Forumi Horizont | Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 84 85 86 87 88 89 90 91 92 [93] 94 95 96 97 98 99 100 101 102 » ... E fundit » Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- FK Teuta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=349)
Lika: Ne gjithmonë luajmë për fitore
Trajneri i Teutës qëndron me këmbët në tokë kur flet për ballafaqimin e nesërm me Tiranën.
Trajneri i Teutës, Hasan Lika, e vlerëson ndeshjen e nesërme me kryesuesen e kampionatit, Tiranën, tepër të rëndësishme. Sipas Likës, çdo ndeshje e këtij kampionati ka rëndësinë e vet për ecurinë e skuadrës që drejton, përfshi këtu edhe ballafaqimin me kampionët në fuqi. Në këtë kuadër, edhe ndeshja me Tiranën, që kryeson kampionatin, paraqitet e tillë, e rëndësishme dhe me të papritura brenda. "E vështirë do të jetë, por do të përpiqemi ta kalojmë me sukses Tiranën. Kundërshtari i radhës është mjaft i fortë, gjë të cilën e tregon më së miri ecuria e tij në kampionat. Tirana e kaloi periudhën jo të mirë dhe tashmë e kryeson me meritë kampionatin, kështu që ndeshja e nesërme paraqet vështirësitë e saj. Megjithatë, ashtu si për çdo ndeshje tjetër, jemi përgatitur seriozisht që ta kalojmë gjithçka me sukses. Ne, në çdo ndeshje hyjmë për të fituar," - është shprehur trajneri Lika. Po kështu, trajneri i Teutës ka konfirmuar se edhe këtë herë nuk do t'i ketë të gjithë futbollistët në dispozicion, pasi dëmtimet vazhdojnë t'i lënë jashtë formacionit disa titullarë. "Për shkak të mosriaftësimit të disa futbollistëve bazë të formacionit nga dëmtimet që kanë pasur, nuk do të luajmë të plotë ndaj Tiranës. Gjithsesi, kjo nuk i zbeh aspak pretendimet tona. Fundja, me sa dimë, edhe kundërshtari do të ketë mungesat e tij," - shton Lika.
Ndërkohë, burime nga stafi mjekësor i Teutës bëjnë të ditur se për këtë ndeshje është në pikëpyetje aktivizimi i Renatos dhe i Babamustës, të cilët nuk janë riaftësuar akoma nga dëmtimet e fundit. Po kështu, edhe Begeja ka pasur një dëmtim në ndeshjen e fundit me Elbasanin, por ka më shumë shanse për të luajtur ndaj bardhebluve. Teutës, në ndeshjen me Tiranën do t'i mungojë edhe një nga pikat kyçe të saj, Mancaku, i cili është i pezulluar për shkak të tre kartonëve të verdhë. Ajo që ia vlen të veçohet është fakti se reparti i mbrojtjes durrsake, që në ndeshjet e fundit ka pasur mungesa, në këtë ndeshje do të jetë i kompletuar. Në krye të saj do të jetë një futbollist me përvojë, si Zëre, që përbën edhe shtyllën kryesore në këtë repart. Mungesat e disa futbollistëve në mesfushë i kanë hapur mundësinë e aktivizimit Hashos dhe Bespallës, që në këtë periudhë gëzojnë formë të mirë sportive. Ndërkohë, nisur edhe nga rëndësia e kësaj ndeshjeje, sfida e Teutës me Tiranën pritet të ndiqet me shumë interes nga tifozët durrsakë. Këta të fundit kanë qenë të shumtë në numër edhe në seancat stërvitore të kësaj jave.
Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 84 85 86 87 88 89 90 91 92 [93] 94 95 96 97 98 99 100 101 102 » ... E fundit » Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.