Forumi Horizont Gjithsej 328 faqe: « E parë ... « 85 86 87 88 89 90 91 92 93 [94] 95 96 97 98 99 100 101 102 103 » ... E fundit »
Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga bota (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=306)
-- Lajme nga bota... ndoshta per shqiptaret (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17598)


Postuar nga Fajtori datë 06 Gusht 2010 - 23:12:

Paçavuret e gazetareve shqiptare prekin Italine

Ky eshte lajmi i botuar sot ne Top Channel me nje kronike perkatese. Ne pamje te pare duket lajm i kendshem nga jashte. Por... degjoni dhe kroniken:




Eshte nje paçavure e vertete mediatike. Ne 6 rreshta Top Channel ka 4 gabime ne informacionet qe jep:

1. Ne faqe shkruhet Ina Basha por kronika thote Ina Bisha.
2. Shkruhet u diplomua ne Ekonomi dhe Teknologji Farmaceutike, por nuk ekziston kjo diplome. Kronika thote emrin e sakte "Kimi dhe Teknologji Farmaceutike".
3. Thuhet se eshte shqiptarja e pare qe diplomohet me maksimumin e pikeve, por kjo eshte genjeshter. Kam njohur disa shqiptare qe kane marre maksimumin e pikeve ne Itali (110 e lode).
4. Titulli i lajmit pergenjeshtrohet nga vete lajmi ("Studentja shqiptare triumfon në Itali"). Ne lajm zbulohet se vajza ka pashaporte italiane dhe ka 15 vjet qe jeton ne Itali me familjen. Po te llogarisim qe eshte nja 25 vjeç, i bie te kete jetuar 10 vjet ne Shqiperi dhe 15 vjet ne Itali. Atehere cfare e ben shqiptare kete studenten? Ndoshta eshte italo-shqiptare, apo me prejardhje shqiptare. Por jo thjesht "studente shqiptare". Per ate pune eshte me shume italiane sesa shqiptare.

Lajmi manipulohet edhe diku tjeter. Thuhet se vajza i ka dyert e hapura per doktorature. Ngjan sikur kete nivel suksesi po arrin per here te pare nje shqiptar ne Itali. Njoh shqiptare te tjere qe kane bere dy fakultete ne Itali, kane marre maksimumin e pikve, kane vazhduar doktoraturen dhe nuk kane as pashaporte italiane (madje jane kthyer te punojne ne Shqiperi). Te keqen e gazetareve. Top Channel po behet gjithmone e me shume Top Kanal.

Megjithate ideja e publikimit ne TV te studenteve qe marrin maksimumin e piekve eshte pozitive. Sikur te behej gjithmone do ishte levizje mediatike e goditur. Por te pakten ta bejne me profesionalizem, jo thjesht per ti bere reklame ndonje kusheriri.


  Gjithsej 328 faqe: « E parë ... « 85 86 87 88 89 90 91 92 93 [94] 95 96 97 98 99 100 101 102 103 » ... E fundit »
Trego 328 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.