Forumi Horizont | Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 85 86 87 88 89 90 91 92 93 [94] 95 96 97 98 99 100 101 102 103 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)
Romanzo popolare (1874)
Regjia: Mario Monicelli
Skenari: Age-Scarpelli
Aktore: Ugo Tognazzi, Ornella Muti, Michele Placido
Nje tjeter film mbi ndryshimet e viteve '70. Perseri ne Milano.
Giulio eshte nje burre rreth te dyzetave qe punon ne fabrike. Ai eshte sindikalist dhe me vizion te hapur mbi boten. Martohet me nje vajze 17 vjeçare nga jugu, te cilen e mbante ne krahe kur ishte bebe. Se bashku bejne femije dhe jetojne ne parafabrikatet e periferise. Giulio eshte nje lider ne shoqeri dhe meson shoket te zgjidhin problemet e familjes me dialog. Mirepo gjithshka ndryshon kur gruaja e tij bie pre e dashurise per nje karabinier. Giulio mundohet te mbaje veten dhe sillet si mashkull modern, por tradhetia i del ne enderr dhe nuk e le rehat. Mosha e vjeter e ben te kete akoma me pak besim tek vetja si mashkull. Keshtu del nga roli modern dhe shperthen gjithe xhelozine duke e nxjerre gruan nga shtepia.
Film i paharrueshem i mjeshtrit Monicelli.
Thuhet se roli u mendua per Nino Manfredin , por pastaj e mori Tognazzi (i cili ishte me i kerkuari dhe me i paguari ate periudhe).
Kjo histori eshte shume reale edhe sot. Pavendosmeria per te zgjedhur mes sjelljes civile dhe xhelozise se çmendur e mundon shpesh mashkullin modern. Perjetimi i ketij filmi do hape dyer te reja ne raportin e çiftit.
Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 85 86 87 88 89 90 91 92 93 [94] 95 96 97 98 99 100 101 102 103 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.