Forumi Horizont Gjithsej 96 faqe: « E parë ... « 87 88 89 90 91 92 93 94 95 [96]
Trego 4762 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Pyetje-pergjigje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18216)


Postuar nga Fajtori datë 16 Prill 2016 - 10:42:

Per ju qe kerkoni pergjigje madhore per kapitalizmin, ju sugjeroj te lexoni Save Capitalism from the Capitalists. Liber interesant qe spjegon problemin qe po has kapitalizmi sot.


Postuar nga shelgu datë 03 Maj 2016 - 22:19:

Me duket se do fitoje Trump nacionalsocialist ehste nga idete edhe pse hiqet si republikan


Postuar nga cecilia datë 08 Maj 2016 - 00:29:

ku jane pyetjet?


Postuar nga shelgu datë 11 Maj 2016 - 05:39:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
ku jane pyetjet?

Drejt Cec:
A do fitoje Trump?


Postuar nga Vizioner datë 11 Maj 2016 - 11:53:

Une mendoj(deshiroj) se,po!
Amerikes, si rjedhoje dhe Botes i duhet nje fryme e Re agresive. Pa Amerike te forte, Bota shkaterrohet. Politika "as mish as peshk" e Obames ishte fatale per fatet e njerzimit.
Gjate ketyre tete vjeteve te Obames, Terroristet rriten fuqine e tyre(ngjarjet e ndodhura i dime te gjithe).
Putini shpesh kerkoji te marre drjetimin e Botes dhe beri veprime(Ishulli qe grabiti,lufta ne Ukrahine etj.),te cilat hasen ne nje mos/reagim konfuz te Amerikes i cili prishi shume ekuilibra.Etj.etj.


- A mendoni se eshte e zgjuar te rikandidoje nje Person (Klinton), i/e cili/a humbi-deshtoje nje here(para kater vjetesh)?


Postuar nga shelgu datë 11 Maj 2016 - 23:28:

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Une mendoj(deshiroj) se,po!
Amerikes, si rjedhoje dhe Botes i duhet nje fryme e Re agresive. Pa Amerike te forte, Bota shkaterrohet. Politika "as mish as peshk" e Obames ishte fatale per fatet e njerzimit.
Gjate ketyre tete vjeteve te Obames, Terroristet rriten fuqine e tyre(ngjarjet e ndodhura i dime te gjithe).
Putini shpesh kerkoji te marre drjetimin e Botes dhe beri veprime(Ishulli qe grabiti,lufta ne Ukrahine etj.),te cilat hasen ne nje mos/reagim konfuz te Amerikes i cili prishi shume ekuilibra.Etj.etj.


- A mendoni se eshte e zgjuar te rikandidoje nje Person (Klinton), i/e cili/a humbi-deshtoje nje here(para kater vjetesh)?



Vizio po me dukesh si student (pa dashur te te ofendoj se per mua ajo kohe ka qene mosha me e mire)

Dicka me ndryshe:
Presidentin e Amerikes e vendosin, nuk fiton keshtu si rastesisht. Obama beri ate politike qe eshte pjese e strategjise amerikane. Ekonomia eci ne rrigen me te mire te mundeshme me sukses shume me te madh se Europa. Nuk ishte Obama, por ekonomistet amerikane me Ben Bernanke ne krye dhe ky eshte I tille economist qe ka ardhur ne shkence me format e tij te quajtura "Bernanke doctrine".
Ne politike Obama vazhdoi dy luftrat e lena ne mes dhe nxiti luften e droneve, edhe kjo nje menyre e re e luftes qe nuk ka te beje aspak me terheqjen e Amerikes, por me ndryshimin e menyrave si ajo run ekuilibrat ne bote.
Politaka ruso amerikane nuk ka rrjedhur aspak ne rruge te panjohura dhe nuk ka shpetuar nga kontrrolli. Rusia eshte superfuqi ushtarake dhe duhet respektuar si e tille. Kjo ka qene edhe politika amerikane.

Persa I takon Krimese, kjo krahine ju adneksua Ukraines ne vitin 1954 nga Hrushovi i cili ishte ukrainas, por nuk duhet harruar qe rusia kishte ne Krime bazen e Sevastopolit me 20 mije ushtare active.
Nese shqyrtohet ne menyre te paaneshme Krimea, do te ishte me e drejte qe ky gadishull t;ju kthehej tartareve ish banoreve te pare.
Por kjo do te ishte sikur Turqia te ktheje Stambollin ne Konstandinopol dhe t'ja jape grekeve???

Politika amerikano ruse ne Siri tregon fare qarte sa e koordinuar ka qene politika e jashteme dypaleshe, edhe pse ka pikpamje krejt te ndryshme per te ardhmen e larget.


Trump dhe Sanders jane dy ekstreme politike qe dolen ne pah ne Amerike pas nje depresioni ekonomik ne vitet 2008.
I njejti femomen ndodhi edhe ne Greqi.

Jo Vizio, ne Amerike asgje nuk shpeton nga kontrrolli. Sigurisht qe ka luhatje dhe ulje ngritje, por ekonomia dhe politika shtrihen ne plane afatgjata strategjike qe nuk jane 5 vjecare sic jemi mesuar ne te shohim.


Postuar nga Fajtori datë 12 Maj 2016 - 02:37:

Meqe s'ka pytje, nje koment per Trumpin. Trumpi nuk fiton kurre kete mandat. Por do krijoje precedentin e idiotit populist qe mund te kantidoje per president, dhe ne zgjedhjet e ardhshme mund te fitoje ndonje si puna e Trumpit. Eshte histori e pare ne Itali ku nje tip i pafytyre si Berluskoni e filloi me tallje dhe mbajti politiken nen hyqm per vite, derisa u zgjuan prape italianet.


Postuar nga shelgu datë 13 Maj 2016 - 22:32:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Meqe s'ka pytje, nje koment per Trumpin. Trumpi nuk fiton kurre kete mandat. Por do krijoje precedentin e idiotit populist qe mund te kantidoje per president, dhe ne zgjedhjet e ardhshme mund te fitoje ndonje si puna e Trumpit. Eshte histori e pare ne Itali ku nje tip i pafytyre si Berluskoni e filloi me tallje dhe mbajti politiken nen hyqm per vite, derisa u zgjuan prape italianet.

Je i sigurt Faje per kete qe thua?

Une kam frike se do fitoje dhe per kuriozitet po I shikoj komentet cdo dite. Partine republikane e ka zene tmerri qe nje jo politikan por fiton nje numur te tille votash. Trump ka mbledhur rreth vetes shume votues qe nuk jane as ne partine republikane. mos u cudisni epr kete, populli amerikan, ai amarikani I turmes, sheh veten tek Trump-i. Ky I fundit eshte I mprehte, i shkathet, i shkolluar shume mire, por eshte harbut, eshte nga New York qe dmth eshte gati per sherr ne cdo moment dhe qe dmth qe eshte I paturpshem njekohesisht. Kush ka ndenjur disa vjet ne NY e kupton menjehere gjuhen.
Por mbi te gjitha Trump eshte miliarder dhe amerikani e ka shume qejf qe te identifikoje veten me te fortin.
Ne anen tjeter H Clinton ka shume difekte ne kariere.
Ajo ka viotuar pro luftes se Irakut, ka historine e e-maileve, Bengazin, wall-streetin, ka marre para per fondacionin Klinton nga njerez qe ne vendet e tyre kane shkelje te theksuara te te drejtave te nejriut dhe Trump I di keto dhe ka filluar I leshon ne ere nej e nga nje, pro pa I konsumuar te gjitha. Trump ehste luftetar I rrezikshen.


Postuar nga Fajtori datë 14 Maj 2016 - 01:52:

Une i sigurte nuk jam, por eshte e dukshme qe Trump eshte fenomen pakice dhe shumica derrmuese e njerezve nuk e mbeshtet (nuk kam njoh asnje deri me sot ta mbeshtese). Mos llogarisim pastaj mediat qe e tallin qe tani, jo me te behet president. Jam 95% i sigurte se Trumpi nuk fiton. Ashtu sic jam i sigurte se figura e tij eshte nje dordolec qe e kane ngritur mediat. Une i ve re me kujdes lajmet e CNN dhe per mua duket hapur qe axhenda e tyre ishte te bejne republikanet te fitojne. 10 ore pasi Trump fitoi GOP, CNN nxitoi te mbante ne faqen e pare Trumpin, por kesaj rradhe me nje deklarate se do konsideroje rritjen e rroges minimale. E gjithe afera republikane eshte gatuar ne sferat e larta qe te hutojne injorantet e Amerikes. Njerezit me dy pare shkolle nuk genjehen kollaj.


Postuar nga robert datë 14 Maj 2016 - 23:27:

Trumpin po e ngrene mediat me qellim, (pasi e shohin popullaritetin qe gezon ne masat amerikane), me te vetmin qellim: qe ta hedhin ne fund me po kete zell poshte, duke i nxjerre kushedi se sa te palara dhe gjera te trilluara. Hillari Klinton eshte e para-pagezuara per president nga ata qe i caktojne keto zgjedhje, dhe ne Amerike kjo eshte e mundur, pasi sistemi i atjeshem zgjedhor nuk eshte direkt, por indirekt. A nuk kishte El Gore para 16 vjetesh disa mijra vota me shume se Bush-juniori, por burrat e zgjedhur votuan per Bushin!? M.gj.th. ka mundesi qe Trumpit ti shtohen votat, sa me shume ta tallin mediat, pasi njerezit jane ngopur nga servilat dhe sahan-lepirsit e mediave.


Postuar nga SmoKer datë 13 Gusht 2019 - 13:48:

Info dhe rekomandime

Pershendetje ,

Po planifikoj te bej me makine rrugen deri ne Austri nga fundi i shtatorit , nqs ka mundesi te me thote ndonje qe e ka bere cfare duhet te kem parasysh para se te nisem, rruga qe duhet te ndjek dhe per sa i perket dhe taksave kam degjuar qe duhet ti presesh para se te kalosh ne Kroaci , cdo info dhe rekomandim do e vleresoja .

Faleminderit.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 31 Gusht 2019 - 22:54:

Kam qene une vjet me makine deri ne Berlin. Ki parasysh qe perpara cdo shteti qe ka vinjeta (taksa rruge te pergjithshme) ti blesh para se te hysh ne kufi. Zakonisht i shesin neper karburante kur i afrohesh kufirit. Nje gje tjeter, e cila varet nga destinacioni yt ne Austri, eshte edhe rruga qe do ndjekesh. Ne Kroaci ke nje autostrade spektakolare nga Dubrovniku deri ne Zagreb, nja 5-600 km pothuajse vije e drejte. Mos u ngaterro nga Makarska riviera se do te te dali gjate.


  Gjithsej 96 faqe: « E parë ... « 87 88 89 90 91 92 93 94 95 [96]
Trego 4762 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.