Forumi Horizont Gjithsej 140 faqe: « E parë ... « 87 88 89 90 91 92 93 94 95 [96] 97 98 99 100 101 102 103 104 105 » ... E fundit »
Trego 140 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Tirana 21 Janar 2011 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18253)


Postuar nga Tulipani datë 29 Janar 2011 - 03:20:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


Populli eshte kope Bionde duhet bariu te dije te drejtoje tufen. Kope ka gjithe bota si ne Shqiperi si ne Tunizi si ne Itali apo Paris. Ne sot deshmuam qe jemi qytetare dhe jo kafshe pavaresisht qe jemi ballkanas gjaknxehte.



Angel populli nuk eshte kope, nuk duhet te jete kope! Ne fakt s'duhet te kete as popull, nese fjala 'popull' perdoret nga politika dhe nga vete populli per te treguar dicka qe sikur s'ka te beje me te. Populli jemi ne, je ti, jane ata, jam une... e sinqerisht une s'dua te bej pjese ne kete kope te drejtuar nga nje bari. S'kam nevoje per bari perderisa jam individ.
Me vjen keq nese do lendoj ndonje njeri po une s'pashe qytetare aty. Qytetaret kane te drejta e detyra, e si te tille nuk ngrihen ne protesta vetem se i ben thirrje nje Rama apo Berisha ngrihet ne protesta kur i therret ndergjegja qytetare (nese e kane!), kur i shkelin te drejtat e protesta funksionon nese nga ana tjeter ka qytetare te tjere qe te degjojne e marrin parasysh arsyen e protestes. Nese ndonjeri nga ju i pa diku ne ndonje vend keto te ma thote qe ti terheq prapsh keto qe sapo thashe. Shqiptaret s'kane ndergjegje as moral komunitar prandaj arsyeja e vetme qe mund te ngrihen eshte po ti paguash. Ne jemi si ai i semuri qe s'di qe eshte tashme i semure, mendon se mund te jete i semure e lengon nderkohe qe filozofon per semundjen.


  Gjithsej 140 faqe: « E parë ... « 87 88 89 90 91 92 93 94 95 [96] 97 98 99 100 101 102 103 104 105 » ... E fundit »
Trego 140 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.