Forumi Horizont | Gjithsej 328 faqe: « E parë ... « 84 85 86 87 88 89 90 91 92 [93] 94 95 96 97 98 99 100 101 102 » ... E fundit » Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga bota (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=306)
-- Lajme nga bota... ndoshta per shqiptaret (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17598)
Duisburg, lamtumirë emocionuese për 21 viktimat e Love Parade
Në ceremoninë e përzishme për 21 viktimat e katastrofës së Loveparade, në Duisburg morën pjesë dhjetëra mijëra vetë.
Dhjetëra mijëra i dhanë këtë të shtunë (31.7.) në Duisburg lamtumirën 21 viktimave të panikut masiv në Loveparade.
Meqenëse në kishën Salvator ku u mbajt mesha ekumenike kishte vend vetëm për 550 vetë, organizatorët kishin planifikuar përcjelljen e pamjeve në stadiumin dhe 12 kisha të qytetit. Në marshin mortor pas meshës në orët e pasdites sipas të dhënave të policisë priten mijëra pjesëmarrës. Situata vlerësohet e tensionuar pasi pas katastrofës pati shumë kritika ndaj organizatorëve dhe autoriteteve vendimmarrëse të qytetit Duisburg.
Në meshë të afërm të viktimave dhe të lënduar
Në kishën Salvator janë të pranishëm para së gjithash familjarë të viktimave, të lënduar gjatë katastrofës së Loveparade-it dhe forca të ekipeve të shpëtimit. Krahas presidentit federal Christian Wulff, kancelares Angela Merkel, Ministrit të Jashtëm gjerman Guido Westerwelle dhe kryeministres së Landit, Hannelore Kraft, morën pjesë edhe të ftuar të tjerë nga politika, kisha dhe shoqëria.
Kryetari i bashkisë së Duisburgut, Adolf Sauerland,i cili konsiderohet përgjegjësi kryesor politik për tragjedinë nuk mori pjesë në aktivitetin përkujtimor. Ai e argumento vendimin me respektin për ndjenjat e familjarëve të viktimave dhe të lënduarve.
Kryeministrja premton zbardhje të plotë
Kryeministrja e Landit, Hannelore Kraft (SPD) i siguroi familjarët e viktimave se do të bëhet zbardhje e plotë e ngjarjes. Viktimat dhe të afërmit kanë të drejtën të mësojnë të vërtetën. "Si mundi të ndodhte, kush është fajtor, kush është pëgjegjës? Këto pyetje duhet dhe do të sqarohen", tha Kraft, me zërin që i dridhej nga emocioni. Në të njëjtën kohë ajo falenderoi forcat e shpëtimit për punën e bërë.
Gjithsej 328 faqe: « E parë ... « 84 85 86 87 88 89 90 91 92 [93] 94 95 96 97 98 99 100 101 102 » ... E fundit » Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.