Forumi Horizont Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 83 84 85 86 87 88 89 90 91 [92] 93 94 95 96 97 98 99 100 101 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga Fajtori datë 23 Mars 2004 - 08:43:

Fragmente nga "La finestra di fronte" qe sonte flasin perjetimin tim, prandaj jane ditari im.
--------------------------

Une do te te dua pergjithmone. Jemi te detyruar te duhemi ne fshehtesi, sepse askush nuk do e falte dashurine tone. Nuk dua te heq dore nga dashuria jone. Po ti ?
* * *
I shtrenjti im
Qekur te humba ty e kuqja nuk eshte me e kuqe, bluja e qiellit nuk eshte me blu, pemet nuk jane me jeshile. Qekur te humba ty duhet te kerkoj ngjyrat brenda nostalgjise sone. Qekur te humba ty me mungon edhe dhimbja qe na bente te ndrojtur dhe ilegale. Me mungojne pritjet, sakrificat, mesazhet e kodifikuara, shikimet e vjedhura mes nje bote qorresh qe nuk donin te shihnin, sepse po te shihnin do ishim turpi i tyre, urrejta e tyre, pashpirtesia e tyre. Pendohem per kurajon qe nuk pata per te te kerkuar falje. Per kete nuk mundem as te shikoj me brenda dritares tende, aty ku te shikoja gjithmone... kur nuk dija akoma emrin tend dhe ti enderroje nje bote me te bukur, nje bote ku nuk i ndalohet pemes te jete peme dhe bluse te jete qiell. Nuk e di nese kjo bote eshte me e mire tani qe askush nuk me therret Eri, tani qe degjoj te me therresin vetem zoti Kena. E si mund ta quaj kete bote me te mire, si mund ta them pa te patur ty.
* * *
Indiferenca! Kjo eshte semundja juaj. Jeni qorre, shurdhe. Ju kane matufepsur me propaganden e tyre. Une tashme nuk bej dot asgje. Ju mund te zgjidhni akoma, ju mund te ndryshoni.
* * *
Mos u kenaq duke mbijetuar... Ti duhet te pretendosh te jetosh ne nje bote me te mire, jo vetem ta enderrosh ate.
--------------------------------

Shqiperuar dhe adaptuar nga une.


  Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 83 84 85 86 87 88 89 90 91 [92] 93 94 95 96 97 98 99 100 101 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.