Forumi Horizont Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 922 923 924 925 926 927 928 929 930 [931] 932 933 934 935 936 937 938 939 940 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga Enya datë 08 Mars 2008 - 03:09:

Post Vazhdoj te shkruaj ne Ditet e Mia pa TY.

Dua te shkruaj, por mendja sme bindet.
Dua te hedh mungesen e diteve te tua, por me duket qesharake t`i dorezohem
nje ndjenje te pazot; nje ndjenje qe avullon brenda nje casti.
E keshtu serish hedh pluhur mbi mungesen e vaket tenden. Per cfare t`i peshperis vetes?
Per cilen ndjenje? Pse vertet thua une te dashurova?
S`me besohet te kem qene ndonjeher robina jote e preferuar;
sme besohet te betohem ne gjithesi!
Dua vertet te heq kete zhul kujtese prej shpirtit, por s`po mundem.
Dua vertet te kaleroj siper enderreva boshe, te behem supergirl dua;
por s`kam krahe te lire. Jam e ngunjuar brenda trupit tim. Brenda trupit tim
ka jete, ka fryme, ka vetedije dhe lumturi; por ka edhe dhimbje te bukur.
Une jam e ngunjuar edhe jashte trupit tim. Jam trinjakezuar, une perendesha e bukurise shpirterore;
une, enderra jote e rrembyer prej nje casti te pasy!
S`e di o shpirti im kujt duhet t`i flas. Heshtja me pelqen, por edhe me
mbyt ne fyt. S`arrij te ngopem as me fryme; kam edhe etje, edhe uri kam.
Edhe mall, edhe mungese...


Love, Enya.
March 07, 2008
USA


  Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 922 923 924 925 926 927 928 929 930 [931] 932 933 934 935 936 937 938 939 940 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.