Forumi Horizont | Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 86 87 88 89 90 91 92 93 94 [95] 96 97 98 99 100 101 102 103 104 » ... E fundit » Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Simbolet fetare ne shkolla. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12552)
Gaia, ky eshte problemi kryesor, qe fetaret ndjehen pjese e nje komuniteti, kane nje komunitet qe i mbron ne vend qe te kene nje shtet. Shkurt hesapi, fetaret (ndryshe nga besimtaret) ndjejne perkatesi fetare dhe jo perkatesi kombetare. Kete po diskutojme ne fakt, sa llogjike ka kjo?
Antropologjia studion te gjitha institucionet njerezore... edhe kuklux klanin, edhe racizmin, edhe fene. Kjo nuk i jep vlera te vecanta fese. Edhe njehere do te kujtoja se mbeshtetja ne shkence nuk i jep kredibilitet fese, perkundrazi mund ta diskretitoje teresisht. Ne rastin konkret Antropologjia studion edhe prejardhjen e njeriut nga majmuni, gje qe per fene eshte e papranueshme.
Shqiperia nuk ka asnje ligj qe ndalon berjen e seksit ne rruge. Ka vetem ligj per "kryerje aktesh te turpshme". Se cfare eshte e turpshme e cakton gjykatesi, i cili niset nga pikepamjet e veta morale. Kjo sa per te spjeguar se morali nuk qendron ne asnje urdherese dhe ligj, por tek njerezit, te cilet dora dores vendosin ku duhet te jete kufiri. Megjithate ligji prape nuk eshte moral, sepse morali (fetar) ndalon orgjine edhe ne shtepi, ndersa ligji nuk e ndalon, sepse eshte liria ime private te bej cfare te dua.
Morali qe spjegove me lart eshte per turp perderisa paragjykon njerez qe nuk njeh. Nuk i takon nje feje te nxjerre ligje dhe paragjykime mbi jeten private te njerezve. Nuk i takon fese te gjykoje femrat poshte dhe siper BMW-se, te martuara dhe te pamartuara. Keto vleresime ngjajne me gjuetine e shtrigave qe bente krishterimi ne kohe te vet. Shteti ka ligje dhe qytetaret kane te drejta. Natyrisht qe shoqeria demigron fenomenet negative, por kete e bejne njerezit, jo urdheresat, ligjet dhe fete. Problemi i fese myslimane eshte se ne disa vende (si puna e Afganistanit) ka kthyer moralin ne ligj, duke perseritur gabime te vjetra kristiane.
Pyetja qe shtrohet eshte, a ka nevoje qe besimtaret te aplikojne MORALIN qe shoqeria shqiptare te kete vazhdimesi. Pergjigjia eshte pak ose aspak. Perkundrazi, sic e spjegova me pare fete jane maskiliste, ndersa Shqiperia ka nevoje te luftoje maskilizmin dhe te lere femrat e lira. Ky quhet EMANCIPIM dhe shkon kundrejt parimit fetar qe e do gruan te mbuluar.
Shefi i policise nuk eshte zyra e statistikave. Nese fetaret jane katandisur te kapen tek fjala e nje shefi policie per te perhapur idete e tyre do me vinte keq. Ka njerez te shkolluar dhe statistika qe do thonin me mire ku ka perdhunime dhe kush i kryen ato.
Sidoqofte nuk e kane fajin femrat nese ka perdhunime. Kjo eshte sikur te thuash s'ke ca i ben gomarit dhe i bie samarit. Keshtu e respektojne femren besimtaret? Duke i veshur femrave edhe fajet e veta?
Perdhunimet vijne prej shume aresyesh. Per te evituar fenomenet negative, shoqeria duhet te kete nje balancim ne mentalitet. Kur shoqeria eshte heterogjene ky balancim eshte i veshtire. Ne kushtet e tranzicionit moral shqiptar eshte normale te kete dhe probleme. Eshte normale te kete tranzicion moral, sepse njerezit po dalin nga zinxhiret e parimeve fetaro-komuniste, qe perkojne me ate qe ju quani MORAL. Nderkohe, Mujheminu, ju gjeni aresye te jashtme pa pike llogjike per analizimin e perdhunimeve. Sipas jush femrat jane fajtore e duhet te mbulojne leshte. Po atehere le ti qepim organin seksual dhe t'ia shqepim kur te martohen. Kush i bie te jene injoranca qe shitet si dituri? Apo kur na intereson permendim shkencen, ndersa kur s'na intereson diplomat i kane injorantet? Ju cfare diplome keni? A keni bere ndonje provim antropologjie? A keni lexuar ndonje liber mbi te?
Po mire xhanem, kur mashkulli dhe femra jane ndryshe (sepse zoti i ka bere ndryshe), ci duhet njeriut te vere dore tek punet e zotit dhe te detyroje femren te fshehe dhuntite qe i ka dhene zoti? Sipas jush zoti ka krijuar femren e bukur qe ju t'ia mbuloni bukurite se mos ju ngacmohen veset?
Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 86 87 88 89 90 91 92 93 94 [95] 96 97 98 99 100 101 102 103 104 » ... E fundit » Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.