Forumi Horizont | Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 83 84 85 86 87 88 89 90 91 [92] 93 94 95 96 97 98 99 100 101 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)
Meqe ra fjala per lajme prekese ......... :
Ndodh edhe kështu. Gjithçka në emër të dashurisë për futbollin, këtë lojë magjike anekënd botës, por që për qytete të vogla është “fe”, është “ushqim” është jeta vetë. Sikurse duket, vëmendja e opinionit publik shqiptar, veçanërisht e atij sportdashës, ditët në vazhdim do të fokusohet në qytetin verior të Pukës, për të cilin është folur kaq shumë edhe ditët e fundit. Ngjarjet e ndodhura në takimin Tërbuni-Kastrioti, ku publiku vendas, i irrituar nga një anulim goli prej gjyqtarit Mentor Sopjani, mësyu fushën e lojës dhe goditi “xhaketat e zeza”, patën një jehonë të madhe mediatike, por u pasuan edhe nga vendimi i Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së, i cili e pezulloi Tërbunin nga të gjitha aktivitetet futbollistike kombëtare për 2 vjet dhe e zbriti një kategori më poshtë. Vendim i cili është kontestuar fuqishëm nga pukjanët, të përfaqësuar nga kryebashkiaku Rustem Strugaj, i cili paralajmëroi se do ta ndjekë çështjen deri në Lozanë. Por, sot, ditën e 8 marsit, lajme të tjera vijnë nga Puka. Që për futbollin shqiptar përbëjnë gjëra të padëgjuara më parë. Greva e urisë është ajo, që do të bëjnë intelektualët e Pukës, bashkë me lojtarët dhe stafin e Tërbunit. Gjithçka është konfirmuar tashmë, pritet vetëm ora 19.30 e ditës së sotme, që greva e urisë të nisë. Të parët që do të ndërmarrin këtë nismë ekstreme, qysh sonte, në orën 19.30, do të jenë 10-12 intelektualë të Pukës, mjekë, mësues, ekonomistë etj., të cilëve do t’u bashkohen nesër, në orën 09.00 të mëngjesit, edhe tërë futbollistët e Tërbunit, bashkë me stafin teknik. Tashmë është vendosur edhe vendi ku do të mbahet kjo grevë urie, në një nga sallat e Pallatit të Kulturës së Pukës. Grupi organizator i grevës, por edhe ata që do të marrin pjesë në të, ftojnë të gjitha mediat të monitorojnë cdo gjë, non-stop, për të verifikuar vlefshmërinë dhe vërtetësinë e grevës së urisë. Gjithcka, thonë ata, e bëjmë për futbollin, për Tërbunin, në emër të së drejtës, e cila pretendohet se është nëpërkëmbur nga vendimi i FSHF-së. “Jeta jonë është futbolli. Mezi krijuam një skuadër, e ngjitëm në kategorinë e parë, ndërtuam një stadium dhe tërë populli i Pukës jetonte me futbollin, në mungesë të argëtimeve të tjera. Tani duan të na e heqin edhe atë, vetëm sepse një gjyqtar i korruptuar dhe që kishte ardhur me një qëllim të mbrapshtë në Pukë, si Mentor Sopjani, donte të përfundonte misionin e tij,” – thonë futbollistët dhe stafi drejtues i Tërbunit, ashtu si edhe intelektualët e qytetit, që kanë vendosur të futen në grevë.
Marre nga "Sporti Shqiptar"
p.s. a ka ndonje intelektual nga Puka ketu????? Se kane ngelur edhe nja dy vende per t'u mbushur tek greva urise ........ .
Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 83 84 85 86 87 88 89 90 91 [92] 93 94 95 96 97 98 99 100 101 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.