Forumi Horizont | Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 85 86 87 88 89 90 91 92 93 [94] 95 96 97 98 99 100 101 102 103 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
rrefimet e nje mendjeje te heshtur
u futem ne nje salle e madhe qe kishte drita te forta ne piken qendrore.u afruam tek pacienti qe ishte ne shtratin e vetme qe ishte ne ate dhome.me qelloi te qendroja te koka.ai nuk fliste por vetem degjonte.nje heshtje qe te sillte trishtim...fytyra e tij fliste me shume se fjalet qe mund te thonte.nje fytyre e mbushur me rrudha...
nderkohe qe profesori filloi te shpjegonte,e kisha fiksuar ate fytyre dhe nuk po ia hiqja syte kur papritur degjova nje ze te zbehte dhe te ulet:
-he djale shoh qe me paske ardhur per vizite sot.dale te te shoh njehere!!!qeke cun i ri fare!me duket se nuk te kane rene dhembet e qumeshtit akoma.prit te ti shoh iher!!!
nje qeshje e shoqeruar me shume rrudha te tjera ne fytyre...
-me behet qejfi se kohet e fundit sme kane ardhur shume persona.se di pse!!!ndoshta infermjerja nuk i ka lejuar...e besoj!!!kush do te donte te shihte ne nje person ne gjendjen time...te fus friken apo jo!!!
kishte te drejte...me pare nuk kisha pare kurre nje person ne ate gjendje!!!
-se c'ndiej edhe pak ftohet kohet e fundit megjithse me kane mbuluar!!!ndoshta infermjerja do te kete lene hapur dritaren.i kam thene 100 here qe nuk e duroj dot ftohtin dhe ajo prap se prape ma le dritaren hapur!!!
ngrita syte por dritarja per cudi ishte e mbyllur...mosha ben te veten-mendova
-aaaa qenke edhe me shoket e tu.shifi pak!!! te cuditshem apo jo?asnje nuk e mendon se para tyre kane nje njeri qe po u meson dicka.jeni te rinj dhe akoma nuk jeni ne gjendje te kuptoni po ska gje se cdo gje do mesohet me kohen...ah koha...te te them nje gje:mendoja qe gjithmone per cdo semundje kishte sherim po koha vete me tregoi se nuk eshte e vertete kjo gje...ose te them me mire qe vjen nje moment qe refuzon te marresh ilacin dhe deshiron qe semundja te te marre me vete...jo per gje po gjith ato vuajtje durohen deri ne nje fare pike por edhe durimi i njeriut e ka nje limit apo jo?ai aty eshte profesori juaj?njeri i zoti duket!!!ca me rrudha ne fytyre,domethene jo sa une po ska gje.rrudhat formohen nga vuajtjet dhe ne kete bote nuk jane qe mungojne.pas te mbeten vetem kujtimet dhe fillon e ha veten me to!!!kam menduar shpesh se cmund te me hyjne ne pune keto kujtime:gezimet harrohen,hidherimet te lene shenja dhe nuk do ti kujtosh me...ne fund?asgje!!!kupton qe ke kaluar 70 vjet duke u cuar ne mengjes dhe shtrire ne darke!!!fillon te ecesh me 4 gjymtyre pastaj kalon me 2 dhe ne fund je me tre si thone ata te mocmit.gjith ai mundim per te jetuar kete jete dhe shih si perfundon...ne nje shtrat nga ku nuk ke me fuqi te cohesh...i varur nga mjeket!!!meqe ra fjala,ca na duhen mjeket?a na sherojne dot nga vdekja?jo!!!pyes veten per cfare na duheni!!!dini vetem te mbushni njerezit me genjeshtra,i ushqeni me iluzione...njerez qe dorezohen plotesisht per te jetuar dhe nje dite tjeter...cfare deshire pa kuptim...e per cfare te jestosh me teper?per te shtuar ndonje kujtim me shume...kujtime...nuk e di per cfare me duhen me!!!he me thuaj ti:a ke ndonje kujtim nga jeta jote deri tani qe ia vlen barra qirane qe ta besh mendjen te lodhet qe ta kujtosh?se besoj...per me teper kur pjesa me e madhe e kujtimeve jane hidherime...i kujton njehere,2 here,3....pastaj i thua jetes boll se te eshtembushur balli me rrudha nga deshperimi.per vete i kam hedhur ne qoshin me te larget te mendjes time dhe kane zene tym...nuk me duhen...e cfare paskemi qene!!!jashtezakonisht te forte megjithse ka gjera qe na perkulin...te te them dhe nje gje djale dhe kete ta kesh prej meje:njerezve mos u beso shume!do te shofesh nga cdo lloj tipi nga personi me i keq e deri tek ai qe te do perjete...keta te fundit jane shume te rralle...eshte si me kerku gjilperen klasike ne ate kashte...po e gjete mbaje fort dhe mos e le te te iki.mund te te kerkoje edhe sakrifica kjo gje por ia vlen nese kjo gje te kembehet.eshte ndjenje e ralle...si ta them une ty...nuk kam fjale te ta pershkruaj.do te hasesh me shume deluzione,do te zhgenjesh persona dhe do te zhgenjehesh nga persona...ate qe deri sot e ke mik neser te behet armik,kurse armiku po armik te mbetet...eshte me te vertete tragjike por ne fund si do qe te jete mbetemi vetem...te gjithe ikin kur ua ke nevojen...dhe ne fund te gjithe vdesim...qe me shume duket si vetvrasje...
kurre nuk kam dashur te bej keq por prape te detyrojne dhe ne fund e ndien veten ne faj megjithse nuk ka qene faji yt!!!
hej djale sa bote e keqe paska qene kjo.secili tregon nje pjese te historise dhe i le vendin tjetrit...nejse jane gjera qe ndodhin...te pakten njehere...u lodha duke folur.me duhet te qetesohem pak nese nuk e ke problem.fundja fundit e meritoj apo jo!nese nuk e ke problem kur te dalesh fiki pak dritat se kam pak probleme me shikimin.
-kur te dalesh fiki dritat...
-si?aaaa po po profesor.
duke dale kthej koken edhe nje here pas...
-faleminderit djale.dhe hajde te me vizitosh ndonje here tjeter.me duket se donin te me trasferonin...ne nje vend tjeter...se si ja thane emrin se e harrova...a kjo mendje e shkrete qe eshte bosh.dhe mos harro!!!nje dite do ta tregosh ti nje pjese te historise...une thjesht te dhashe nje mesim...i shtrire ketu ne vendin tim...thjesht do te plotesosh nje hallke te zinxhirit...
fika driten dhe ne dhomen e madhe ra erresira e ne mes te saj shihej vetem forma e nje trupi...qe nuk kishte folur...por heshtja e tij kishte thene mjaft...nje trup i vdekur...nje trup i heshtur...e per dy ore te tera kisha heshtur bashke me te...
mbylla deren dhe dola jashte ku me prisnin shoket e klases,te gezuar sepse kishte mbaruar leksioni...
Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 85 86 87 88 89 90 91 92 93 [94] 95 96 97 98 99 100 101 102 103 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.