Forumi Horizont | Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 84 85 86 87 88 89 90 91 92 [93] 94 95 96 97 98 99 100 101 102 » ... E fundit » Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)
proteinat: struktura e aminoacideve dhe aminoacidet qe merren me diete
Cod. B18042006
proteinat jane te perbere nga aminoacidet...aminoacidet jane 20 ne numer dhe pjesa me e madhe e tyre jane te formueshem ne trupin tone me ane te reaksioneve te ndryshme ndersa ate pjese qe nuk mund ta sintetizojme vete e marrim me ane te dietes...
aminoacidet kane si strukture baze nje forme te thjeshte (referohuni figures se mesiperme) :
-nje atom karboni qendror(ky atom qendror paraqet nje veti te perkthyerjes se drites pervec ne rastin e glicines.kjo veti e ben qe ai te quhet atom kiral.per definicion ne kimi nje karbon kiral eshte ai qe eshte i lidhur me 4 grupe te ndryshme rreth vetes...ne rastin tone mund ta kuptojne me fare mire qe atomi i karbonit esht i lidhur me 4 grupe te ndryshme ne te gjitha rastet pervec rastit te glicines...ky ishte nje informacion thjesht shtese)
-nje hidrogjen
-nje grup amin (-NH2) (nga ky vjen edhe emri amino)
-nje grup karboksilik (-COOH)
-nje degezim qe ndryshon sipas cdo aminoacidi dhe qe i jep emrin aminoacidit (ne figuren qe po ju paraqes eshte ajo qe shenohet me jeshile dhe qe mund ta quajme si R...dmth grup radikal)
R ndryshon sipas aminoacideve dhe mund te shkoje nga forma me e thjeshte qe eshte tek glicina ku R eshte nje hidrogjen.nese ne ate pozicion do te ishte nje grup metil (rasti i figures) atehere do merrte emrin alanine e keshtu me rradhe...pak e nga pak do ti degjoni te gjithe emrat e tyre sepse do permenden per ndonje karakteristike qe kane si aminoacide ne vehte si dhe ne strukturen e proteinave...
aminoacidet qe jane esenciale,pra ato qe nuk mund te sintetizohen nga trupi jone jane 9 :
histidina
izoleucina
leucina
lizina
metionina
fenilalanina
trionina
triptofani
valina
sipas nje shkrimi qe lexova ne internet thuhej qe 2 nga keto aminoacide (lizina dhe triptofani)jane shume te paket ne bime keshtu qe ato qe jane vegjetariane duhet te bejne kujdes qe ne dieten e tyre te kene nje sasi te mjaftueshme te ketyre 2 aminoacideve esenciale...
p.s: ne postimin tjeter do mundohem te gjej nje figure qe te tregoje te gjithe aminoacidet ne strukturen e tyre
vazhdon...
Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 84 85 86 87 88 89 90 91 92 [93] 94 95 96 97 98 99 100 101 102 » ... E fundit » Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.