Forumi Horizont Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 86 87 88 89 90 91 92 93 94 [95] 96 97 98 99 100 101 102 103 104 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)


Postuar nga Fajtori datë 28 Mars 2004 - 07:54:

Sonte MSN qenka bosh. Asnje mik per te plasur filozofite dhe mendimet. Me mire. Do i plas ketu.

Te jesh vetvetja do te thote te fluturosh lart krejt i lire, i lumtur, pa askend qe te lidh kembet ne toke.
Te jesh vetvetja do te thote te dalesh nga sfondi i verdhe i forumit per te ekzistuar mes cdo lloj ngjyre.
Te jesh vetvetja do te thote te qeshesh me shpirt.
Te jesh vetvetja do te thote te shperbehesh si drita e bardhe ne nje prizem, e te gustosh ngjyrat e vetvetes.
Te jesh vetvetja do te thote te kesh aftesine te zbulosh njerez qe te bejne te jesh njeri tjeter, jo thjesht te zbulosh vetveten vetem.
Te jesh vetvetja do te thote te kuptosh se jeta ka pjese te bukura dhe te veshtira, por ti i pertyp te dyja, sepse i shtyn me embelsi poshte.
Te jesh vetvetja do te hote te alternosh pulsionet mes sublimimit dhe shkarkimit, mes kapsllekut dhe katarsis, e megjithate te te gustojne te gjitha, edhe pse jane mutualmente escludenti.
Te jesh vetvetja do te thote te jesh ne kontakt me veten, atehere kur njerezit perqark teje humbasin mes esterioritetit dhe shtirjes, mes rrobave dhe makiazhit.
Te jesh vetvetja do te thote mos kesh vetem nje surrat, por edhe nje shpirt.
Te jesh vetvetja do te thote te gjesh ekuilibrin mes normave sociale dhe hipokrizise, dhe kjo nuk eshte kollaj po te lexosh mendjet e semura njengjyreshe.
Te jesh vetvetja do te thote te ndiesh dashurine shoqerore te te tjereve jo sepse ke luajtur me zotesi, por sepse i ke trajtuar si shoke.
Te jesh vetvetja do te thote jesh NJE, jo i ndare ne copa sipas ores, kohes, momentit, pozicionit etj, e megjithate te jesh fleksibel.
Te jesh vetvetja eshte e veshtire, aq e veshtire saqe arrihet pas shume pune, si nje clodhje fundjavore pas nje jave pune. Eshte e veshtire sepse mund te mbledhesh frytet e vetvetes vetem nese arrin te jesh vetvetja tere kohes, ndryshe mashtron veten sa edhe te tjeret.

Ne kete viskozitet shqiptar ka momente qe ndjehem mire, kur rreth meje ka njerez te lire, ashtu sic ka momente qe shpirti me ndrydhet nga shpirtrat e krimbur. Do doja shume qe substanca ne te cilen jetojme te kishte xhentilesen t'ju linte te lire... edhe mua. Do doja shume qe xhelatina viskoze te mos ju mberthente ne pozicionin ku rate ne fillim. Do doja qe secili prej jush te kishte mundesine te ndryshonte ne moshen 10 vjecare, 17 vjecare, 30 vjecare, 60 vjecare...

Teksa shkruaj keto rrjeshta mendimet rrjedhin natyrshem, por dora ime duhet te permbahet. Me vjen ndermend keshilla e nje miku te panjohur qe me keshilloi te regjistrohem ne forum me emer tjeter. Se di, a do isha i lire ashtu? Mendja me shkon tek gjuetaret e shtrigave qe ruajne stilin e shkrimit, oret, kodet dhe njeqind gjera te tjera. E atehere kthehem ne vetvete krejt njesh me nickun tim, dhe vazhdoj te shkruaj edhe per ata njerez xhelatinoze ne tru. Sa paradoks, bejme politike gjithe jeten per ti shpetuar gjyykimit te xhelatines se semure qe na rrethon, dhe jemi nje popull qe nuk dijme te bejme politike parlamentare.

Sa paradoks, ata njerez qe duan te tregohen me flamurtare te nje ideje jane ata qe fshehin nen vete ekstremin tjeter, ashtu si nje histerik fsheh deshirat seksuale ne aktet e tij osesive. Sa paradoks, xhelatina sot quhet parlament, qeveri, emigrante, popull, televizion etj etj etj. Vetem ti mundohesh ti zbulosh molekulat qe prishin strukturen nje nga nje, dhe i ruan si shoke, si miq, si thesar... kushedi per sa kohe.

Sa paradoks, jetoj ne nje vend me universitet qindra vjecar dhe nuk ndjej semundjen e shkolles se larte neper rruge. Sa paradoks, kalamajte qe dalin nga universiteti i korruptuar i Tiranes ndjehen te teseruar si qenie superiore. Ahhhh keta intelektuale. Ndonjehere me duket sikur shkolla ne Shqiperi behet vetem per tu konsideruar superior, ja perse cdo provim ka nje cmim, perfshire diplomen perfundimtare. Sa gjynah, ka njerez qe e quajne veten intelektuale me mburrje, a thua se nuk e perjashton vete mburrja e tyre qenien intelektual. Sa gjynah mor sa gjynah. Qeshni more njerez, zini miq jevgj, cifute, amerikane, irakene, kineze e cfare te mundeni. Mos shikoni cfare ndodh perreth sepse syte tuaj do bejne pjese e lidhjes xhelatinoze mes molekulave. Lidhje si ato te syve qe rrotullohen neper rruget e Tiranes per te pare cdo levizje, cdo femer, cdo dashnor femre, cdo minister, cdo kengetar... Ka patur gjithmone njehere kur ti ke dale dhe ke dashur mos te te vezhgojne prapa tavolinave te lokalit ku jane ulur, ke dashur qe as ti mos vezhgosh. Ka patur njehere kur cepi i syrit ka kapur nje qeshje formale dhe te ka ardhur per te vjelle. Ka patur njehere kur te ka kapur syri nje qeshje me shpirt dhe e ke dashuruar. Ka patur njehere kur mund te vrisje... dike qe ke perballe ose veten, por kjo ben pjese e skicofrenise qe duhet te kete secili me grimca qe te jete vetvetja. Naten mik, dhe kujdes... leri te tjeret te jetojne pa i gjykuar sepse keshtu vret ato sy thashethemexhinjsh me shume sesa me thike. Eshte thjesht nje ceshtje strukture kimike, ku mund te thyhen lidhjet xhelatinoze vetem nese lidhjet e lira qe ti krijon prishin definitivisht stabilitetin e struktures. Naten mik, naten.


  Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 86 87 88 89 90 91 92 93 94 [95] 96 97 98 99 100 101 102 103 104 » ... E fundit »
Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.