Forumi Horizont | Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 83 84 85 86 87 88 89 90 91 [92] 93 94 95 96 97 98 99 100 101 » ... E fundit » Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)
proteinat: hyrje
Cod. C12042006
mund te themi qe proteinat jane klasa e molekulave organike qe ze pjesen me te madhe ne trupin tone.jane rreth 90.000 lloje ne trupin e njeriut dhe funskionet e tyre jane nga me te ndryshmet...jane enzima,jane kanale neper siperfaqe qelizash qe bejne te mundur qe te mbahet nje ekuiliber te elektroliteve (kalcium,kalium,natrium,klor etj)ne ambientin jasht dhe brenda qelizes...jane trasportues qe sherbejne per te levizur proteina te tjera...jane pjese perberese te matriksit jashtqelizor....jane perberesit kryesor qe bejne te mundur qe te levizim muskujt( aktina dhe miozina jane proteina)...jane hormone qe veprojne ne cdo cep te trupit tone...jane struktura qe bejne te mundur ndarjen e qelizes (mikrotubat qe kapin kromozomet ne zonen qendrore jane proteina)...jane perberes te struktures se kromatines (nukleozomet jane proteina)...disa prej tyre shfaqen vetem ne femijeri,disa te tjera ne moshe me te rritur...disa jane proteina te rregullta qe ndryshojne forme dhe behen patologjike (flas ketu per prionet)...disa jane prezent vetem ne nje zone te trupit,disa jane prezent gjithandej ne trup...etj etj...pra nese do ti numeronim te gjitha funksionet e tyre do zgjateshim me faqe te tera...
procesi i traskriptimit dhe i perkthimit kane si qellim pikerisht prodhimin e ketyre materialeve dhe per kete gje harxhohet pjesa me e madhe e energjise nga qeliza...
proteinat ne fillim mendoheshin se mund te ishin percuesit e tipareve deri sa u bene eksperimentet qe nxorren ne dukje se ishte ADN-ja ajo qe e bente ate funksion.edhe sot qe dihet sekuenca e ADN-s te gjithe jane drejtuar nga ajo qe eshte quajtur projekti proteoma per te gjetur se cilat jane gjenet dhe cilat jane proteinat qe mund te japin ato...si dhe mund te shihen se cfare lidhje kane ato me njera tjetren...jane proteinat vete qe kontrollojne menyren e perdorimit te ADN...
pra nje klase qe ka terhequr qe ne fillim te gjithe dhe qe i ka dhene shtyse kerkimeve ne shume fusha: biologji,gjenetike,farmakologji,patologji,onkologj
i etj...
proteinat ne trupin e njeriut prodhohen nga gjenet qe pasi formojne nje mARN i nenshtrohen procesit te perkthimit dhe kodifikon proteina...ato proteina qe vijne nga dieta shkaterrohen ne perberesit me elementare te proteinave dhe thithen nga trupi i njeriut me ane te trasportuesve te aminoacideve qe nese nuk gabohem jane 5...
proteinat jane te perbere nga aminoacidet...aminoacidet jane 20 ne numer (megjithse jane prodhuar edhe 2 te tjere ne menyre artificiale ne laborator)...nga keto ka qe prodhohen ne trupin e njeriut por jane edhe ato qe quhen esenciale qe duhet te merren patjeter nga dieta...vazhdon
Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 83 84 85 86 87 88 89 90 91 [92] 93 94 95 96 97 98 99 100 101 » ... E fundit » Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.