Forumi Horizont | Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 84 85 86 87 88 89 90 91 92 [93] 94 95 96 97 98 99 100 101 102 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Vizat, më 15 prill vlerësimi në Bruksel
Komisioni Europian do të publikojë më 15 prill vlerësimet e ekspertëve mbi kriteret e përmbushura nga Shqipëria dhe Bosnja për cështjen e liberalizimit të vizave.
Dy janë problemet për Shqipërinë, kriza dhe emigracioni shqiptar në BE 20 viteve të fundit, plus faktin që azilkërkuesit maqedonas e serbë kanë deklaruar se kanë kombësi shqiptare.Të njëjtat burime thonë se Bosnja gëzon një besim më të lartë se Shqipëria edhe për përmbushjen e kritereve teknike, ndersa e shohin përfshirjen e Shqipërisë në një grup me Bosnjën si një avantazh për vendin tonë.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=178814&ref=fp
Berat, skeletet e të vdekurve ndotin ujin e pijshëm
Ca lajmesh...
Që prej një viti qindra banorë të qytetit të Beratit furnizohen me ujë të pijshëm, të ndotur nga skeletet e të vdekurve. Rreth 900 metra linear tubacion (krejtësisht i amortizuar) kalon mes për mes varrezave të qytetit. Rrjeti është ndërtuar 40 vjet më parë dhe nuk është bërë investim për rikonstruksionin e tij. Specialistët shprehen se në stinën e nxehtë të pranverës dhe verës rreziku është edhe më i madh dhe nuk përjashtohet mundësia e rënies se epidemive.
Kreu i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në qytetin e Beratit deklaron se e vetmja zgjidhje është spostimi nga varrezat i tubacionit me gjatësi prej 900 m linear. Ndërkohë që ndërhyrja në rrjet kap vlerën e 8.6 milionë lekëve. Ndërmarrja dhe Bashkia nuk kanë asnjë mundësi financimi. Problemi, i cili është i njohur nga të gjithë, përveçse kërkon zgjidhje emergjente është kthyer edhe në një përplasje politike mes grupit të këshilltarëve të LSI-së dhe kryetarit të Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi.
Re: Berat, skeletet e të vdekurve ndotin ujin e pijshëm
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Që prej një viti qindra banorë të qytetit të Beratit furnizohen me ujë të pijshëm, të ndotur nga skeletet e të vdekurve. Rreth 900 metra linear tubacion (krejtësisht i amortizuar) kalon mes për mes varrezave të qytetit. Rrjeti është ndërtuar 40 vjet më parë dhe nuk është bërë investim për rikonstruksionin e tij.
O shyqyr qe nuk pi uje cezme...Se ketu ca nuk te del..Hej bela...Uje i ndotur me skelete te vdekurish...Damnnnn vec kur e mendoj...
Kampioni shqiptar... Trafikant armesh
Daniel Godelli përfaqësoi Shqipërinë në kampionatin e vitit 2008 duke u shpallur kampion Europe në disiplinën e peshëngritjes. Ai u arrestua sot në portin e Vlorës pas një kontrolli rutinë, ku iu gjetën fishekë në valixhe. Më pas policia e Vlorës sinjalizoi atë të Peqinit, ku banon 18 vjeçari. Sipas policisë Godellit iu gjetën në banesë një arsenal i tërë armësh.
Daniel Godelli ka lindur në Peqin dhe është datëlindja 1992.
Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
O shyqyr qe nuk pi uje cezme...Se ketu ca nuk te del..Hej bela...Uje i ndotur me skelete te vdekurish...Damnnnn vec kur e mendoj...![]()
![]()
Qeveria vazhdon sfiden ndaj bashkise se Tiranes
Brenda dy javesh do jete gati projekti per asfaltimin e sheshit Skenderbej. Ne kronike permendet se plani i asfaltimit eshte provizor, derisa te realizohet nje plan perfundimtar (shume mire).
Me ne fund po i jepet zgjidhje. Por me siguri bashkia do kunderveproje...
Si perhere gjerat zgjidhen me URDHRA nga prijesi, jo me procedurat normale te institucioneve. Edhe njehere arrihet ne konkluzionint se:
SHQIPTARET NUK MERITOJNE TE KENE SHTET. I DUHET VETEM NJE PRIJES QE JEP URDHRA.
Kjo ka qene arsyea qe une votova per mbreterine.
Duke qene se ne s'kemi formuar akoma kulturen e qeverisjes, na duhej nje mbret qe te pakten s'do kishte nevoje te vidhte sa te mundte, meqe pushteti i tij s'do ishte ne diskutim. Ndoshta mbas 100 vjetesh ai mund te kthehej ne nje mbret simbolik, pak a shume si mbreterit e Europes veriore.
Gezojeni republiken tani.
Dhe pse mbreti nuk vjedh por politikanet vjedhin???
Dhe pse duhet nje mbret dhe jo psh. nje diktator si Enver Hoxha??? Ku qendron ndryshimi?
Dhe cfare zgjidh mbreti kur zevendeson institucionet? Mungesa e institucioneve dhe drejtesise do jete gjithmone njesoj. Atehere...?
Mbreti nuk vjedh, sepse me ligj oborri i tij i takonte nje fare pasurie. Pse mbreti i Anglise, ku i gjeti paret, mos punojne ata?
Ajo qe do te zgjidhte mbreti eshte, largimi i ndonje ministri qe kapet me korrupsion nderkohe qe kryeministri kete s'e ben, per interesa vetjake (dhe s'po i referohem asnje kryeministri ne vecanti). per shembull
Shume mosvarreveshje mbreti mund t'i zgjidhte me ndonje urdher administrativ ne mos gjykatat.
Mbreterit nje here e nje kohe kane qene diktatore, prandaj ne thelb s'ka ndonje ndryshim. Mbreterit e kohes se sotme jane simbolike. Ne na duhej dicka e ndermjetme. Ate qe vendet e tjera te Europes lindore e filluan andej nga 60 me diktatoret e tyre gjysem mbreter. Ne nuk e kapem ate tren dhe tani duhet te gjenim zgjidhje te tjera. Nje faze e ndermjetme na duhej dhe mbreteria e tipit te Zogut (te dyte) mendoj se do te ishte e dobishme.
Mungese intitucionesh nuk do te kishte, sepse mbreti eshte institucion.
Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 84 85 86 87 88 89 90 91 92 [93] 94 95 96 97 98 99 100 101 102 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.