Forumi Horizont Gjithsej 169 faqe: « E parë ... « 86 87 88 89 90 91 92 93 94 [95] 96 97 98 99 100 101 102 103 104 » ... E fundit »
Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne shkollen e Dashurise. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9563)


Postuar nga Indrit datë 01 Shkurt 2006 - 17:25:

Digjma heshtjen

Vritma heshtjen
Me shpate vrite
Perveloje
Me zjarr digje.
Me pas shkruaj
Ne fletore
Qe tashme
Zemren ma njohe.


Heshtjen digjma
Mos ta pij
Rrenjet pritja
Te mos mbije
Dhe kur tutje
Ta kesh flakur
Do kuptosh
Sa te kam dashur.

Digjma heshtjen
S’do pendohesh
Tere te fshehtat
Do te njohesh
Thelle ne zemer
i kam lene
tere ato
qe dot skam thene.

Digjma heshtjen
Dhe vetmine
qe te shkrish
tere dashurine.
nese heshtjen
nuk e djeg
shpirti ngrin
si ajsberg.

Digjma heshtjen
Dhe merzine
Te te fal
Tere dashurine
Digje shpejt
Te me shkrije gjuha
Te degjosh
Fjalen te dua.

Heshtjen digjma
Perveloje
Emocjonin
Larg largoje.
Shporre tutje
K’te suzar
K’tu s’ka vend
Lumi ta marre.

Pasi keto
te kesh bere
rrembe penen
shpejt ne dore
ne bllok shkruaj
A fletore
Qe perjete
Zemren ma more.


  Gjithsej 169 faqe: « E parë ... « 86 87 88 89 90 91 92 93 94 [95] 96 97 98 99 100 101 102 103 104 » ... E fundit »
Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.