Forumi Horizont | Gjithsej 257 faqe: « E parë ... « 85 86 87 88 89 90 91 92 93 [94] 95 96 97 98 99 100 101 102 103 » ... E fundit » Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letrarë të rinj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=105)
-- Shkrime te ndryshme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14042)
Re: Tim Biri
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Si ti them tim biri behu hipokrit, si ti them tim biri askush nuk te do, si ti them tim biri se kjo bote eshte e ndyre, si ti them tim biri se jeta eshte shume e veshtire....... sa shume keq me vjen ta plagos. Ta le te plagoset vete dhe une plaget t'ja sheroj dalengadale e me qetesi, apo ta plagos une me mire me helmet, qe nga goja ime e mjere do te nxjerr dhe askush plaget mos t'ja sheroje, por vecse vete Ai.
Te filloj ti flas e ti bertas, qe mua te me besoje, se keshtu eshte kjo bote edhe pse e di qe nuk do te me besoje vete biri im dhe hipokrite do te me thote....
Te filloj ti them te verteten lakuriqe dhe pastaj ta lendoj, ta ngaterroj e ta sodis ashtu ne mjerimin e tij te shenjte e te kristalte?????? jo syte e mij dhe zemra ime nuk e durojne kete mekat.....
Deri tani une egoiste isha dhe te bukurat te mesova, se une te doja prane meje dhe te paster si qelibari, por ti nuk je i imi me akoma, ti i perket kesaj bote dhe kjo bote nuk eshte ashtu si ta zbukurova une e madhja genjeshtarja Nena jote bir...
Duhet te behesh gati Biri im per plaget, qe do te marresh dalengadale dhe ato vecse do te kalitin, kush me leksione u kalit?????????
Une jo, vecse ne rrugen e gjate me asfalt e pa asfalt, atje regja kembet e mija......
Radha jote Biri im............
Gjithsej 257 faqe: « E parë ... « 85 86 87 88 89 90 91 92 93 [94] 95 96 97 98 99 100 101 102 103 » ... E fundit » Trego 257 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.