Forumi Horizont | Gjithsej 103 faqe: « E parë ... « 86 87 88 89 90 91 92 93 94 [95] 96 97 98 99 100 101 102 103 » Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- " Mirë se vini në botën time të poezisë.." (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16490)
Pershendetje loti!
Mendoj se IQVLORA ka tentuar me takt, te te thote dicka qe mund te te sherbente... por mesa shoh qenke nevrikosur o loti! Pse keshtu? Kritikat dhe opinionet mirpriten ose jo dhe nuk behet kritike per kritiken.
Tashti une dua te jap nje opinion timin per kete temen tende.
Ato qe ju e nderuar loti quani "poezi" jane ne fakt nje lloj terrorrizmi fjalesh qe mundohen me nje deshperim te madh te thone gjera te tipit "si t'a thote mendja jote". po ka nje dallim midis ngjitjes se fjaleve, shkrimit ne letra dhe forume, vjershave, bejteve...dhe asaje qe eshte aq e rrallee (cdo dite e me shume ) dhe qe quhet POEZI.
Me aq pervoje qe kam une ne lemin e te shkruarit (dhe me beso qe s'eshte pak) te gjitha tentativat e tua te te shkruarit nuk kane asnje...por asnje te vetme germe shprese qe te quhen poetike. idea eshte e thjeshte e nderuar loti. ndonjeri ta ka shkruajtur me lezet ate qe une ta thashe troc...dhe me beso qe une te respektoj me shume.
Mendo per nje cast sikur ne dhomen tende te hynte dikush duke i rene tepsise me shkop dhe te te thoshte : ej loti, kjo eshte nje kenge e bukur etj etj... pak a shume keshtu ndodh me lexuesin kur ti i thua se keto gjerat qe ben ti quhen poezi.
Une te sugjeroj te provosh me mire ne proze. forma jote e te shkruarir eshte nje bicim ditari calaman; sepse ju loti jo vetem qe nuk keni "stil" ne te shkruar por ne te kundert ato qe ju hidhni ne forum germe pas germe jane nje lloj kaosi fjalesh, tingellimash bajate dhe keqkuptimesh metaforike e simbolike.
Me vjen keq o loti qe te fola keshtu por besome se eshte me mire per ty.
Eshte aq e veshtire te shkruash poezi o loti saqe per te ta bere me te qarte do ta krahasoja me ate garen e qindra milione spermatozoideve qe tentojne fekondimin por qe ne fund vetem njeri ose dy ia arrijne qellimit.
Gjthsesi une ne fund te uroj qe te jete e afert dita qe "loti yt i dashurise" te kthehet ne nje dashuri te vertete dhe te realizuar. Ne njerezit kemi vertete nevoje per dashuri...por edhe arti i fjales duhet ti ngjaje dashurise qe te mberrije ne nivelin me te larte qe quhet poezi.
Qofsh mire!
Gjithsej 103 faqe: « E parë ... « 86 87 88 89 90 91 92 93 94 [95] 96 97 98 99 100 101 102 103 » Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.