Forumi Horizont | Gjithsej 280 faqe: « E parë ... « 83 84 85 86 87 88 89 90 91 [92] 93 94 95 96 97 98 99 100 101 » ... E fundit » Trego 280 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Islamizmi. Nje fatkeqesi kombetare e shqiptareve?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2848)
Jam dakort dhe une me eagle_001, Une nuk mendoj Ennis qe shqiptaret duhet te kthehen perseri ne fene e krishterimit. Sidomos ne Shqiperi nuk eshte faktori kryesor feja per percarjen qe ne kemi, mendoj se eshte e politizuar feja, sidomos Islami.
Ismail kadare eshte i krishter dhe ka shkruar mjaft libra e shkrime per kohen e pushtimit turk, per Skenderbeun e "famshem", i cili nuk e ka historin ashtu sic e dime ne, por krejt ndryshe, dhe madje aq sa kam lexuar une per historin e vertet te kombit tone, statuja e tij nuk e meriton te jete ne mes te Tiranes, por nejse.
Ajo qe dua te them eshte se ne Shqiperi me ardhjen e demokracie, pra qe ne 90, rryma fetare erdhi vrullshem si ajo kristiane dhe ajo islame.Fatkeqesisht ajo islame nuk eshte kapur ashtu sic duhet nga shumica e besimtareve, ndaj dhe polemikat jane te shumta, por kam bindjen se islami nuk eshte fe percarese, por mjaft tolerante.
Mos harroni se kudo ne bote ka muslimane, madje ne Gjermani islami eshte mjaft e frekuentuar si fe dhe ka gjithashtu tolerance dhe bashkevllazeri, natyrisht se ekonomia e ketij vendi eshte e zhvilluar, shoqeria eshte e emancipuar dhe keto jane faktore krysor, ndersa ne shqiperi eshte ku therret qameti.
Jam e mendimit qe secili e zgjedh vete fene e tij dhe te respektoje fene e tjetrit.
Gjithsej 280 faqe: « E parë ... « 83 84 85 86 87 88 89 90 91 [92] 93 94 95 96 97 98 99 100 101 » ... E fundit » Trego 280 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.