Forumi Horizont | Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 938 939 940 941 942 943 944 945 946 [947] 948 949 950 951 952 953 954 955 956 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
[QUOTE]Po citoj ato që tha diabolic
Hera fundit qe shkruaj,e fundit here.
Po i ulè siparin kesaj teme ...
Nuk dua me te jem aktor i saj.
Nuk kerkoj me te jetoj ne ditet e mia pa ty.
I erdhi fundi ketij kalvari shkrimesh ,poezish qe preheshin mbi ndjenja qe here vrasin dhe here i vret.
Neper labirinte iluzionesh kam bredhur si i marre per te gjetur dashurit e humbura ne pavetedije.
Sa here fryma ime eshte dihatur nga dhimbja imagjinare qe mbartja pjelle te dashurive qe i vrisja me vrisnin.
Kan qene dite te ftohta kur linden ditet e mia pa ty,ishte dimer ndjenjash ,ishte dimer shpirtrash.
Kan kaluar shume kohe qe atehere dhe ditet e mia pa ty kan marre fryme nga copeza dashuris qe une perjetoja deri ne sfiltje ndjenjash.
Por u sfiliten edhe fjalet ,u zvarriten per te arritur te shpjegonin se rruga e gjate e zemres eshte e verber dhe ne verberin e saj jeton ndjenja por edhe erresira.
Ne skenarin e ketyre diteve kam qene protagonisti i luftes me veteveten ,me boten ,me dashurine,me urrejtjen , me driten me terrin.
Kam dashuruar engjej dhe djaj,pastaj i kam urryer,pastaj i kam mohuar,pastaj i kam dashur serish,serish...
Kete teme e ndiej pjese timen por nuk mund te vazhdoj me tej te shkruaj , duhet qe ne nje moment te eci serish ne ditet e mia me vetveten.
Edhi koha qe ky ditar i cuditshem mos te shkruhet me nga une ,mos te jem me ai qe e ushqen kur ka nevoj per jete.
E di ndoshta gaboj,ndoshta do te me mari malli te shkruaj serish,por do ti rezistoj tundimit.
Eshte kjo lamtumira ime , me pak fjale , me shume melankoli...
Tashme per Adin (diabolic) nuk do te kete mè - Ditet e mia pa ty...
Po shkoj te fle, larg gjumit letargjik te Diteve te mia pa ty .
Po shkoj te fle ,neper endra te prehem serish... [/QUOTE
I nderuari Diabolic nuk guzon te mos shkruashe ketu por prap se prap eshte e drejt e jotja por nji gje duhet ta dishe se shume antar ne kete forum jane te kyqur per hir te shkrimeve tua dhe dije se nese ti nuk shkruan edhe shume antar tjere nuk do te jene ne kete forum njera prej atyre jame edhe une qe shkrimet e tua me shtyne te jeme ne kete mes respekt per ju ...............!!!
Gjithsej 1181 faqe: « E parë ... « 938 939 940 941 942 943 944 945 946 [947] 948 949 950 951 952 953 954 955 956 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.