Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 935 936 937 938 939 940 941 942 943 [944] 945 946 947 948 949 950 951 952 953 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Skandali i ushtarëve, protestë para ambasadës greke
Protestë para ambasadës greke në Tiranë, pas skandalit në ceremoninë festive të pavarësisë së Greqisë, ku gjatë paradës së forcave speciale detare greke janë hedhur thirrje antishqiptare, antiturke dhe antimaqedonase.
Shoqata antiqeveritare janë bashkuar në këtë protestë me moton "Greqia, turpi i BE-së", ndërsa të pranshëm janë edhe deputetët e PDU-së, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri.
Forca policie ndodhen në zonë, ndërkohë që deri më tani gjithcka po zhvillohet qetësisht.
“Grek lind, nuk bëhesh kurrë, gjakun tënd do të derdhim, mor derr shqiptar”, që në greqisht thuhet “Elinas gjeniese, dhen gjinece pote, to ema su tha hisume, guruni Alvane”, ishte një prej fjalive të thëna në paradë.
E filmuar nga një gazetar i “Eleftherotypias”, ngjarja është bërë e njohur në të gjithë Greqinë dhe ka provokuar reagime të menjëhershme. Kështu bëhet e ditur se pas një mbledhjeje të ministrit të Mbrojtjes dhe atij të Rendit, është vendosur shkarkimi nga detyra i komandantit të togës përgjegjëse për atë që është cilësuar nga media greke si “turp”.
TCH
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 935 936 937 938 939 940 941 942 943 [944] 945 946 947 948 949 950 951 952 953 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.