Forumi Horizont | Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 87 88 89 90 91 92 93 94 95 [96] 97 98 99 100 101 102 103 104 105 » ... E fundit » Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)
lidhjet ndermjet aminoacideve dhe shkallat strukturale te proteinave
Cod. A06052006
ok...folem per aminoacidet nje per nje pak a shume...tani duhet ti lidhim njeri me tjetrin qe ti japim kuptim nje proteine...si lidhen?
shifni edhe njehere me kujdes strukturen baze te aminoacideve...pastaj edhe ate te tabeles ku tregohen te gjithe grupet radikale...konkluzioni i pare qe mund te nxirrni eshte qe grupet radikale nuk mund te sherbejne si pika lidhjeje per faktin se ca jane grupe metil (-CH3) qe tregojne se karboni e ka plotesuar numrin maksimun te lidhjeve te veta dhe nuk mund te leshoje asnje nga hidrogjenet per te formuar lidhjen e re...atehere kush mbetet?grupi karboksilik (-COO) dhe ai aminik (-NH3+)...kjo eshte pika ku do formohet lidhja...nje lidhje ku grupi karboksilik leshon higrogjenin nje oksigjen ndersa ai aminik leshon 2 hidrogjene...pra formohet nje molekule uje qe largohet dhe ajo qe formohet eshte lidhja peptidike.eshte kjo lidhje qe e karakterizon te gjithe sekuencen e proteines dhe cdo aminoacid i nenshtrohet te njejtit reaksion ne momentin kur behet perkthimi i sekuences ku mARN qe edhe ajo ka karakteristikat e veta sepse behet kalimi nga nukleotide ne aminoacide...nejse se keto jane per me vone
veshtroni edhe figuren qe e ben te qarte lidhjen!
i lidhem 2 aminoacide bashke....ca dy mer...i bome nje proteine...ose me mire te themi qe u be nje sekuence aminoacidesh qe do marre emrin e proteines.proteina vete cfare ka te vecante?
proteina ka 4 shkalle strukturale:
1.sekuenca e aminoacideve qe e perbejne
2.format qe marrin keto sekuenca (helika alfa dhe perthyerja beta)
3.pozicionimi i tyre ne hapesiren 3 dimensionale dhe nderveprimet ndermjet aminoacideve qe ndodhen larg njeri tjetrit
4.nderveprimet ndermjet zinxhireve te ndryshem te proteinave (ne rastin e hemoglobines kemi zinxhire alfa dhe zinxhire betaqe nderveprojne me nje grup heme qe ka hekur ne qender...beni kujdes mos i ngaterroni me heliken alfa dhe perthyerjen beta ...dolen llum me duket )...
ok,ok...po e le me kaq iher...do mundohem te shpjegoj secilen nga shkallat strukturale si dhe pasi te kem mbaruar do shpjegoj edhe hemoglobinen keshtu qe mos u trembni nese per momentin keto gjera po ju duken si gogol ....gjithcka behet me durim dhe me kohe.jo per gje por si ka thene tolstoi vete "koha dhe durimi jane luftetaret me te mire"
Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 87 88 89 90 91 92 93 94 95 [96] 97 98 99 100 101 102 103 104 105 » ... E fundit » Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.