2 vjet që nuk po shpronësohet”. Në këto kushte Bashkia i bëri thirrje kryeministrit Sali Berisha, “të mos thellojë me gropën e autonomisë vendore.
ASKUSH NUK JEP NJE AFAT KOHOR KUR RREGULLOHET. QENDRA E TIRANES VAZHDON TE JETE NJE RROTULLAME ME GROPA PARA HEROIT TE PLUHUROSUR...
Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 82 83 84 85 86 87 88 89 90 [91] 92 93 94 95 96 97 98 99 100 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.