Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 923 924 925 926 927 928 929 930 931 [932] 933 934 935 936 937 938 939 940 941 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Fajtori datë 26 Mars 2010 - 23:18:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul
Mbreti nuk vjedh, sepse me ligj oborri i tij i takonte nje fare pasurie. Pse mbreti i Anglise, ku i gjeti paret, mos punojne ata?

Ajo qe do te zgjidhte mbreti eshte, largimi i ndonje ministri qe kapet me korrupsion nderkohe qe kryeministri kete s'e ben, per interesa vetjake (dhe s'po i referohem asnje kryeministri ne vecanti). per shembull

Shume mosvarreveshje mbreti mund t'i zgjidhte me ndonje urdher administrativ ne mos gjykatat.

Mbreterit nje here e nje kohe kane qene diktatore, prandaj ne thelb s'ka ndonje ndryshim. Mbreterit e kohes se sotme jane simbolike. Ne na duhej dicka e ndermjetme. Ate qe vendet e tjera te Europes lindore e filluan andej nga 60 me diktatoret e tyre gjysem mbreter. Ne nuk e kapem ate tren dhe tani duhet te gjenim zgjidhje te tjera. Nje faze e ndermjetme na duhej dhe mbreteria e tipit te Zogut (te dyte) mendoj se do te ishte e dobishme.

Mungese intitucionesh nuk do te kishte, sepse mbreti eshte institucion.



Mbreti institucion?

Pushteti nuk eshte institucion, eshte vetem pushtet. Dhenia e pushtetit absolut nje njeriu nuk e ben njeriun institucion. Institucion eshte hipoteka, policia tatimore, ushtria, gjykata, prokuroria. Pra decentralizimi i pushtetit personal ne organizma te jashtme. Mbreti dhe institucionet jane ne kahe te kundert, sepse pushteti i 1 njeriu dhe pushteti i popullit (demokraci) jane ne drejtime te kundert. Ti thua, meqe populli nuk di te jetoje ne institucione demokratike, le ti veme 1 njeri ta detyroje te beje kete dhe ate, pra diktature.

Me pak fjale ti mendon se po te veme ne krye dike qe nuk vjedh ilegalisht, por vjedh legalisht me taksa leket e njerezve, ky tipi do detyroje mjeket, policet dhe mesuesit te mos vjedhin. Dhe Shqiperia do behet shtet i hajrit...

Me fal eee...


Ne nuk kishim eksperience diktatoriale? Pse, deri ne 1985 na cfare demokracie ishim? Quaje komunist, mbret, diktator, si te duash, por ishte pushteti ne duart e nje njeriu ne maje te piramides. Mezi kaluam nje diktature, ne vend te mesojme prej saj, kerkojme nje diktature tjeter pa ikur mire diktatura e shkuar.

Fakti qe sheshi kryesor do asfaltohet me urdhrin e peshkut, nuk tregon se diktatura eshte zgjidhja. Tregon vetem se institucionet po hidhen poshte qe personi (Berisha) te marre mbi vete pushtetin e institucioneve dhe te tregoje se duhet ti besojme atij, jo institucioneve. Ky eshte diktatori dhe mbreti qe po kerkon, s'ka nevoje te vesh tjeter. Dhe kjo eshte tentativa e tij per te fituar pushtetin absolut duke dhene urdhra gjithe diten. Ti dhe une e mbeshtesim per aresye te ndryshme. Ti e mbeshtet se te pelqen diktati monarkik i nje personi, une se dua te zgjidhet problemi. Ama demi qe ky njeri po i sjell institucioneve nuk me gjen aspak dakort, sepse besoj se zgjidhja kalon tek institucionet e nje populli me ndergjegje. Nese nje popull nuk ka ndergjegje, nuk duhet te kete shtet fare. Pra AS MONARKI, AS DEMOKRACI.


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 923 924 925 926 927 928 929 930 931 [932] 933 934 935 936 937 938 939 940 941 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.