Forumi Horizont Gjithsej 967 faqe: « E parë ... « 905 906 907 908 909 910 911 912 913 [914] 915 916 917 918 919 920 921 922 923 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)


Postuar nga Fajtori datë 20 Tetor 2012 - 12:26:

Religulous

Dokumentar i Bill Maher mbi besimet fetare. Fillon gallate dhe mbaron ne komedi. Intervistohen nga besimtaret e Amerikes deri tek myslimanet e Jeruzalemit, duke kaluar nga Anglia, Hollanda, etj. Bill Maher nuk eshte besimtar por njeh mire faktet e Bibles se i ka studjuar ne femijeri. Ai ben pyetje te thjeshta por del ne pah se shumica nuk dine ti pergjigjen dhe krijojne spjegime personale mbi kontradiktat llogjike apo historike. Shpesh besimtaret formojne nje ide personale sesi duhet te jete zoti. Ne fakt kjo me rezulton shume e vertete, cdo besimtar qe kam njohur ka patur stilin e vet te besimit. Njeri thote kisha eshte e keqe, tjetri mezi pret te shkoje ne kishe, njeri beson santa claus, tjetri beson se po vjen fundi i botes etj. Njeri thote grate duhen mbuluar, tjetri thote nuk e ka kurani. Ne film shume njerez bllof dhe kuptohet se jane thjesht njerez me probleme mendore ose me interesa te tjera personale ose politike. Edhe raporti mes fese dhe politikes kapet bukur, duke treguar si themeluesit e Amerikes talleshin me fene kurse sot Amerika ka perqindjen me te larte te njerezve qe refuzojne teorine e evolucionit dhe fene e fusin ne kushtetute dhe ne leke. Po ta lidhim me diskutimin qe po benim mbi injorancen masive ne Amerike, gjerat bejne sens.

Ne nje fare pike duke shikuar filmin po mendoja sa e veshtire duhet te jete per keta njerez qe indoktrinohen qe ne femijeri me perralla me mbret te pranojne se kishin nje besim te gabuar. Po mendoja qe nje nga gjerat e pakta qe do falenderoja Enverin eshte se me dha mundesine te edukohem pa indoktrinime fetare. Keta te shkretet qe kane degjuar qe te vegjel mbi historite e Jezusit apo Muhametit nuk arrijne dot te shkeputen kollaj nga fantazia.

Besoj se filmi vlen te shihet qofte nga besimtaret, qofte nga jo besimtaret. Te dytet per qejf, te paret per te kuptuar se sarkazma nuk eshte mjet per te luftuar Zotin po per ti bere thirrje llogjikes.


  Gjithsej 967 faqe: « E parë ... « 905 906 907 908 909 910 911 912 913 [914] 915 916 917 918 919 920 921 922 923 » ... E fundit »
Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.