Forumi Horizont | Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 85 86 87 88 89 90 91 92 93 [94] 95 96 97 98 99 100 101 102 103 » ... E fundit » Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- FK Teuta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=349)
Teuta, me mungesa edhe ndaj Tiranës
Nuk qenka e thënë që skuadra e Teutës të luajë e plotë në këtë kampionat. Pasi ka arritur të rikthejë në gjirin e saj mbrojtësin energjik, Arian Zëre, pas një dëmtimi të gjatë, trajneri Hasan Lika po përballet me mungesat e Renatos, brazilianit që luan në mesfushën durrsake dhe të Babamustës, i cili nuk ka shumë kohë që ka lënë pas një dëmtim. Mungesave të këtyre dy futbollistëve, që sipas të gjitha gjasave do ta përjetojnë ballafaqimin me Tiranën nga stoli, ose fare nga tribuna, u shtohet edhe sulmuesi-fantazist i "djemve të detit", Bledar Mancaku.
Ky i fundit është i pezulluar për këtë javë, pasi ka plotësuar numrin (3) të kartonëve të verdhë, duke humbur shansin për ta ndihumar skuadrën e tij në këtë sfidë tepër të rëndësishme dhe delikate. Me sa shikohet vështirësitë e Teutës për ndeshjen e nesërme me Tiranën nuk janë të pakta. Privilegji i vetëm i kësaj skuadre është se do të luajë në stadiumin "Niko Dovana", para publikut të vet.
Gjithsej 141 faqe: « E parë ... « 85 86 87 88 89 90 91 92 93 [94] 95 96 97 98 99 100 101 102 103 » ... E fundit » Trego 141 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.